• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 shkurt 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha në gjunjë para Edi Ramës te kërcimi nga belaja para derës së SPAK e deri tek ultimatumi për Kosovën.

  • VIDEO

    Humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda në Repolitix: E vrau ministria e Mbrojtjes

    Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, thotë se djalin e saj e vrau shteti. Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Durda u shpreh se Mediu duhet të provojë se është i pafajshëm, pasi ai nuk u gjykua sepse çështja u pushua për shkak se ai kishte imunitet.

     
  • VIDEO

    Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Komiteti shqiptar i Helsinkit: Aksesi i qytetarëve në drejtësi do vështirësohet, kosto e shtuar për ta

    TIRANË- Nga 2 shkurti do të nisë shkrirja e gjykatave të Apelit, ndërsa për Gjykatat e Shkallës së Parë do të nisë më 1 maj. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Erinda Skëndaj foli në Report Tv për hartën e re gjyqësore që do të nisë implementimin nga ky vit.

  • VIDEO

    Fitoi lirinë humbi ’jetën’/ Flet babai i tre djemve: Një ma vranë, dy m’i shitën (31 janar 2023)

    Në kërkim të fëmijëve prej 33 vitesh, vjen sot në ’Pa Gjurmë’ jo vetëm për të rrëfyer dramën e jetës, por për të gjetur ku ndodhen sot dy djemtë 40 dhe 34-vjeçarë. Ndoc Marku u braktis nga bashkëshortja sapo përfundoi pas hekurave në vitin 1990. Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, kur Vjoleta Toçi kërkoi divorcin duke shkëputur plotësisht çdo marrëdhënie me bashkëshortin e burgosur. I dënuar me 12 vite ai kreu vetëm 4 duke fituar lirinë dhe bashkë me të shpresoi se do të ribashkohej me familjen. Sapo lë dyert e qelisë, ai do t’i drejtohej banesës në Shkodër ku kishin jetuar prej afro 10 vitesh martesë, por ajo ishte shitur nga bashkëshortja e tij. Ai nuk i hoqi dorë nga kërkimet për të gjetur vendndodhjen e së shoqes, derisa mësoi se ajo kishte emigruar në Greqi. Në përpjekjet e vazhdueshme të babait për dy djemtë ai arrin t’i gjejë madje edhe adresën. Mbërritja në shtetin grek do ta përballte me një tjetër realitet, ish-bashkëshortja kishte krijuar një tjetër jetë, ndërsa Ndoc as atje nuk mundi ti takojë djemtë e tij, pasi Vjoleta lajmëron policinë. Nga përpjekjet për t’i takuar hoqi dorë, por shpirtërisht ai ka kërkuar në gjithë këto vite të ketë kontakte me ta. Për Ndoc Markun jeta do të merrte një tjetër rrjedhë. Me martesën e tij të dytë në vitin 1996 ai do të bëhej baba i dy djemve të tjerë. Disfatat për 68-vjeçarin nuk kishin marr fund, kur ai do të përballej me një tjetër dramë në jetën e tij. Një plagë që do të hapej e nuk do mbyllej dot. I dëshpëruar për humbjen e kontakteve me dy djemtë më të rritur, Ndoc do të humbte tragjikisht nga kjo jetë edhe djalin e tij të vogël Kristian. Më 9 shtator të vitit 2011, i mituri po luante në një ndërtesë pa leje të shembur nga inspetoriati ndërtimor, mes inerteve të mbetura. Pork jo do të ishte fatale për 12-vjecarin kur teksa luante aty pranë, pjesa tjetër e ndërtesës e zë brenda. Kristian Marku, fëmija më i vogël i familjes Marku, i shtyrë nga kurioziteti ka hyrë nën soletën gjysmë të shkatërruar, e cila e kë zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë i djalit u gjet nën rrënoja, ndërsa për babain tashmë do të niste një tjetër kalvar vuajtjesh në kërkim të drejtësisë së munguar për të birin. Shpesh është përplasur nëpër dyer gjykatash, deri ditën kur vendosi të vë vetë drejtësi për çështjen e të birit. Më 23 dhjetor 2014 Ndoc kërkoi të hakmerrej duke plagosur me armë një nga punënjësit e IKMT që ndodhej atë ditë në vendngjarje. Për këtë ai arrestohet me 6 vite e 8 muaj burg, duke përfunduar për herë të dytë pas hekuarve. Ai nuk do ta kishte menduar kurrë se fati do ta gjunjëzonte kaq shumë. Sot, me një zemër të plagosur Ndoc Marku jeton në Itali me bashkëshorten e tij dhe me djalin 26-vjeçar. Ai është në kërkim të dy djemve nga martesa e tij e parë, por me një betejën e vazhdueshme të tij për të vënë në vend drejtësinë e munguar për djalin e tij të vogël që humbi jetën tragjikisht.

