Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet 22-vjeçari Enea Arixhiu. Sapo ka lënë qelinë mëngjesin e kësaj të hëne i riu dërgoi një mesazh dhe një foto të të fundit të tij në adresën e emisionit ku shkruante se ishte mirë dhe kishte qenë në burg. Jam Enea! Sapo kam dalë nga burgu i Gjermanisë. Ju lutem dua që të ma fshini atë videon. Enea kishte humbur kontaktet me familjen më 11 janar të këtij viti nga Gjermania. Lajmin e gjetjes së të birit e konfirmon dhe i ati Vath Arixhiu në një lidhje direkte nga Korça, i cili nga shqetësimi pas humbjes së të birit, sot në fytyrën e tij ka vetëm gëzim. “Ju falenderoj shumë për gjithçka që bëtë për ne. Dua të falenderoj shumë edhe zonjën që dha informacionin për djalin. Sikundër ju ka pohuar edhe juve falë Zotit gëzon shëndet të plotë. Pasi ju dërgoi juve mesazhin na mori edhe ne në telefon. Folëm shumë pak me të. Na tha se sapo kishte dalë nga burgu, por nuk më tha arsyen pse e kishin kapur. Për momentin është ende në Gjermani dhe besoj nesër do të niset për në Shqipëri. Kur e pashë nuk u besova syve, mezi e presim dhe na ka marrë malli shumë” Enea vetë nuk dëshiroi të jepte sqarime të mëtejshme, duke u mjaftuar me një mesazh që i dërgoi ’Pa Gjurmë’ dhe një telefonatë të shkurtër që njoftonte familjen. I riu nga Korça prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar ishte zhvendosur në Hanover me kërkesën për azil dhe kjo ishte hera e parë që kalonte kufirin shqiptar. Pasi refuzimit të kërkesës, Enea iku nga kampi dhe u bashkua me disa shqiptarë të tjerë. Falë dëshmive që mbërritën në emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe publikimit të rastit, dyshimet ishin se i riu ndodhej në qeli bashkë me të tjerë të rinj shqiptar, mesa duket të njëjtët shokë që e strehuan.
Ekskluzive-Del nga burgu telefonon ‘Pa Gjurme’, gjendet korçari/Babai:Një djalë e humba, gjeta Enean (6 mars 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 14 janar | -‘Je bërë shumë e bukur, ky koment më kushtoi’/ I riu: I vëllai polic më dh*noi edhe babain
14 Janar, 21:34 -
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03

