Ju përshendes emisioni ’Pa Gjurmë’! Ju ndjek vazhdimisht dhe për këtë dëshiroj që edhe unë të ndaj hisorinë e jetës sime. Ma beso znj.Odeta nuk e pata të lehtë ta marr këtë guxim, por sa kohë e kam pranuar tashmë të jem vetvetja po e bëj. I rrezikuar nga ngacmimet, unë një vrapues midis dy botëve, asaj të 'grave' dhe botës së 'burrave', duke ndarë këtë histori me ju, kërkoj të flas për gjërat që kam humbur dhe ato që kam gjetur, përgjatë këtij hapi që kam bërë në jetë. Nëse do të kisha mundur të zgjidhja ndryshe jetën time, nuk e di nëse do ta kisha bërë dot. Kam një jetë që jam ndjerë tjetër nga ç’kam lindur. Që në moshën kur fëmija bëhet koshient për përjetimet edhe karakterin e tij, unë linda një djalë por gjithnjë u ndjeva vajzë. Nuk e dija saktë çfarë ishte kjo ndjesi, që nisi si pafajësi e moshës duke ia pranuar vetes si diçka normale të shoqërohesha gjithë kohës me vajza dhe të luaja me kukulla. Teksa rritesha pëlqimet i kisha të njëjtat me to dhe kjo më distanconte gjithnë e më shumë nga shoqëria me djem, prej të cilëve merrja vetëm refuzime, tallje e fyerje. Ndjesitë dhe përplasjet brenda vetes më vinin përballë gjykimeve të vazhdueshme për atë që unë shtiresha se nuk isha. Nuk dua të flas si një burrë, të cilit i është caktuar gjinia që në lindje, të cilëve u lejohet të ushtrojnë sovranitetin mashkullor, por as si grua, duke qenë se e kam braktisur vullnetarisht dhe qëllimisht atë formë të mishërimit. Unë dua flas si trans. Sot jam një banor i një bote që i përkas me çdo ndjesi timen. Sot unë jam një 37-vjecar. Prej 7 vitesh jam një i arratisur gjinor, nuk e kam një manual të dallimeve seksuale për shkak të kokëfortësisë së kodeve dhe dëshirave të imponuara, unë nuk jam më pranë familjes sime. U desh të kaloja 30 vite derisa ime motër të zbulonte se kisha folur për një kohë të gjatë me djem. Për herë të parë këtë sekret timin e pranova para nënës, sytë e zgurdulluara të saj në atë rrëfim shokues për të nuk do t’i harroj kurrë. Kjo do të jetë tashmë një luftë e vazhdueshme, nuk është për territor, por ndodh brenda trupit, kënaqësisë dhe jetës sonë. E për këtë kam zgjedhur të jem vetvetja. I shkëputur tërësisht nga familja edhe pse jetoj në të njëjtin qytet, lufta me veten është edhe lufta me përditshmërinë time të frikshme mes ofendimeve e dhunës. Gjuhem me gurë si një grua që ka thyer tabutë e moralit në një tjetër anë të botës tonë. Një episod që zor ta largoj nga mendja është nata kur u përndoqa nga disa djem që më qëllonin vazhdimisht. Unë nuk dua të ndryshoj botën, unë thjeshtë kam aftësinë për të ndryshuar jetën time duke qenë vetvetja dhe ta dua kështu veten time...
’Nëna më thërret bir, unë ndihem vajzë’/ Prek Lea: Me gurë më dëbuan, kontaktet i humba me të gjithë (6 shkurt 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

