• VIDEO

    Fotoreporteri i luftës: "Kam xhiruar me lot në sy por kamerën nuk e kam fikur" (26 maj 2023)

    Një histori jo e zakontë e cila nisi me pasionin për kamerën e artin. Aibën bashkë pasionin për kamerën me gjithë rrugëtimin e gjatë 40 vjeçar të një profesioni që do ti kushtonte jetën. Ai është ndër të rrallët kameraman lufte, jeta e të cilit u lidh ngushtë me objektivin e saj që në moshë fare të re kur ishte nje student. Sylejman Kllokoqi, operatori që ka punuar për nje pjesë të madhe të mediave nderkobëtare, aktualisht pjese e stafit të Associated Press rrëfeu për Esencë jetën e tij mes shtatë luftërave.

  • VIDEO

    Fredi Beleri merr mandatin nga KQZ, debat i ashpër në Report Tv! Demaliaj: Ju ka hequr greku brekët për një pension! Zëdhënësi i fushatës: Ti je i sëmurë, ik zgjidhe me Berishën

    KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës dhe ky vendim ishte pjesë e një debati shumë të ashpër në Report Tv mes analistit Ilirjan Demaliaj dhe zëdhënësit të fushatës së kandidatit të Berisha-Meta, Fredi Beleri për Bashkinë e Himarës, Skerdian Dhuli. 

  • VIDEO

    Tensionet në veri të Kosovës, Hisen Berisha: Qeveria duhej të ishte treguar më e mençur! Urdhri i Vuçiç për gatishmëri ushtarake, thjesht konsum politik

    Hisen Berisha një prej ish komandantëve të UÇK-së duke komentuar situatën e krijuar në komunat e veriut të Kosovës, tha se urdhri i dhënë nga Aleksandër Vuçiç për gatishmëri ushtarake, është thjesht një retorikë politike e këtij të fundit.

    • VIDEO

      Dyfishohen pagat e deputetëve dhe ministrave, Korreshi në Report Tv: Do blej kostum të ri! Ndreca: Dinjitet për parlamentarët, kishin rrogë qesharake

      Deputeti i PD, Saimir Koreshi ka deklaruar se do të blejë një kostum të ri dhe këmishë me pagën e rritur nga vendimi i fundit i kuvendit. Ligji shkaktoi debate në hapësirën “Pro dhe Kundër’ në Report Tv, ku Plarent Ndreca, këshilltar i zgjedhur i PS, tha se pagat e reja u japin dinjitet parlamentarëve.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Maj 2023 – Receta / Shqipëria në Lojërat Olimpike Speciale / Jon Tarifa prezanton videoklipin e ri

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortelini me djathë dhe piper të zi / Byreçka krokante pa okllai / Lazanjë me patëllxhanë me sallam si qëmoti.

      Shqipëria merr pjesë për herë të parë në ‘Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023’. 10 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësojnë vendin tonë në 4 disiplina… Special Olympics Albania në kuadër të aktiviteteve të saj ka evidentuar dhe inkurajuar talentin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në Shqipëri. Duke ndërtuar në punën e palodhur të atletëve tanë, trajnerëve të tyre, Shkollave Speciale dhe ato gjithëpërfshirëse, familjes dhe komunitetit, guximin për të sfiduar diskriminimin pabarazinë e vetveten, Special Olympics Albania i jep mundësinë 10 atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023. Me ketë projekt dhe delegacion ambicioz prej 20 personash do të çelet një dritare për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe mbështetësit e tyre duke treguar kurajë, talent dhe vendosmëri për të thyer barrierat përmes sportit. Në studion e “Rreze Dielli” vetëm pak ditë nga nisja e aktivitetit në Berlin, diskutojmë me Roland Hysi, Drejtor Kombëtar- Special Olympics Albania, Gersi Troka, notar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Speciale dhe mamaja e tij Merita Troka.

      Artisti shqiptar Jon Tarifa, në një rrëfim për jetën e tij në Bali, familjen dhe karrierën muzikore. ‘Rat Race’ është videoklipi i ri, të cilin Joni e prezanton sot në studion e Rreze Dielli… Djaloshi nga Tirana i cili profesion të vërtetë ka marketingun, jeton prej disa vitesh në Bali të Indonezisë. Ai është djali i dytë i Fatos Tarifës, ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Holandë. Pasioni më i madh i rinisë së Jonit ishte të bëhej futbollist, por një incident e shkëputi nga fusha e blertë, ia ndali ëndrrën të cilën mesa duket e gjeti tek muzika. Që nga viti 2000, Jon Tarifa filloi të merret me muzikë, me këngën “Focus” ai ka qëndruar në krye të klasifikimit në radiot Holandeze. “Rat Race” është videoklipi që këngëtari shqiptar sapo e ka nxjerrë në tregun muzikor dhe pritet të jetë po aq i suksesshëm sa dhe projektet e mëparshme muzikore. Në një rrëfim për jetën, Joni tregon arsyet e shpërnguljes së tij në Indonezi së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën duke u larguar për një periudhë kohore nga Evropa për të shijuar jetesën në Bali.

