-
VIDEO
'Nami' në gjimnazet e Tiranës, adoleshentët tymosin duhan pa kriter. Por a ka kontroll në pikat e shitjes?
Adoleshentët shqiptarë janë gjithmonë e më shumë të prirur drejt pirjes së duhanit. Për të diskutar më tepër për këtë temë në studion e Rreze Dielli ishn të ftuar Roland Shuperka, ekspert për kontrolline duhanit dhe Klotilda Jaupi, drejtoreshë e Gjimnazit “Qemal Stafa”.
Gjitashtu për të ndarë mendimin e saj për duhanpirjen tek adoleshentët iu bashkua panelit përmes një lidhje skype psikologia Adelina Pjetra, si dhe gjimnazisti Seni Cene.
-
VIDEO
Pse po rrezikohet peisazhi fantastik i Vjosë- Nartës, ja nisma në mbrojtje të tij
Peisazhi i Vjosë-Nartës, habitati i saj kërcënohet nga peisazhi i bizneseve të ndryshme. Së fundmi PPNA ka ndërmarr një nismë për mbrojtjen e saj. Në një lidhje skype me studion e “Rreze Dielli” eksperti i mjedisit Joni Vorpsi të PPNA foli më tepër për këtë nismë.
-
VIDEO
Vritet me çifte kali i fermës në Kolonjë, përlotet pronarja: Na hoqën një pjesëtar të familjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ersekë, në zonën e Shelegurit, ku një kalë është qëlluar me armë zjarri në një fermë, teksa kulloste në natyrë.
Pronarja e fermës “Farma Sotira Agroturizëm”, Jonida Hëna në një interviste për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, nuk mbajti dot lotët, ndërsa e cilësoi kalin si pjesëtare të familjes.
-
VIDEO
Gurabije me shije limoni nga zonja Albana
Gurabije me shije limoni
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 e ½ fç sheqer
- 2 gota miell
- 4 lgj lëng limoni
- 100 ml vaj
- 1 bustinë vanilje
- Lëkurë limoni
- Pluhur pjekës
- Sheqer pluhur për spërkatje
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezët me tel, shtojmë më pas sheqerin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe vajin. Vazhdojmë trazimin dhe në fund shtojmë gradualisht miellin tek i cili kemi hedhur pak kripë, pluhur pjekës dhe vanilje pluhur. E punojmë mirë brumin, e mbështjellim me një membranë dhe e vendosim në frigorifer për 50 minuta.
Më pas krijojmë gurabijet në formë rrumbullake, i pudrosim me sheqer pluhur dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Bukë misri në salcë kosi nga zonja Albana
Bukë misri në salcë kosi
Përbërësit:
Për bukën e misrit:
- 1 kg miell misri
- 1 litër ujë të vakët
- 1 ls kripë
Për salcën e kosit:
- 5 lgj salcë kosi
- 5 lgj ajkë
- 4 thelpinj hudhër
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit e bukës së misrit: miell, ujë dhe kripë. Masën e brumit e vendosim në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.
Salcën e kosit e përziejmë me ajkën ose në mungesë shtojmë qumësht, kripë, piper të kuq dhe vaj ulliri. Masën e salcës e vendosim në frigorifer dhe pasi buka të jetë pjekur e servirim ashtu të ngrohtë siç është me salcë sipër.
-
VIDEO
Pufka brumi të kripura me salmon të tymosur nga zonja Albana
Pufka brumi të kripura me salmon të tymosur
Përbërësit:
- 150 gr salmon të tymosur
- 250 gr krem djathi ose rikota
- 100 gr gjalpë
- 4 vezë
- 1 lugë bishta qepësh të grira
- 1 lugë majdanoz të grirë
- 200 gr miell
- Ujë
- Kripë
Përgatitja:
Në një tigan hedhim gjalpin, ujin dhe pak kripë, e largojmë tiganin nga zjarri sapo uji të fillojë të vlojë dhe shtojmë miellin duke e përzier që të mos krijohen kokrriza. Pasi masa ka marrë trajtën e një brumi e vendosim përsëri tiganin në zjarr dhe e përziejmë masën me lugë druri derisa të bëhet e fortë dhe të shkëputet nga anët e tiganit. E largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për rreth 10 minuta dhe më pas shtojmë vezët një nga një.