  • VIDEO

    Fatmir Lela: Midis gjithë sukseseve të jetës kam një “peng” të madh (31 janar 2023)

    Muzika është padyshim gjuha e përbashkët e njerëzimit. Tingulli nuk ka nevojë të përkthehet thjesht të shijohet e trashëgohet. Këtë të fundit ka bërë edhe familja Lela,të rrallët mes artistëve që tingullin e kanë të përveçëm. Jo më kot gjerësisht ata njihen si “Dinastia Lela”,për kontributin dhe trashëgiminë me muzikën e cila i ka kaluar kufinjtë Për rrugëtimin,historinë dhe traditat e ruajtura me fanatizëm erdhi në “Esencë ” Fatmir Lela njëri prej pjesëtarëve të grupit dhe familjes.Ai solli kujtimet e familjes që ka shkruar historinë e saj në traditën e muzikës shqiptare. Me pasionin e jashtëzakonshëm mbartur dhe trashëguar nga i ati Mane Lela,Fatmiri dhe vëllezerit Myslymi,Ahmeti,,Bilali, Çobani dhe Çeçoja. Fatmiri erdhi në program bashkë me mbesën,Blertën si një dëshmi e trashëgimisë që ruhet në familje brez pas brezi. Bashkë luajtën në studio disa pjesë në instrument. Fatmiri rrëfen fillimet me grupin dhe turneun e tyre dy vjeçar jashtë Shqipërisë,regjistrimin e një albumin në Paris dhe plot 42 albume të realizuara nga i vëllai Çobani si një trashëgimi 25-vjeçare. Një lidhje e fortë me muzikën dhe talentet që vijnë prej saj në familje ndërsa ai kujton mes fotosh edhe koncerte me mbesën e tij,ambasadoren e kulturës tonë në botë,artisten e xhazit Eda Zari. Gjithçka çfarë Fatmiri dëshiron është që trashëgimia muzikore e familjes Lela të mbetet e gjallë mes brezash. Ndërsa ai vetë është ende aktiv duke kompozuar muzikë ,siç ka bërë në 25 vitet e fundit.

  • VIDEO

    Përplasja e PD-së për vulën në KQZ, Ivi Kaso: Të njihet vendimi i gjykatës! Mazhoranca ka nxitur Alibeajn për ta ankimuar

    Ilirjan Celibashi do t’i drejtohet gjykatës para se të pranojë listat e dy palëve në PD për anëtarët e KZAZ-ve, por sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD e Rithemeluar, Ivi Kaso thotë se ka një vendimmarrje të gjykatës që certifikon vendimet e Kuvendit të dhjetorit 2021

  • VIDEO

    Vdes 34-vjeçarja pasi kreu abort në Maternitetin e Elbasanit! Nën hetim për neglizhencë dy mjekë

    Një 34-vjeçare ka humbur jetën në Elbasan pasi ka kryer abort në Maternitetin e Elbasanit. Në lidhje me ngjarjen janë vënë nën hetim dy mjekë për neglizhencë në trajtimin mjekësor

  • VIDEO

    Çështja McGonigal, debat në Report Tv, Meçaj: SPAK s’ka pse nis hetimet, Bardhi s’ka prova për lajthitjet që thotë! Burimi: Të pyetet Rama

    Çështja e McGonigal vijon të jetë një tematikë mjaft e nxehtë në panelet politike, të ftuar në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu dy analistët Arben Meçaj dhe Genc Burimi patën një debat sa i takon hetimit ose jo nga SPAK të kësaj çështjeje. Sipas Meçajt, duke qenë se akti është kryer, në SHBA dhe nuk ka pse hetohet këtu. Duke marrë shkasë nga përgjigja e SPAK ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për kërkesë dokumentacioni, dy analistët u ndanë në dy “kampe”.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Rreze Dielli (31 janar 2023)