    • VIDEO

      ‘Mos vraponi pas parasë, por kënaqni shpirtin’ çfarë e frymëzoi Jon Tarifën në Bali për këngën e re

      Artisti shqiptar Jon Tarifa, në një rrëfim për jetën e tij në Bali, familjen dhe karrierën muzikore. ‘Rat Race’ është videoklipi i ri, të cilin Joni e prezanton sot në studion e Rreze Dielli…

      Djaloshi nga Tirana i cili profesion të vërtetë ka marketingun, jeton prej disa vitesh në Bali të Indonezisë.  Ai është djali i dytë i Fatos Tarifës, ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Holandë. Pasioni më i madh i rinisë së Jonit ishte të bëhej futbollist, por një incident e shkëputi nga fusha e blertë, ia ndali ëndrrën të cilën mesa duket e gjeti tek muzika. Që nga viti 2000, Jon Tarifa filloi të merret me muzikë, me këngën “Focus” ai ka qëndruar në krye të klasifikimit në radiot Holandeze. “Rat Race” është videoklipi që këngëtari shqiptar sapo e ka nxjerrë në tregun muzikor dhe pritet të jetë po aq i suksesshëm sa dhe projektet e mëparshme muzikore.  Në një rrëfim për jetën, Joni tregon arsyet e shpërnguljes së tij në Indonezi së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën duke u larguar për një periudhë kohore nga Evropa për të shijuar jetesën në Bali.  

    • VIDEO

      Shqipëria me 10 atletë me aftësi të kufizuara për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023

      Shqipëria merr pjesë për herë të parë në ‘Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023’. 10 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësojnë vendin tonë në 4 disiplina…

      Special Olympics Albania në kuadër të aktiviteteve të saj ka evidentuar dhe inkurajuar talentin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në Shqipëri. Duke ndërtuar në punën e palodhur të atletëve tanë, trajnerëve të tyre, Shkollave Speciale dhe ato gjithëpërfshirëse, familjes dhe komunitetit, guximin për të sfiduar diskriminimin pabarazinë e vetveten, Special Olympics Albania i jep mundësinë 10 atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023. Me ketë projekt dhe delegacion ambicioz prej 20 personash do të çelet një dritare për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe mbështetësit e tyre duke treguar kurajë, talent dhe vendosmëri për të thyer barrierat përmes sportit.

      Në studion e “Rreze Dielli” vetëm pak ditë nga nisja e aktivitetit në Berlin, diskutojmë me Roland Hysi, Drejtor Kombëtar- Special Olympics Albania, Gersi Troka, notar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Speciale dhe mamaja e tij Merita Troka.  

    • VIDEO

      Lazanjë me patëllxhan me sallam si qëmoti nga zonja Albana

      Lazanjë me patëllxhan me sallam si qëmoti

      Përbërësit:

      • 4 patëllxhanë të gjerë
      • 300 gr salcë domate
      • 2 thelpinj hudhër
      • 1 pako sallam FIX si qëmoti
      • 250 gr djathë kaçkavall /djathë të bardhë
      • 4 lgj kos
      • 3 vezë
      • Pak miell
      • Vaj bimor për skuqje
      • Kripë, piper, borzilok

      Përgatitja:

      Presim patëllxhanët në feta të holla. Rrahim në një tas dy vezë me pak kripë, ndërsa në një tas tjetër vendosim pak miell. Lyejmë fillimisht fetat e patëllxhanit me pak miell dhe më pas i kalojmë tek veza, i spërkasim përsëri me miell. I vendosim patëllxhanët të skuqen në vaj të bollshëm.

      Tek salca e domates shtojmë 2 thelpinj hudhër të shtypur dhe disa gjethe mente ose borzilok. Lyejmë bazën e tavës me pak salcë, më pas tek salca shtojmë sallamin si qëmoti të grirë në blender. Fillojmë ndërtojmë lazanjën me disa shtresa me patëllxhanë, salcë me sallamin e grirë, djathë kaçkavall ose të bardhë.  Në fund rrahim një vezë me pak kos dhe e vendosim në sipërfaqe duke e e niveluar mirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

    • VIDEO

      Tortelini me djathë dhe piper të zi nga zonja Albana

      Tortelini me djathë dhe piper të zi

      Përbërësit:

      • 500 gr tortelini
      • 250 gr djathë pecorino
      • 150 gr gjalpë
      • Piper i zi i freskët i bluar

      Përgatitja:

      Ziejmë tortelinit në ujë të bollshëm me kripë për rreth 2 minuta. Pasi shkrijmë butësisht gjalpin në një tigan, shtojmë tortelinit së bashku me një lugë ujë të zierjes. Vazhdojmë zierjen për 1 minutë dhe fikim zjarrin. Shtojmë djathin pecorino në tigan dhe e përziejmë derisa të krijohet një salcë e këndshme kremoze dhe i shërbejmë të ngrohta duke i spërkatur me piper të zi të bluar në çast.

    • VIDEO

      Byreçka krokante pa okllai me mish të grirë dhe vezë nga zonja Albana

      Byreçka krokante pa okllai

      Përbërësit:

      • 400 gr miell
      • 1 lç kripë
      • 1 majë luge çaji sheqer
      • 5 pika uthull
      • 1 lç vaj
      • Ujë të vakët sa të marrë

      Për mbushjen:

      • 250 gr mish i grirë / vezë
      • 1 qepë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Zëmë brumin me ujë, kripë, pak sheqer, uthull dhe vaj. E lëmë të pushojë pak dhe e ndajmë në toptha duke i zhytur në vaj. Ndërkohë mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë imët, kripën dhe piperin.

      Topthat e brumit i hapim me dorë duke ushtruar një prekje të lehtë në skajet e brumit. E kapim më pas në skaje dhe e mbledhim kular. Në mes vendosim  mbushjen si qofte dhe i vendosim byreçkat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 26 maj 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga PS-PD bashkojnë votat për dyfishimin e pagave të tyre me pëlqimin e Presidentit te Rama paralajmëron rritje çmimi të energjisë e deri tek Partizani prek titullin Tirana në revoltë.

    • VIDEO

      VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 25 maj 2023

      Pas shfaqjes dje në skenë të ish-kryetarit demokrat Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj tha për Report Tv se nuk është mëkat nëse ai kandidon sërish.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv