• VIDEO

    Bushati: Takimi i Ohrit, Serbia nuk dëshmon përkushtim'/ Vrasjet me pagesë, si ka ndryshuar 'pazari' (20 mars 2023)

    Për gazetarin Sokol Bregu, pasi Nuredin Dumani u kthye në “të penduarin e drejtësisë” dhe zbardhi shumë ngjarje kriminale, bota e krimit ka ndryshuar taktikë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bregu tha se tashmë porositësit e vrasjeve nuk po marrin me vrasës me pagesë që kanë qenë tradicionalisht pjesë e këtij tregu, por të rinj në “këtë fushë”. Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar takimin Kosovë-Serbi në Ohër duke thënë se pritej që dokumenti të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete drejt së ardhmes për integrimin në BE.

  • VIDEO

    Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu

    Për gazetarin Sokol Bregu, pasi Nuredin Dumani u kthye në “të penduarin e drejtësisë” dhe zbardhi shumë ngjarje kriminale, bota e krimit ka ndryshuar taktikë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bregu tha se tashmë porositësit e vrasjeve nuk po marrin me vrasës me pagesë që kanë qenë tradicionalisht pjesë e këtij tregu, por të rinj në “këtë fushë”. 

  • VIDEO

    DOSJA K - Dedë Kolziu: Dy fëmijë të vdekur si presion ndaj mësuesit të arratisur (20 mars 2023)

     

    Fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe instalimi i regjimit komunist në Shqipëri, do të shënonte një varg ngjarjesh të përgjakshme sidomos në veri të vendit, ku pjesa dërrmuese e popullsisë ishin kundër vendosjes së regjimit, pasi binte ndesh em shumë parime të jetës dhe botkuptimti të tyre, mbi lirinë, familjen, pronën dhe traditat e tyre. Mirdita ishte një prej zonave të veriut ku forcat komuniste shënuar ngjrje vërtet tragjike, e ku familejt më në zë ranë pre e një terrori që kurrë nuk ishte parë më parë në ato anë. Pal Kolziu ishte fëmijë 3 vjecc kur kjo valë dhune pushtoi edhe burrat e familjes së tij, të cilët do të detyroheshin të arratiseshin në male e të luftonin kundër regjimit që po instalohej. Fillesa e dramës së tyre familjare dfo të ishte një prej burrave të pikasur të familjes, Deda, një ëmsues që ëndërronte të përhapte dije në fshatrat e zonës së tij, por shpejt do të niste nëj tjetër rrugë që as e ksihte menduar më parë, në mbrojtje të lirisë dh që kërcenohej prej regjimti të komunsit.Show less

  • VIDEO

    Marrëveshja në Ohër, Ditmir Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Vullneti i Kosovës ka qenë përcaktues

    Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar ‘përcaktues’ vullnetin e Kosovës për nënshkrimin e dokumenteve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘5 pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Bushati tha se BE ka qenë në 3 pozicione të rëndësishme për dialogun Kosovë-Serbi që janë lehtësuesi, ndërmjetësuesi dhe udhëheqësi.

  • VIDEO

    Ambasadori Stefanini në Shqipëri: Kërkojmë votën tuaj për 'Roma Expo 2030'! Impakti ekonomik dhe në turizëm do të jetë i lartë

    Diplomati talian, Stefano Stefanini zhvilloi një vizitë në Tiranë, me synim nxitjen e pjesëmarrjes dhe marrjen e votës së Shqipërisë, që “Expo 2030” të zhvillohet në Romë. Duke folur për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadori tha se nga “Roma Expo 2030”, Shqipëria do të përfitojë shumë, sidomos në aspektin ekonomik dhe në atë të turizmit. Temat e “Expo 2030” do të jetë mbrojtja e ambientit dhe ndryshimet klimatike, tema që sipas tij, janë në interes të gjithë rajonit të Mesdheut por edhe  vetë Shqipërisë, e cila do të ketë një pavijon të dedikuar duke qene një vitrinë e jashtëzakonshme për promovimin e vendit. Italia ka ndërmarrë një fushatë të gjerë duke dhënë arsyetime konkrete përsë Roma, është vendi I duhur për “Expo 2030”. Zoti Stefanini ka mbajtur edhe postin e ambasadorit Italian në NATO, por edhe këshilltar i presidentit Giorgio Napoletano.

  • VIDEO

    Humbja e Artjol Ramaj, njollat e gjakut tradhëtojnë mikun/’U grindëm, s’e rrëmbeva unë’ (20 mars 2023)

    Një i ri vlonjat ka humbur kontaktet nga Spanja, nga hetimet dyshohet për pistën e rrëmbimit. Artjol Ramaj rezulton i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti. Të paktën deri mbrëmjen e kësaj dite ai foli me prindërit në Vlorë, ndërsa nuk shprehu asnjë shqetësim tek ata. Prej katër muajsh 29-vjeçari ishte zhvendosur në Girona të Barcelonës dhe punonte në shtëpinë e një shtetasi spanjoll. Deri më 2 mars kur pati kontaktet e fundit me familjarët i riu nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të ndonjë konflikti të mundshëm me pronarin 51-vjeçar, por një ditë më pas kur telefoni i tij rezultoi i fikur familjarët u vunë në alarm. Ata nuk kishin asnjë pikë kontakti me të birin, pasi Artjoli ishte nisur i vetëm. Babai pret me urgjencë biletën dhe udhëton drejt Spanjës, ku mëson se djali ishte zhdukur dhe policia spanjolle kishte nisur hetimet. Dyshohet se pista kryesore për shqiptarin e humbur është ajo e rrëmbimit, ndërsa rasti është ende në hetim. Ndërkaq policia ka marrë në pyetje pronarin spanjoll, në makinën e të cilit janë gjetur gjurmë të vlonjatit Artjol Ramaj, jorgani i tij, telefoni si dhe çanta me sende personale e të riut. 51-vjeçari ka dëshmuar në polici se mes tyre ka ndodhur një konflikt, por pa dhënë sqarime të tjera. Edhe pse disa nga provat janë gjetur brenda makinës së këtij shtetasi spanjoll, ai mohon të ketë lidhje me zhdukjen e shqiptarit. Valentina Ramaj denoncon në emisionin ’Pa Gjurmë’ humbjen e të birit, ndërsa bën apel për ndihmë.

