-
VIDEO
Alibeaj, të pathënat e ikjes (25 maj 2023)
Pas shfaqjes dje në skenë të ish-kryetarit demokrat Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj tha për Report Tv se nuk është mëkat nëse ai kandidon sërish. Alibeaj u shpreh se fokusi kryesor i PD-së duhet të jetë ndarja nga e shkuara dhe nëse nuk shkakton tensione, edhe vetë do të garojë për drejtimin e Partisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj në Report Tv: 105 mijë vota janë një sinjal i fortë për PD! Fondet e KQZ edhe sot janë të bllokuara
Enkelejd Alibeaj ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, ndërsa thotë se 105 mijë vota për Partinë Demokratike janë një sinjal shumë i mirë. Alibeaj tha se Roland Bejko u gjend përballë një fushatë të vështirë, pasi ata u regjistruan në garë në limitet kohës, ndërsa sa shtoi se fondet e KQZ për fushatën ende nuk i janë alokuar PD-së.
-
VIDEO
Alibeaj lë të hapur mundësinë për të kandiduar për kreun e PD-së: Do bëj çdo lloj lëvizjeje për të mos përçarë më shumë PD-në
Enkelejd Alibeaj lë mundësinë e hapur për të kandiduar në garën për kreun e Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse do të kandidojë apo do të mbështesë ndonjë kandidat tjetër në këtë garë, Alibeaj tha se do të bëjë çdo lëvizje për të mos përçarë më shumë PD-në.
-
VIDEO
Rikthimi i Bashës, Enkelejd Alibeaj në Report Tv: Nuk është mëkat edhe nëse kandidon për kreun e PD-së
Enkelejd Alibeaj ka komentuar në Report Tv rikthimin e Luzlim Bashës. Ai tha se ende nuk dihet nëse do të kandidojë për kreun e PD-së, por edhe nëse e bën, sipas tij nuk është një mëkat.
-
VIDEO
Bashkim me Berishën? Alibeaj në Report Tv: PD ka rrugën e saj drejt euroatlantizmi
I pyetur nëse do të ketë një bashkim të PD-së me grupin e Berishës, Enkelejd Alibeaj tha në Report Tv se PD ka rrugën e saj drejt eurotalntizmit. Alibeaj tha se sfidën më të madhe, PD e ka me shoqërinë, duke parë edhe se sa pak veta dolën në zgjedhje.
-
VIDEO
Alibeaj në ‘Real Story’ Opozitë do të thotë të ndahesh nga non grata! Berishizmi më i madh është Rama, ka idhull Berishën e dikurshme
Enklejd Alibeaj i ftuar në Report Tv tha se opozitë do të thotë të ndahedh nga non grata, e ndërsa për Ramën thotë se ka non grata në oborrin e tij. Ai tha se berishizmi më i madh është te Ramë, për të cilin thotë se ka idhull Berishën e dikurshëm.
-
VIDEO
Alibeaj flet në Report Tv pas dorëheqjes: PD duhet të riorganizohet, opozita të mbajë të forta raportet me Perëndimin dhe SHBA-në
Enkelejd Alibeaj flet në Report Tv pasi dha dorëheqjen nga kreu i grupit parlamentar. I ftuar në Rel Story me gazetarin Sokol Balla, Alibeaj thotë se PD duhet të futet në një proces riorganizmi.
-
VIDEO
Titulli i Superligës me 'fotofinish', dhunohet Kridens Meta nga tifozët e Tiranës! Bardheblutë ndalen nga Bylisi dhe humbasin kreun, Partizani 'poker' Kastriotit! Krutanët zyrtarisht të rrëzuar
Superliga shqiptare zhvilloi sot javën e 35-të dhe të parafundit. Në duelin mes Tiranës dhe Bylis, skuadrat u ndanë 2-2 në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat.
-
VIDEO
Turistët në Theth të mahnitur nga natyra: Nota ‘10’ për Shqipërinë! Pronari i Bujtinës: Problem energjia elektrike, çdo darkë ikin dritat
Sot një grup turistësh nga Thethi gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV kanë vlerësuar me notën ‘10’ Shqipërinë sa i takon asaj çfarë ofron për turistët nga vende të ndryshme. Ata thanë se do ta rekomandonin për të gjithë miqtë e tyre.
