• VIDEO

    Supë me qiqra dhe lakër të zezë, recetë e nxehtë dhe e shijshme nga zonja Albana

    Supë me qiqra dhe lakër të zezë

    200 gr qiqra

    600 gr lakër e zezë

    1 karotë

    1 qepë

    1 degë selino

    1 lgj koncentrat domate

    Buljon perimesh

    Djathë parmixhano

    Bishta qepësh

    Vaj ulliri ekstra të virgjër

    Kripë, piper

    Prisni imët selinon, karotën dhe qepën ndërkohë që ngrohni një tenxhere në zjarr mesatar me 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Lakrën e zezë e lani dhe pastroni duke hequr pjesën e fortë në qendër të secilës fletë, ndërkohë përbërësit e grirë i kaloni në tenxhere dhe kaurdisini për disa minuta derisa perimet të fillojnë të zbuten duke shtuar dhe pak ujë nëse është nevoja. Prisni lakrën e zezë në rripa rreth 2 centimetra dhe mbajeni mënjanë derisa baza e selinos, qepës dhe karotave të thahet mirë dhe të skuqet. I kalojmë shiritat e lakrës së zezë në tenxhere dhe i skuqim për 3 minuta duke i përzier shpesh. Kullojeni ujin nga qiqrat e ziera paraprakisht duke përdorur një sitë rrjete të imët. I shtojmë qiqrat në tenxheren me perime dhe lakër të zezë dhe ulim zjarrin. I trazojmë lehte duke shtuar dy garuzhde buljon perimesh të nxehtë, 1 lugë salcë koncentrat domate, kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të gatuhet për rreth 20 minuta duke e përzier herë pas here. Supën e servirim të ngrohtë spërkatur me pak bishta qepësh dhe djathë parmixhano.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 31 janar 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga "Rama dhe Tony Blair në një marrëdhënie klienteliste" te të fshehtat e një kryespiuni e deri tek çfarë ka Berisha që nuk i qesh më Ilir Metës?

  • VIDEO

    Korruptimi i agjentit të FBI-së (30 janar 2023)

    Arrestimi i Charles Mc Gonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka nxitur përplasje në politikën aktive në vendin tonë, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit për të hetuar lobimin rus në PD Deputeti, Dashamir Shehi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report TV se opozita me veprimet dhe qëndrimet e mbajtura në njëfarë mënyre ka krijuar konflikt me SHBA-të. Duke nisur nga refuzimi i platformës për reformën në drejtësi e deri tek bojkotimi i regjistrimit të zgjedhjeve, Shehi tha se në këtë mënyrë opozita i kishte dorëzuar Ramës çdo pushtet.

  • VIDEO

    Arrestimi i ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Kryemadhi në ‘5 Pyetjet’: McGonigal është përdorur për të shantazhuar edhe Metën kur ishte president, por s’ia arriti

    Arrestimi i Charles Mc Gonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka nxitur përplasje në politikën aktive në vendin tonë, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit për të hetuar lobimin rus në PD

    • VIDEO

      Shehi: Opozita i dha ‘Karta Bianca-n’ Ramës në raport me SHBA-të në momentin kur disa deputetë refuzuan reformën në drejtësi

      Deputeti, Dashamir Shehi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report TV se opozita me veprimet dhe qëndrimet e mbajtura në njëfarë mënyre ka krijuar konflikt me SHBA-të. Duke nisur nga refuzimi i platformës për reformën në drejtësi e deri tek bojkotimi i regjistrimit të zgjedhjeve, Shehi tha se në këtë mënyrë opozita i kishte dorëzuar Ramës çdo pushtet.