  • VIDEO

    VIDEO - Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 20 Mars 2023 – Receta tradite/Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Ylli Merja: Bimët aleate të menopauzës

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjoks pule në qumësht dhe Tavë me pure patate, djathë dhe sallam.

    Astrologu Jorgo Pulla në parashikimin javor për 12 shenjat e zodiakut. Duket një javë me ndryshime me marrje vendimesh të rëndësishme në fushën e biznesit, por jo vetëm. Kujdes këtë javë me timonin dhe paratë në dorë, mos jepni asnjë kapar. Më datë 21 mars kemi hënën e re në shenjën e Dashit, kemi ndikime të mëdha dhe favorizime në fushën e punës, ku më të ndikuara do të jenë Dashi, Shigjetari dhe Gaforrja. Po edhe ato që kanë ashendentët në këto shenja gjithashtu do të ndikohen. Është pikërisht kjo kohë, ky moment për ndryshime. Më datën 24-25 mars kemi një ndikim planetar që lidhet me Saturnin dhe Marsin ku duhet të kemi kujdes në lidhje me një punë, një çështje ligjore apo një problem që mund të kemi patur më përpara.

    Menopauza, si të zvogëlojmë efektet anësore të saj. “Sekrete” për të gjitha gratë për t’a kaluar sa më lehtë. Menopauza sjell jo pak shqetësime tek femrat, por ajo mund të kalohet lehtë në sajë të shumë bimëve që natyra na ka falur. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” tregoi trajtimet alternative nëpërmjet disa bimëve të cilat arrijnë në mënyrë përfekte të minimizojnë shqetësimet e pasojat fiziologjike që kjo fazë e jetës shfaq tek femrat. Për të gjitha gratë është shumë e rëndësishme trajtimi që në shenjat e para të fillimit të premenopauzës. Nëse ato do të konsumojnë disa bimë "mike" të tyre në këtë fazë të jetës, do të ndjejnë më pak efektet anësore pas hyrjes në menopauzë.

  • VIDEO

    Edhe maji nuk e bëri bashke opozitën, po nesër? (20 maj 2023)

    ‘Luftën’ brenda Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu e konsideron jo ndarje mes demokratëve por një ndarje të disa individë për interesa të ngushta. Sipas tij PD po del e ndarë në zgjedhje pasi nuk u arrit të dilej mbi këto interesa.

    • VIDEO

      Ekskluzive/ Për herë të parë relatori i KAS-it flet në 'Kontrast', Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD

      Anëtari i KAS Koli Bele, i cili ishte realatori që shqyrtoi ankimin e Partisë Demokratike në KAS, pasi kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi që të mos pranojë kërkesën e PD-së së Enkelejd Alibeajt për ta regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se kryekomisioneri ka mbajtur një pozicion strikt

    • VIDEO

      Pse PR s'është në koalicion me Berishën? Mediu në ‘Kontrast’: Do ishim fiktivë, mbështesim kandidatët e ‘Primareve’! Ndarja në PD, për interesa individësh

      ‘Luftën’ brenda Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu e konsideron jo ndarje mes demokratëve por një ndarje të disa individë për interesa të ngushta. Sipas tij PD po del e ndarë në zgjedhje pasi nuk u arrit të dilej mbi këto interesa.

      • VIDEO

        Lorenc Vangjeli: Palët në PD si triumf shohin vetëm humbjen e palës tjetër! Ilir Meta hyn në zgjedhje me risk zero dhe fitim maksimal

        Analisti Lorenc Vangjeli thotë se Ilir Meta me koalicion me Berishën në këto zgjedhje jep me qira partinë e tij dhe praktikisht hyn më 14 maj vetëm për të përfituar. Në ‘Kontrast’ Vangjeli u shpreh se palët në Partinë Demokratike shohin se triumf të tyrin humbjen e palës tjetër.

        “Janë palë se si triumf llogaritin vetëm humbjen e të ngjashmit të vet, pra palës tjetër. Përplasja është krejtësisht bipolare. Ilir Meta i cili ka qenë ‘i tretë i artë’ në këtë histori në këto zgjedhje hyn me risk zero duke dhënë me qira dhe me fitim maksimal sepse zgjeron bazën e partisë së tij për përfitim në funksion të së ardhmes”, tha Vangjeli.

        •  
      • VIDEO

        Berisha do futet në zgjedhje nën logon e Metës, Fatos Klosi në Report Tv: U afrua me të se mbeti pa gjë, të kishte krijuar një parti të re

        Ish-kreu i SHIH, Fatos Klosi ka komentuar në Report Tv situatën politike. Ndalur në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pas rrëzimit nga KQZ dhe KAS, Berisha në këto zgjedhje do të futet pa logo, por sipas Klosit ai duhet të kishte krijuar një parti të re.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv