Shaniko Caushi ka humbur më 23 shtator të vitit 2022 Kanë kaluar 4 muaj, që nga dita kur e moshuara shqiptare Shaniko Caushi ka humbur gjurmët nga fshati Aliqano, në Kretë. 75-vjeçarja e jetonte prej dy vitesh tek djali i saj në Greqi, nga banesa e të cilit doli mëngjesin e datës 23 shtator të vitit 2022, për të mos u kthyer më. Zonja e veshur me të zeza, e cila mbante në dorë një shkop në vend të bastunit iku kur në banesë ndodheshin edhe dy vajzat e saj. Ato kishin darkuar bashkë një natë më parë. Të nesërmen rreth orës 08 të mëgjesit, kur të gjithë ishin zgjuar askush nuk vuri re lëvizjen e nënës, e cila pa i thënë askujt hap derën dhe del në rrugën e fshatit. Pak minuta më pas, të shqetësuara vajzat nisën ta kërkon duke e thirrur në emër, por ajo nuk përgjigjej. Ato nisen tek shtëpia e vëllait tjetër, që banon pak metra më larg, por nëna as atje nuk ndodhej. Vëllezër e motra u vunë në alarm duke nisur fillimisht vetë kërkimet nëpër fshat. Të pyetur, dy nga banorët thonë se e kanë parë në fshat atë ditë. Pas denoncimit të bërë në polici, kjo e fundit nisi krehjen e zonës, ku së pari u sekruestruan kamerat e sigurisë së një biznesi aty afër që tregonin lëvizjet e fundit të 75-vjeçares, ndërsa vijuan kërkime gjithashtu me dron dhe qen por deri më tani nuk është bërë e mundur të mësohet asgjë rreth fatit të së moshuarës shqiptare. Nuk dihet nëse ka mundur të kalojë rrugën, e të mos ketë ditur të kthehet në shtëpi apo humbi e vetme mes pyllit që mbulon zonën. Ajo nuk kishte lëvizur kurrë e vetme, përveçse nënë shoqërinë e familjarëve. Disa thanë se e kanë parë në varrezat e fshatit, por as aty nuk u gjet asnjë gjurmë. Sipas familjarëve shqetësimi i saj i vetëm dhe kërkesa e vazhdueshme e Shanikos ishte kthimi i saj në atdhe. Ajo nuk kishte mundur të përshtatej me jetën në shtetin grek, ku jetojnë 4 nga 7 fëmijët e saj. Edhe pse e rrethuar mes nipërve dhe mbesave dëshira e vetme ishte të jetonte në vendlindjen e saj në fshatin Zhurë të Tepelenës. Rasti është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi Fosto Tunel, dhe fotoja e saj është shpërndarë në të gjithë zonën. Gruaja trupshkurtër, por e fortë fizikisht nuk gjendet askund. E bija telefonoi edhe redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’, ku bën thirrje për ndihmë për gjetjen e nënës 75-vjeçare Shaniko Caushi. Gjendet nga policia Viktori Haxhibega kërkon familjarët E vetme, e hutuar dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, kjo 80-vjeçare është gjetur në zonën e Moskatos në Athinë. E moshuara ka deklaruar në komisariat se quhet Viktori Haxhibega, por nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore. Ajo flet shqip dhe një greqishte të çalë. Gruaja e moshuar u gjet nga një qytetar grek të dielën e datës 22 janar. Pasi i ka ofruar ndihmë, ai njoftoi më pas policinë lokale për të bërë të mundur dërgimin e të moshuarës pranë familjes. 80-vjeçarja ka nevojë për famijen e saj dhe ky rast publikohet edhe në emisionin ’Pa Gjurmë’. Gjithashtu thirrje bëhet edhe në median greke në emisionin analog ’Fosto Tunel’. Për shqiptaren e gjetur është angazhuar gjithashtu edhe Organizata e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi. Përfaqësues të saj në orët e vona të mbrëmjes së 22 janarit kanë vizituar të moshuarën në komisariat për të lehtësuar jo vetëm komunikimin, por edhe për t’i mundësuar në rast nevoje veshmbathje, ushqim dhe barna. Krahas kujdesit shëndetësor të ofruar, po bëhen hetime dhe thirrje të vazhdueshme për të gjetur familjarë të saj, pasi nuk dihet se cilat mund të kenë qenë rrethanat që e kanë detyruar të moshuarën të përfundojë në situatë rruge. Në njoftimin e bërë publik thuhet se “nëse konstatohet që e moshuara është e pastrehë dhe asnjë familjarë nuk do mund të paraqitet, menjëherë do të vijohet me akomodimin e saj në institucionet përkatëse”. Viktori Haxhibega është 160 cm e gjatë, ka flokë të shkurtër të thinjur, ndërsa të veshur ka patur një bluzë ngjyrë kafe, xhaketë gri me vija, pantallona dhe këpucë të zeza.
Zhduken 2 nëna-U nis tek djali, kush e coi në pyll? Pa familje në dhé të huaj, policia shpall… (30 janar 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
