Historia e vdekjes së Feim Lilos është një histori e mbushur plot me mister, e cila ka ndodhur në Bari të italisë në vitin 2021. 27-vjeçari nga Pogradeci, prej afro 10 vitesh jetonte në Adelfia të Barit. Ishte data 29 nëntor 2021, ditën kur i ndjeri festonte 27 vjetorin, ndersa po fliste me familjarët e tij, të cilët po e uronin për ditëlindje. Askush nuk do ta priste se ajo ditëlindje dhe ai gëzim do të kthehej në një tragjedi. Sipas tyre Feimi ndihej i lumtur dhe se u kishte thënë që do të kthehej në Shqipëri për festat e fundvitit, për të festuar të gjithë së bashku. Pas 30 minutash ai i pohon atyre se duhej ta mbyllte telefonin dhe se do t'i merrte sërish më vonë, pasi i kishin ardhur tre shokë italianë për të festuar, për të cilët familjarën nuk janë në dijeni as sot e kësaj dite se për kë bëhej fjalë. Që nga ai moment telefoni i Feimit rezultoi i fikur. Të nesërmen pronari i fastfood-it ku punonte Feimi, njofton familjarët e tij në Pogradec, se ky i fundit nuk ishte paraqitur në punë. Pas 3 ditësh pritje pronari, i cili quhet Jetmir Hysenaj ka shkuar në shtëpinë e 27-vjeçarit dhe në pamundësi për t'u futur brënda, pasi gjithcka ishte e mbyllur, ai ka njoftuar policinë. Menjëherë autoritetet italiane kanë hapur derën me forcë dhe kanë gjetur trupin e Feimit të pajetë. Sipas dëshmisë së pronarit, Feimi është gjetur i vetëvarur. Ndërsa sipas dëshmisë së disa fqinjëve, Feimi ishte hedhur nga kati i dytë dhe trupi ishte gjetur në katin e parë të banesës. Por familjarët nuk dinë të thonë saktë atë çfarë ka ndodhur, pasi vdekja e tij ka ngritur pikpyetje të mëdha. Ato nuk kanë mundur të kontaktojnë me autoritetet italiane, por vetëm me pronarin. Për familjen kjo është një ngjarje mjaft e rëndë dhe e papritur. Ato nuk ishin në dijeni as se me kë jetonte së fundmi i ndjeri, sepse nuk iu kishte treguar. Pasi u mblodh shuma e parave që nevojiteshin, trupi i tij u kthye në atdhe më datë 7 dhjetor, ku u mbajt edhe ceremonia mortore e të riut. Arkivoli nuk u lejua të hapej nga personat që e shoqëruann nga Bari në Pogradec me justifikime të ndryshme. Prandaj kjo gjë ka ngritur më tepër dyshimet tek familjarët.
Vrasja e shqiptarit në Itali/’Pa Gjurmë’ përball familjen me pronarin, zbardhet e vërteta (31 mars 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15

