-
VIDEO
Fluksi i ndërtimeve në Tiranë, Veliaj: Kontraktorët nuk po e përballojnë dot, kanë marrë punonjës nga India dhe Nepali
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për fluksin e ndërtimeve në Tiranë për të cilat tha se ishin punësuar emigrantë kryesisht nga India, Nepali dhe Turqia.
“Dy të tretat e stafit janë indianë tek punimet e piramidës. Janë indianë që po punojnë, të huaj sepse kontraktorët nuk po përballojnë dot. Ka një boom të ndërtimeve në Tiranë dhe një sërë punonjësish po vijnë nga Turqia dhe Nepali. Ka aq shumë vende pune sa po marrin punonjës nga shtete të huaja. Do duhet të pranojmë edhe ne siç ishim ne që shkonim e punonim në vende të tjera, do vijnë të tjerët tek ne”-tha Veliaj.
-
VIDEO
Nuk ka padi në Tiranë, Rama me 'FBI', PD me Revolucion (2 shkurt 2023 )
I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Sula tha se deri tani konfirmohet se Rama ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe është mashtruar nga ish agjenti amerikan, por nuk e përjashtoi mundësinë që fakte të reja të dalin.
-
VIDEO
E mori grua 13 vjeçe, flet nëna e 6 fëmijëve/ ’Unë flija në kuzhinë ai me dashnoren' (2 shkurt 2023)
Është 27-vjeçe dhe nënë e 6 fëmijëve, gruaja nga Berati rrëfehet për herë të parë në ’Pa Gjurmë’ për dhunën që burri ka ushtruar mbi me vite të tëra. Sot, ajo ndjehet e kërcënuar prej tij edhe pse jetojnë të ndarë, por jo vetëm ka humbur kontaktet me tre nga fëmijët e saj. Arsye e largimit të saj nga banesa është se nuk më guxim e as besim se i shoqi do të ndryshojë pas 14 viteve dhunë, madje 27-vjeçarja prej një viti tashmë është e pajisur me urdhër mbrojtje. Ishte një e mitur 13-vjeçare asokohe, kur prindërit e dhanë tek një tjetër familje në fshatin ngjitur, ndërsa me burrin kishte 9 vite diferencë. Mosmarrëveshjet nisën që prej fillimit, ndërsa xhelozia u bë shkak i grindjeve të vazhdueshme në çift, gjë e cila degradoi në dhunë fizike. Edhe pse bashkëshortja thuajse njëri pas tjetrit sillte në jetë fëmijë dhuna bëshkëjetonte me ta. Një baba, i cili nuk kujdesej as për fëmijët e tij, ishte kthyer tashmë në frikë edhe për të vegjëlit. Ai shpenzonte deri edhe qindarkën e fundit, nga paratë e së shoqes e cila ishte e vetmja që punonte në familje. Pas 14 vitesh durimit i erdhi fundi dhe që prej 11 shtatorit të vitit 2022 27-vjeçarja largohet nga shtëpia për tu zhvendosur tek i vëllai që jeton në një tjetër qytet.Pas do ta ndiqte i shoqi. Ai i kërkoi me ngulm të kthehej, por ajo nuk do të mundej dot, as për hir të fëmijëve. Sot, çdo ditë që kalon është një kërcënim më shumë nga burri. Ajo është e pajisur për një vit me urdhër mbrojtje, gjë që e mban larg për ca kohë prej tij. Por ajo që e mundon më shumë nënën nga çdo gjë tjetër është humbja e kontakteve me tre fëmijët të cilët jetojnë me të atin. Ai nuk e lejon të takohet me ta, edhe pse gruaja nuk ia ka mohuar takimin e vajzave me të atin. Vëllezër e motra jetojnë gjithashtu të ndarë nga njëri-tjetri, në qytete të ndryshme. 27-vjecarja vjen në program me një apel ndaj fëmijëve më i madhi 14 dhe më i vogli 3, për të cilët sot ndjen detyrimin dhe obligimin si nënë për t’i ribashkuar.
-
VIDEO
Kuvendi në kaos, Lorenc Vangjeli: Turp i madh, i penalizuari i vetëm është publiku shqiptar, sërish i mungoi transparenca
Kaosi i krijuar në seancën e sotme në Kuvend për gazetarin dhe analistin Lorenc Vangjeli është një turp i madh. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv Vangjeli tha se i vetmi i penalizuar sot ishte publiku që mbeti i painformuar, pra transparenca mungoi sërish.
-
VIDEO
Akuzohet për falsifikimin e formularësh, kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet 6 muaj burg, konvertohet në 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
-
VIDEO
Gjellë tigani me perime dhe vezë
Gjellë tigani me perime dhe vezë
1 qepë
3 speca jeshil
3 patëllxhanë
2 domate
4 vezë
Djathë të butë
Kripë, piper
Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim me pak kripë. Shtojmë patëllxhanët e prerë në kubikë që të kaurdisen dhe më pas domatet gjithashtu në kubikë. I lemë të zjejnë me njëra-tjetrën duke i ndihmuar me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kur të përthithet lëngu shtojmë vezët (1 për person). Në fund vendosim djathë të butë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Dosja e McGonigal/ Debate në ‘Repolitix’! Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cenuar siguria kombëtare (1 shkurt 2023)
Debate të ashpra ka pasur ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ lidhur me çështjen McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Të ftuar në ‘Repolitix’, ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj është shprehur se është cënuar siguria kombëtare.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 2 shkurt 2023
Titujt e gazetave për sot, nga opozita paralajmëron se "Rama duhet të largohet ose qytetarët do ta hedhin në Lanë" te Gjykata e Posaçme "luftë" me SPAK për hetimin e pasurisë së Metës e Berishës e deri tek Idajet Beqiri kërcënohet me plumb në ballë.
-
VIDEO
Ditën infermiere, natën artiste, Blerta Llace: "Shëndetesinë e njoha që 40 diteshë" (1 shkurt 2023)
Cdo dite e ka dinamike Punon infermiere ne Elbasan Me kete qytet ka nje lidhje te forte Nje nga ne ndjek 24 ore te infermieres artiste Si e ndan kohen mes punes ne spital, familjes dhe pasioneve te shumta Sot ora 20:00
-
VIDEO
Esencë - Nostalgjia për vitet e arta të Cirkut Kombëtar (1 shkurt 2023)
Një prej mjeshtrave të cirkut në Shqipëri Agron Muho erdhi në “Esencë ” për të na rrëfyer 50 vjet angazhim në ajër,me cirkun si një prej sporteve më të veçantë dhe plot adrenalinë . Ai kujton kohën kur ushtrohej dhe performonte në për shfaqje dhe ndjesia e të bërit cirk ishte krejt e ndryshme. Publiku kishte një lidhje të vecantë me artistët e cirkut të cilët realizonin edhe turne në për të gjithë Shqipërine dhe interesi për shfaqjet ishte tepër i lartë . Ai kujton edhe periudhën kur emra të politikës së kohës para viteve 90’ shprehnin interes dhe vinin në skenën e cirkut për të ndjekur shfaqjet. Por gjërat morën kthesë tjetër kur çadra e cirkut,streha e artistëve aty u shkatërrua përfundimisht pas viteve 90’ dhe për akrobatët gjërat u vështirësuan. Agroni punon sot me brezin e ri të artistëve të cirkut në studion e cirkut të cilën e ka themeluar vetë . Ai thotë se për këtë gjini të artit duhet shumë mbështetje morale dhe financiare kundrejt talenteve të cilët vetëm kështu e ushtrojnë pasionin e tyre. Vetë kujton mbështetjen që ka marrë ndër vite nga mjeshtrat e mëdhenj të cirkut,për të cilët ngre zërin se duhen mbështetur dhe vlerësuar për sa u kanë dhë në brezave. “Cirku kërkon mbështetje në të gjitha kohët dhe brezat”- thotë ai,duke bërë thirrje për të mos e lënë këtë sport-art në harresë .
-
VIDEO
Geri Kokalari e zbulon për herë të parë: Berisha është takuar 2 herë me agjentët e FBI për të dëshmuar kundër Fatos Nanos, por u konsiderua i pabesueshëm dhe nervoz
Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari në një intervistë për “Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj, flet për rastin e dosjes McGonigal, por edhe rihapjen e dosjes që lidhet me shpërthimin e Gërdecit. Në lidhje me dosjen e ish agjentit të FBI, ai thotë se drejtësia amerikane do ti shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës pavarësisht emrave që mund të jenë të përfshirë
-
VIDEO
Tragjedia e Gërdecit, duke pritur drejtësinë (31 Janar 2023)
Më 15 mars bëhen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Familjarët e viktimave janë ende në kërkim të drejtësisë