    #rrezedielli #reporttv 

    Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë me qiqra me lakër të zezë / Tavë e shpejtë dimri me zarzavate / Petulla që nuk thithin vaj

     

    Gjuha e trupit i referohet sinjaleve joverbale që ne përdorim për të komunikuar. Shprehjet e fytyrës, gjestet, qëndrimi dhe toni i zërit janë mjete të fuqishme komunikimi. Nga shprehjet tona të fytyrës deri te lëvizjet e trupit tonë, gjërat që nuk i themi mund të transmetojnë shumë informacione. Gjuha e trupit shpesh mund t'u tregojë të tjerëve shumë më tepër për atë që mendojmë ose ndjejmë sesa fjalët që përdorim. Ne shpesh përdorim mesazhe joverbale në mënyrë instinktive ose të pandërgjegjshme. Mënyra sesi sillemi, gjestet që bëjmë, qëndrimi që mbajmë, toni i zërit, apo kontakti me sy që bëjmë - dërgojnë mesazhe shumë të forta.

     

    E ftuar në "Rreze Dielli" ekspertja e komunikimit dhe gjuhës së trupit, Linda Kalemi, tregoi sesi mund të kuptojmë dhe lexojmë tek të tjerët atë që nuk shprehet me fjalë. Gjithashtu Kalemi u ndal dhe në gjuhën e trupit të personazheve më në zë të momentit, trekëndëshit Kiara-Luiz-Tea. Lojë, flirtim apo ndjenjë...

     

    Në lidhje skype nga Franca me kuzhinierin Semi Jella, fenomen në Tik Tok dhe Instagram për recetat e tij të gatimit me mijëra ndjekës. Ëmbëlsira e tij më e fundit , kek në formë sfungjeri po bën namin në Tik Tok

  • VIDEO

    Temperatura të ulëta në vend, Gjoni: Gjatë natës do të zbresin deri në minus 6 gradë! Priten reshje dëbore deri në 4 shkurt

    Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për temperatura të ulëta në Shqipëri gjatë ditëve në vijim. Shkurti pritet të nisë me reshje dëbore kryesisht në juglindje të vendit dhe në zonat malore në veri të vendit.

    • VIDEO

      Receta e sfungjerit që po bën namin në Tik Tok

       

      Në lidhje skype nga Franca me kuzhinierin Semi Jella, fenomen në Tik Tok dhe Instagram për recetat e tij të gatimit me mijëra ndjekës. Ëmblësira e tij më e fundit , kek në formë sfungjeri po bën namin në Tik TokShow less

    • VIDEO

      Kiara apo Tea? Çfarë thotë gjuha e trupit të Luizit sipas ekspertes Linda Kalemi

      Gjuha e trupit i referohet sinjaleve joverbale që ne përdorim për të komunikuar. Shprehjet e fytyrës, gjestet, qëndrimi dhe toni i zërit janë mjete të fuqishme komunikimi. Nga shprehjet tona të fytyrës deri te lëvizjet e trupit tonë, gjërat që nuk i themi mund të transmetojnë shumë informacione. Gjuha e trupit shpesh mund t'u tregojë të tjerëve shumë më tepër për atë që mendojmë ose ndjejmë sesa fjalët që përdorim. Ne shpesh përdorim mesazhe joverbale në mënyrë instinktive ose të pandërgjegjshme. Mënyra sesi sillemi, gjestet që bëjmë, qëndrimi që mbajmë, toni i zërit, apo kontakti me sy që bëjmë - dërgojnë mesazhe shumë të forta. E ftuar në "Rreze Dielli" ekspertja e komunikimit dhe gjuhës së trupit, Linda Kalemi, tregoi sesi mund të kuptojmë dhe lexojmë tek të tjerët atë që nuk shprehet me fjalë. Gjithashtu Kalemi u ndal dhe në gjuhën e trupit të personazheve më në zë të momentit, trekëndëshit Kiara-Luiz-Tea. Lojë, flirtim apo ndjenjë...

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv