Në kërkim të fëmijëve prej 33 vitesh, vjen sot në ’Pa Gjurmë’ jo vetëm për të rrëfyer dramën e jetës, por për të gjetur ku ndodhen sot dy djemtë 40 dhe 34-vjeçarë. Ndoc Marku u braktis nga bashkëshortja sapo përfundoi pas hekurave në vitin 1990. Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, kur Vjoleta Toçi kërkoi divorcin duke shkëputur plotësisht çdo marrëdhënie me bashkëshortin e burgosur. I dënuar me 12 vite ai kreu vetëm 4 duke fituar lirinë dhe bashkë me të shpresoi se do të ribashkohej me familjen. Sapo lë dyert e qelisë, ai do t’i drejtohej banesës në Shkodër ku kishin jetuar prej afro 10 vitesh martesë, por ajo ishte shitur nga bashkëshortja e tij. Ai nuk i hoqi dorë nga kërkimet për të gjetur vendndodhjen e së shoqes, derisa mësoi se ajo kishte emigruar në Greqi. Në përpjekjet e vazhdueshme të babait për dy djemtë ai arrin t’i gjejë madje edhe adresën. Mbërritja në shtetin grek do ta përballte me një tjetër realitet, ish-bashkëshortja kishte krijuar një tjetër jetë, ndërsa Ndoc as atje nuk mundi ti takojë djemtë e tij, pasi Vjoleta lajmëron policinë. Nga përpjekjet për t’i takuar hoqi dorë, por shpirtërisht ai ka kërkuar në gjithë këto vite të ketë kontakte me ta. Për Ndoc Markun jeta do të merrte një tjetër rrjedhë. Me martesën e tij të dytë në vitin 1996 ai do të bëhej baba i dy djemve të tjerë. Disfatat për 68-vjeçarin nuk kishin marr fund, kur ai do të përballej me një tjetër dramë në jetën e tij. Një plagë që do të hapej e nuk do mbyllej dot. I dëshpëruar për humbjen e kontakteve me dy djemtë më të rritur, Ndoc do të humbte tragjikisht nga kjo jetë edhe djalin e tij të vogël Kristian. Më 9 shtator të vitit 2011, i mituri po luante në një ndërtesë pa leje të shembur nga inspetoriati ndërtimor, mes inerteve të mbetura. Pork jo do të ishte fatale për 12-vjecarin kur teksa luante aty pranë, pjesa tjetër e ndërtesës e zë brenda. Kristian Marku, fëmija më i vogël i familjes Marku, i shtyrë nga kurioziteti ka hyrë nën soletën gjysmë të shkatërruar, e cila e kë zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë i djalit u gjet nën rrënoja, ndërsa për babain tashmë do të niste një tjetër kalvar vuajtjesh në kërkim të drejtësisë së munguar për të birin. Shpesh është përplasur nëpër dyer gjykatash, deri ditën kur vendosi të vë vetë drejtësi për çështjen e të birit. Më 23 dhjetor 2014 Ndoc kërkoi të hakmerrej duke plagosur me armë një nga punënjësit e IKMT që ndodhej atë ditë në vendngjarje. Për këtë ai arrestohet me 6 vite e 8 muaj burg, duke përfunduar për herë të dytë pas hekuarve. Ai nuk do ta kishte menduar kurrë se fati do ta gjunjëzonte kaq shumë. Sot, me një zemër të plagosur Ndoc Marku jeton në Itali me bashkëshorten e tij dhe me djalin 26-vjeçar. Ai është në kërkim të dy djemve nga martesa e tij e parë, por me një betejën e vazhdueshme të tij për të vënë në vend drejtësinë e munguar për djalin e tij të vogël që humbi jetën tragjikisht.
Fitoi lirinë humbi ’jetën’/ Flet babai i tre djemve: Një ma vranë, dy m’i shitën (31 janar 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