Brumin e përgatitur e vendosim në një qeskë dhe formojmë pufka të vogla të cilat i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje, e kemi lyer me pak gjalpë dhe spërkatur me miell. E vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 20-25 minuta.
Nxjerrim nga furra pufkat dhe i lemë të ftohen, ndërkohë përgatisim mbushjen e salmonit. Punojmë kremin e djathit me majdanozin dhe bishtat e qepëve të grira imët, salmonin e presim në kubikë dhe mbushim pufkat e kremit duke bërë një vrimë në sipërfaqe me një lugë të vogël.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 27 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga opozita i bën thirrje Ramës të dorëhiqet te Shkëlzen Berisha në "rrjetën" e SPAK e deri tek a ka parti paraja.
-
VIDEO
Të moderuarit e PD-së e plani i tyre dhe lojëra me spiunë (26 janar 2023)
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nisma e deputetit Ervin Salianji për mbledhjen e firmave me qëllim shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar demokrat, dështoi që në nisje sepse nuk kishte as mbështetjen e plotë nga ‘grupimi’ i ish kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, Bardhi foli për situatën brenda PD duke mohuar lajmet se kishte pasur rrjedhje nga grupi parlamentar aktual. Sali Berisha ka kërcënuar sot, më shumë se një herë, se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa Rama të ikë pasi sipas tij “pagoi një ‘vrasës më pagesë’ për të vrarë opozitën shqiptare, pra PD-në. Ish Kryeministri i referohet këtu faktit se sipas tij në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së ishte e qartë se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD" kur këtë e drejtonte Lulzim Basha. Pra skandali me lobistin Nick Muzin. Por si qëndron e vërteta? Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka treguar sot në ‘Real Story’ në Report Tv se në fakt kjo është absolutisht e pavërtetë. Bollino tregon me dokumente se në akt-akuzën e prokurorisë së Uashington D.C të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se “Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë se lidhur me një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë (pra më 24 nëntor), ai kishte ka marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka për emrin e këtij shtetasi amerikane (pra Nick Muzin)”.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 26 janar
-
VIDEO
Rama në dosjen e ish zyrtarit të FBI, Bardhi: SPAK e ka për detyrë të nisë hetimin
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se SPAK e ka për detyrë që të nis një hetim për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjen e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI. Ai bëri një paralelizëm se si prokuroria e Tiranës aso kohe, nis një hetim për PD pas një shkrimi të bërë te ‘Mother Jones’. Për këtë, Bardhi thotë se SPAK duhet të marrë të dhëna dhe dosjen, pastaj se cili do jetë rezultati i hetimit, mbetet për t’u parë.
-
VIDEO
Bardhi në ‘Real Story’: Ka deputetë që dje e quanin ‘vrasës’, sot janë krah Berishës për karrierën e tyre personale në politikë
Një deklaratë të fortë ka bërë deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, që tha se nga ana e grupit të Berishës ka tentativa për të joshur deputet të grupit të Alibeajt. Ai tha se sot ato deputetë që Berisha ka në krah, e kanë akuzuar si vrasës kohë më parë. Pra sipas tij, kanë ndryshuar qëndrim, pa iu dhënë një shpjegim elektoratit.
-
VIDEO
Çfarë ndodh nëse Berisha merr vulën e PD? Bardhi: Tërhiqem nga politika! Nuk pranoj ta mbështes si kandidat për kryeministër
Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të tërhiqej nga politika nëse Berisha do të jetë në krye të PD-së si kandidat për kryeministër.
I pyetur për vazhdën e veprimeve nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për vulën e PD-së, Bardhi tha se një gjë e tillë ishte e pamundur ligjërisht, por nëse ndodhte, nuk do të kishte më karrierë politike brenda Partisë Demokratrike.
“Nëse do zbatohet ligji, është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë dhe gjykata të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit. Unë personalisht do të mbështes kandidatët e PD-së. Cilido të jetë kandidati që konkurron nën logon e PD-së do marrë mbështetjen dhe votën time. Parakushti është që nëse Berisha do jetë në krye të PD-së kandidat për kryeministër, unë nuk do kem më karrierë politike brenda PD. Nuk do pranoj të mbështes Berishën si kandidat për kryeministër”- u shpreh Gazment Bardhi.