-
VIDEO
Çështja e McGonigal, Shehu: Ish-zyrtari i FBI mori më shumë se 225 mijë $ nga Neza! Bumçi: U përdor nga Rama për të goditur opozitën
Deputeti i PD, Tritan Shehu pretendon se shuma e parave që ka marrë ish zyrtari i FBI Charles McGonigal nga shqiptaro-amerikani Agron Neza është më e madhe se 225 mijë dollarë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka kryer vepër të madhe korrupsioni.
-
VIDEO
Rreze Dielli - Emisioni 3 Shkurt 2023
Zonja Albana solli dy receta plot shije në “Rreze Dielli”: Makarona me rikota dhe Tavë me lakër armë. I ftuar në këndin e kuzhinës pastiçieri Selam Allaraj, djali nga Kukësi tregoi për Rreze Dielli se si përgatitet brumi i “Pasta Frolla”, me këtë brumë mund të përgatiten biskota të ndryshme dhe krostata. Erdona Bjeshkaj në rubrikën “Bëje Vetë” sugjeroi dy maska me përberës që të gjithë i kemi në shtëpi. Maskë anti-moshë që lufton rrudhat dhe një maskë krem për largimin e rrathëve të errët dhe qeskave poshtë syve Në një lidhje skype me Rahela Pashaj, vajzën durrsake që jeton në Itali. Studentja ekselente shqiptare na ka bërë krenarë, e përzgjedhur nga 3181 aplikime të paraqitura nga drejtuesit e Shkollave në Itali, ajo bëhet pjesë e listës së 25 nxënësve më të mirë në Itali, ndërsa është vlerësuar dhe nga Presidenti Italian Sergio Mattarella me çmimin “Alfiere del Lavoro”. Një histori suksesi e gruas shqiptare. Suela Plaka emigroi 20 vite më parë drejt vendit fqinj, ashtu si shumë të rinj të tjerë, në përpjekje për të realizuar veten dhe aspiratat e saj. Ndjeshmëria ndaj çështjeve sociale e çoi drejt angazhimit në politikë, ku sot kandidon si këshilltare në Lombardi në provincën e Bergamos. Suela Plaka përveç angazhimit të saj në politikë merret dhe me promovimin e Shëndetit Publik dhe si profesioniste e lirë në një studio Nutricionizmi. E pyetur për sfidat më të mëdha për ushqyerjen e shendetshme nutricionistja theksoi se sot “fjala dietë është zëvendësuar me stil jetese” dhe të gjithë duhet të përpiqemi të kemi një jetë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.
-
VIDEO
Çështja 'McGonigal'/ Korreshi: Skandaloze që kryeministri nuk vjen në Kuvend të përgjigjet! Koçi: Flluskë sapuni nga opozita për të fshehur krizën e tyre
Deputeti i partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV e konsideroi skandaloz faktin që kryeministri Edi Rama nuk pranonte të paraqitej në interpelencë dhe ndërkohë dilte në deklarata nëpër televizione.
-
VIDEO
Njihuni me nxënësen ekselente shqiptare që u prit nga Presidenti Italian
Në një lidhje skype me Rahela Pashaj, vajzën durrsake që jeton në Itali. Studentja ekselente shqiptare na ka bërë krenarë, e përzgjedhur nga 3181 aplikime të paraqitura nga drejtuesit e Shkollave në Itali, ajo bëhet pjesë e listës së 25 nxënësve më të mirë në Itali, ndërsa është vlerësuar dhe nga Presidenti Italian Sergio Mattarella me çmimin “Alfiere del Lavoro”. Rahela Pashaj është studente ekselente në degën “Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare” në Universitetin Bocconi në Milano.
-
VIDEO
Vetëm në 3 ditë largo qeskat poshtë syve. Zhduk rrathët e zinj dhe rrudhat poshtë syve
Erdona Bjeshkaj në rubrikën “Bëje Vetë” demostroi se si mund të përgatisim vetë në shtëpi një krem/ maskë për largimin e rrathëve të errët dhe qeskave poshtë syve
Maskë-krem për rrathët e errët të syve:
1 lugë vazelinë
1 lugë vaj kokosi
1 lugë mjaltë
1 lugë vaj ulliri
1 lugë aloe vera
1 vitaminë E
-
VIDEO
Maskë natyrale zëvendëson lifting, zhdukni rrudhat me përbërës që i keni në shtëpi
Erdona Bjeshkaj në rubrikën “Bëje Vetë” sugjeroi një maskë me vetëm 3 përberës që të gjithë i kemi në shtëpi. Maska anti-moshë forcon lëkurën duke i dhënë elasticitet si dhe lufton shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave në fytyrë dhe dekolte Maskë kundër plakjes: 1 karotë 1 patate 1 lç pluhur xhelatine
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 shkurt 2023
Titujt kryesorë të gazetave për sot: Nga vendimi i qeverisë për shtëpitë pa legalizuara, degradimi i një seance plenare dhe dosjet e ish sigurimit.
-
VIDEO
Erion Veliaj në Report Tv: Trafiku në Tiranë do lirohet pas përfundimit të ‘Unazës së Madhe’! Punimet u bllokuan nga opozita! Fluks ndërtimesh? Kryebashkiaku: Deri në 25% blihen nga të huajt
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 26 janar
-
VIDEO
Landfilli i Tiranës, Veliaj: Bashkia paguan shërbimin, jo investimin! Tarifa që paguajmë sa 1/3 e vlerës së propozuar nga Berisha dhe Meta
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar procesin e pastrimit të Tiranës nga plehrat. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës është një nga 5 klientët dhe jo autoritet konkrator. Ai shtoi se sot pastrimi bëhet kundrejt një shifre që përbën 1/3 e vlerës së propozuar nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.
-
VIDEO
Ndërtimi dhe çmimi i apartamenteve në Tiranë, Veliaj: Deri në 25% e tyre blihen nga të huajt! Banorët autoktonë kompensohen me shtëpi të reja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar çmimin e apartamenteve në Tiranë dhe nevojën për ndërtime të reja. Në një intervistë në Real Story, Veliaj sqaroi se në Tiranë vijnë mesatarisht 20-25 mijë veta duke krijuar nevojën për të paktën 8 mijë apartamente të reja. Ai shtoi se është detyrë e kryetarit të bashkisë të sigurohet që kjo kërkesë të ketë ofertën e vet.
-
VIDEO
Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20! Administrata e tyre jepte leje ndërtimi vetëm për 3-4 vetë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në tetë vite në Tiranë janë dhënë vetëm 1028 leje ndërtimi, ku vetëm 30 për qind janë godina 4-12 kate dhe pjesa tjetër janë riparime ose punë publike. Në një intervistë për Report TV, Veliaj tha se ndryshe nga administrata e kaluar, që ia jepte lejet e ndërtimit vetëm 3-4 vetave, tani ka një diversitet subjektesh.