-
VIDEO
Adriatik Lapaj në Report Tv: Kam nisur krijimin e një partie politike! Rritja e pagave të ishte bërë para zgjedhjeve
Kuvendi miratoi sot rritjen e pagave për administratën prokurorët e gjyqtarët, si edhe për vetë qeverinë dhe kryeministrin. I ftuar në Report Tv, për të folur lidhur me këtë çështje, avokati Adratik Lapaj tha se kjo rritje pagash nëse ishte e sinqertë nga ana e qeverisë, do duhej të ishte bërë para zgjedhjeve.
-
VIDEO
Plagosi fqinjin me thikë, një grua e ndihmoi të arratisej/Familja: S'duam hasmëri (25 maj 2023)
Ferdinand Shyti u arratis nga fshati Gështenjas të Pogradecit, pasi la të plagosur me thikë fqinjin e tij pas një konflikti të çastit shkurtin e vitit 1994. “Do të shkoj në Greqi tek ajo vajza që i shpëtova jetën dhe nuk do të kthehem më kurrë”! Kaq mundi të shqiptonte i riu nga Pogradeci, në minutat e fundit të tij nga arratisja jashtë vendit. Dhe në fakt, ai u dha këtë sinjal një prej të afërmve, duke nënëkuptuar se do shkonte në Greqi, vend i cili e lidhte me një tjetër episod në jetën e tij. Atëherë, kur në vitin 1992 teksa mori rrugën për të kaluar për herë të parë kufirin drejt Greqisë u njoh me dy persona, motër e vëlla nga Lushnja. Në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër, Ferdinandi shpëton nga mbytja vajzën e cila bie në lumë. Që nga ai moment dera e shtëpisë së saj në qytetin e Kozanit kishte qëndruar gjithnjë e hapur për djalin nga Pogradeci. Ndaj edhe kësaj here, për 28-vjeçarin e asaj kohe vend i sigurt për strehimin e tij do të shërbente pikërisht kjo njohje e tij e vjetër. Po ai u zhduk në mënyrë të mistershme nga përtej kufirit, dhe nuk pati asnjë të dhënë nëse kishte mbërritur apo jo në destanacion. Familjarët nuk kishin mundur të mësojnë kurrë emrin e vëlla e motër që Ferdinandi kishte patur këtë lidhje kaq të ngushtë. Por as Ferdinandi nuk e mësoi kurrë se fqinji që ai kishte lënë të plagosur, e për të cilin ai ishte larguar tashmë nga Shqipëria e kishte falur për këtë veprim. Aludimet në gjithë këto vite se ndoshta Ferdinandi ka jetuar në qytetin e Kozanit vend ku jetonte dhe vajza nga Lushnja, që ai e kishte ndihmuar vite më parë nuk u konkretizuan kurrë. Pasi askush nga familja nuk ka mundur të gjejë kontaktet në këtë qytet grek për të rënë në gjurmët e tij. Pikëpyetje të mëdha kanë munduar prej vitesh familjarët, ndërsa nëna dhe babai kanë ndërruar jetë pa mësuar fatin e të birit. I vetmi që është në kërkim të tij i vëllai bën apel për ndihmë. Me shpresën se Ferdinandi është gjallë ai lutet që të japi të paktën një sinjal, pas afro 29 vitesh.
-
VIDEO
Shantazhonte bizneset me 1 mln lekë gjobë ose mbyllje aktiviteti në këmbim të 500 mijë lekëve ryshfet brenda 24 orëve, SPAK prangos inspektorin e ISHSH në Tiranë
Një inspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor është prangosur me urdhër të SPAK në flagrancë pasi i ushtronte presion bizneseve gjatë kontrollit se nuk kishin plotësuar dokumentacionin dhe se do të gjobiteshin me 1 mln lekë të reja ose do ti mbyllje aktiviteti. Që kjo të mos ndodhte inspektori kërkonte 500 mijë lekë ryshfet brenda 24 orëve.