       
    • VIDEO

      Shpëtim Sharra: Ma pushkatuan babanë kur isha 7 vjeç (30 janar 2023)

      Shpëtim Sharra ka jetuar një jetë të vështirë e plot sakrifica, vuajtje dhe persekutim, përgjatë gjithë dekadave të diktaturës. Por pesha më e rëndë e jetës së tij duket se ka qenë mungesa e babait, dhe historia e tmerrshme e ekzekutimit të tij nga regjimi, kur ai ishte vetëm 7 vjeç. Kur ishte në atë moshë dhe për dy tri vitet në vijim, në ndërgjegjen e tij si fëmijë do të nguleshin një varg ngjarjesh të tmerrshme. Prej të rriturve do të mësonte copëza historish rreth ekzekutimeve të 6 burrave më të zotë të familjes së tyre. I pari kishte qenë xhaxhai i tij Aziz Sharra, ekzekutuar nga komunistët në fund të Luftës së Dytë Botërore. E menjëherë pas instalimit të regjimit komunist do të nisnin arrestimet, torturat dhe vrasjet e njëpasnjëshme, të burrave të familjes Sharra. Nji prej tyre ishte edhe babai i Shpëtimit, Muharremi. Muço Sharra, gjyshi i Shpëtimti, do të humbte kështu edhe djalin e vetëm që i kishte mbetur.

    • VIDEO

      Lufta në Ukrainë/ Kollçaku: Ushtria ruse ka dështuar në të gjitha komponentët! NATO tregoi se ishte e bashkuar

      Duke analizuar zhvillimet e fundit të asaj që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë, u shpreh se nga pikëpamja ushtarake, Rusia ka dështuar në të gjithë komponentët e saj, të aseteve logjistike si dhe teknike

    • VIDEO

      21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit (30 janar 2023)

      Teksa ka pasur një axhendë të ngjeshur në skenën politike, si hetimet për 21 janarin, hetimet nga SPAK për Gërdecin por edhe çështja McGonigal, u cekën disi dhe u argumentuan në Kontrast në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli ku i ftuar mbrëmjen e sotme ishte ish ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj. 

    • VIDEO

      Zhduken 2 nëna-U nis tek djali, kush e coi në pyll? Pa familje në dhé të huaj, policia shpall… (30 janar 2023)

      Shaniko Caushi ka humbur më 23 shtator të vitit 2022 Kanë kaluar 4 muaj, që nga dita kur e moshuara shqiptare Shaniko Caushi ka humbur gjurmët nga fshati Aliqano, në Kretë. 75-vjeçarja e jetonte prej dy vitesh tek djali i saj në Greqi, nga banesa e të cilit doli mëngjesin e datës 23 shtator të vitit 2022, për të mos u kthyer më. Zonja e veshur me të zeza, e cila mbante në dorë një shkop në vend të bastunit iku kur në banesë ndodheshin edhe dy vajzat e saj. Ato kishin darkuar bashkë një natë më parë. Të nesërmen rreth orës 08 të mëgjesit, kur të gjithë ishin zgjuar askush nuk vuri re lëvizjen e nënës, e cila pa i thënë askujt hap derën dhe del në rrugën e fshatit. Pak minuta më pas, të shqetësuara vajzat nisën ta kërkon duke e thirrur në emër, por ajo nuk përgjigjej. Ato nisen tek shtëpia e vëllait tjetër, që banon pak metra më larg, por nëna as atje nuk ndodhej. Vëllezër e motra u vunë në alarm duke nisur fillimisht vetë kërkimet nëpër fshat. Të pyetur, dy nga banorët thonë se e kanë parë në fshat atë ditë. Pas denoncimit të bërë në polici, kjo e fundit nisi krehjen e zonës, ku së pari u sekruestruan kamerat e sigurisë së një biznesi aty afër që tregonin lëvizjet e fundit të 75-vjeçares, ndërsa vijuan kërkime gjithashtu me dron dhe qen por deri më tani nuk është bërë e mundur të mësohet asgjë rreth fatit të së moshuarës shqiptare. Nuk dihet nëse ka mundur të kalojë rrugën, e të mos ketë ditur të kthehet në shtëpi apo humbi e vetme mes pyllit që mbulon zonën. Ajo nuk kishte lëvizur kurrë e vetme, përveçse nënë shoqërinë e familjarëve. Disa thanë se e kanë parë në varrezat e fshatit, por as aty nuk u gjet asnjë gjurmë. Sipas familjarëve shqetësimi i saj i vetëm dhe kërkesa e vazhdueshme e Shanikos ishte kthimi i saj në atdhe. Ajo nuk kishte mundur të përshtatej me jetën në shtetin grek, ku jetojnë 4 nga 7 fëmijët e saj. Edhe pse e rrethuar mes nipërve dhe mbesave dëshira e vetme ishte të jetonte në vendlindjen e saj në fshatin Zhurë të Tepelenës. Rasti është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi Fosto Tunel, dhe fotoja e saj është shpërndarë në të gjithë zonën. Gruaja trupshkurtër, por e fortë fizikisht nuk gjendet askund. E bija telefonoi edhe redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’, ku bën thirrje për ndihmë për gjetjen e nënës 75-vjeçare Shaniko Caushi. Gjendet nga policia Viktori Haxhibega kërkon familjarët E vetme, e hutuar dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, kjo 80-vjeçare është gjetur në zonën e Moskatos në Athinë. E moshuara ka deklaruar në komisariat se quhet Viktori Haxhibega, por nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore. Ajo flet shqip dhe një greqishte të çalë. Gruaja e moshuar u gjet nga një qytetar grek të dielën e datës 22 janar. Pasi i ka ofruar ndihmë, ai njoftoi më pas policinë lokale për të bërë të mundur dërgimin e të moshuarës pranë familjes. 80-vjeçarja ka nevojë për famijen e saj dhe ky rast publikohet edhe në emisionin ’Pa Gjurmë’. Gjithashtu thirrje bëhet edhe në median greke në emisionin analog ’Fosto Tunel’. Për shqiptaren e gjetur është angazhuar gjithashtu edhe Organizata e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi. Përfaqësues të saj në orët e vona të mbrëmjes së 22 janarit kanë vizituar të moshuarën në komisariat për të lehtësuar jo vetëm komunikimin, por edhe për t’i mundësuar në rast nevoje veshmbathje, ushqim dhe barna. Krahas kujdesit shëndetësor të ofruar, po bëhen hetime dhe thirrje të vazhdueshme për të gjetur familjarë të saj, pasi nuk dihet se cilat mund të kenë qenë rrethanat që e kanë detyruar të moshuarën të përfundojë në situatë rruge. Në njoftimin e bërë publik thuhet se “nëse konstatohet që e moshuara është e pastrehë dhe asnjë familjarë nuk do mund të paraqitet, menjëherë do të vijohet me akomodimin e saj në institucionet përkatëse”. Viktori Haxhibega është 160 cm e gjatë, ka flokë të shkurtër të thinjur, ndërsa të veshur ka patur një bluzë ngjyrë kafe, xhaketë gri me vija, pantallona dhe këpucë të zeza.

    • VIDEO

      Zgjedhjet lokale/ Bilali: Vështirësia për të marrë bashkinë e Shkodrës është stigma e gabuar e krijuar tek qytetarët që e lidhin PS-në me komunizmin

      Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj, duke thënë se Partia Socialiste gjithmonë është përpjekur të fitojë bashkinë e Shkodrës por theksoi se vështirësia qëndron në faktin se qytetarët shkodranë e lidhin PS-së me komunizmin.

    • VIDEO

      Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Gjykata nuk e njeh Berishën, KQZ do regjistrojë anëtarët e Alibeajt për KZAZ-të

      Lufta mes dy grupeve brenda Partisë demokratike tashmë është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku janë dorëzuar 2 lista me anëtarë të depozituar nën emrin e Partisë më të madhe opozitare në vend, por me dy vula dhe dy firma të ndryshme për zgjedhjet vendore të 14 majit. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Besart Logu foli për këtë çështje në Report Tv.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë Rreze Dielli (30 janar 2023)

      Zonja Albana solli dy receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule me lëng kockash e sallam hungarez dhe Qofte orizi Në rubrikën “Parashikimi i Yjeve”, astrologu Jorgo Pulla komentoi si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike dhe cilat do të jenë datat më të rëndësishme të muajit Shkurt për 12 shenjat e Zodiakut Ndërsa “Bima dhe Shëndeti” këtë javë u ndal në sekretet e një nate për gjumë të qetë me zero gërhitje. Nga se ndodh gërhitja, pse disa njerëz gërhasin më shumë, cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë më së shumti? Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja, tregoi kurën natyrale me bimë mjekësore që e largon gërhitjen brenda 5 ditëve

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv