• VIDEO

    Zgjedhjet lokale të 14 majit, Bardhi: Mund të gjendet gjuha e përbashkët me grupimin tjetër për kandidatët e bashkive të cilët nuk janë non-grata

    Duke folur për zgjedhjet lokale të 14 majit, deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së kandidatëve të përbashkët edhe nga ‘kampi kundërshtar’ demokrat, përsa kohë këta të fundit nuk janë të shpallur non-grata dhe nuk kanë probleme me korrupsionin.

  • VIDEO

    Trondit Pa Gjurme/Me shokë vëllai përdhunon motrën:Egërsisht shfryn epshet mbi mua,rashë pa ndjenja (26 janar 2023)

    Pas receptorit të një telefonate që mbërriti në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, zëri i një gruaje që dridhej ndërsa qante pa pushim kërkonte ndihmë. Befasia nga një histori që trondit na bëri të zhvillonin një bisedë të gjatë fillimisht përmes telefonit, ndërsa 41-vjeçarja trondit me rrëfimin e saj, kur merr guximin të bëjë për herë të parë publike historinë e njëincesti në familje. Historia e Anës i kalon kufijtë e njerëzores. E dhunuar barbarisht dhe e detyruar të dalë në rrugë ky nuk ishte për të fundi i marrëzisë. Ana nga një qytet në veri të Shqipërisë, ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike fillimisht nga vëllai e më pas partneri. Pasi emigroi në Itali, 25 vite më parë ajo u bë nënë për herë të parë, por braktiset nga bashkëshorti. E mbetur vetëm me foshnjen në një vend të huaj, ngrohtësinë e gjeti tek një djalëme të cilin u njoh rastësisht. Ata vendosën të bashkëjetojnë ndërsa u bënë prindër të tre fëmijëve. Vitet e para për çiftin do të ishin të qeta, deri në momentin kur partneri u bë përdorues i rregullt i alkoolit dhe lojërave të fatit. Kjo çoi nëshkatërrimin e familjes, kur Ana u gjend sërish në udhëkryq. E pamundur të përballonte jetesën, nëna merr fëmijët për të kërkuar azil në shtetin gjerman. Por kjo i kushtoi shtrenjtë, kur partnerie denoncon në polici. Kalimi i paligjshëm me fëmijët në kufi i hap jo pak probleme 41-vjeçares. Punonjësit socialë marrin tre fëmijët dhe nëna depërtohet në Shqipëri. Me brengë në zemër dhe kokën pas, rikthimi në atdhe e gjen në qytetin e Vlorësaty ku një tjetër lidhje dashurie do ta fuste në telashe të mëdha. Ana bie pre e një rrjeti prostitucioni, nga i cili jo vetëm nuk mundi dot të dilte për një kohë të gjatë, por për shkak të refuzimeve të vazhdueshme u dhuna barbarisht shenjat e të cilave i ka ende në fytyrë e trup. Shumë herë ka kërkuar ndihmën e institucioneve, për të qenë e mbrojtur si një nga shumtat gra të dhunuara të mbetura në mes të katër rrugëve, por veshët e shurdhëta të insitucioneve nuk kanë dëgjuar britmat e saj. Sot, Ana vjen nëstudion e “Pa Gjurmë” jo vetëm për të rrëfyer këtë histori tronditëse, por si një thirrje për ndihmë. Ajo vendos të denoncojëjo vetëm burrat në jetën e saj qëishkaktuan vuajtje pafund, por edhe tutorët që e dhunuan dhe sot janë ende një kërcënim i vazhdueshëm për të.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 26 janar 2023)

    Në këndin e kuzhinës me znj.Albana e cila solli receta plot shije. Përzgjedhja e recetave për ditën e sotme ishte: ‘Tava e Dheut Tironse me mëlçi’, Tavë me pulë dhe perime dhe Pengjir me kos 

    Humbja e peshës është një ndër problematikat që shqetëson popullatën sot. Ushqimet e procesuara, jeta sedimentare dhe orët e gjata të ulura në zyrë janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë. E ftuar në studion e ‘’Rreze Dielli” dietologia Brikena Xhixha u ndal në gabimet më të shpeshta që bëjmë kur duam të humabim peshë dhe sigurisht ndau këshilla të vlefshme që të humbasim kilogramët në mënyrën më të shëndetshme.

    Gjithashtu gazetarja Alice Taylor përmes një lidhje skype në ‘’Rreze Dieli” ndau historinë e saj të suksesit me humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme. Ajo ka humbur 43 kg për rreth një vit e gjysmë.

    Një tjetër personazh që ndau historinë e saj në “Rreze Dielli” ishte Amanda Ballabani, në profesion ekonomiste, vajza 24-vjeçare tregoi se ka humbur 23 kg brenda vetëm 3 muajsh.

    Bleonita Sejdiu është shpallur furrëtarja më e mirë e vitit 2022 në Gjermani. Në  një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo ndau suksesin e saj me të gjithë teleshikuesit e Report Tv.

  • VIDEO

    Doni të bini nga pesha në mënyrë të shëndetshme? Ndiqni këshillat nga dietologia Brikena Xhixha

    Humbja e peshës është një ndër problematikat që shqetëson popullatën sot. Ushqimet e procesuara, jeta sedimentare dhe orët e gjata të ulura në zyrë janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë. E ftuar në studion e ‘’Rreze Dielli” dietologia Brikena Xhixha u ndal në gabimet më të shpeshta që bëjmë kur duam të humabim peshë dhe sigurisht ndau këshilla të vlefshme që të humbasim kilogramët në mënyrën më të shëndetshme. 


    Gjithashtu gazetarja Alice Taylor përmes një lidhje skype në ‘’Rreze Dieli” ndau historinë e saj të suksesit me humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme. Ajo ka humbur 43 kg për rreth një vit e gjysmë. 


    Një tjetër personazh që ndau historinë e saj në “Rreze Dielli” ishte Amanda Ballabani, në profesion ekonomiste, vajza 24-vjeçare tregoi se ka humbur 23 kg brenda vetëm 3 muajsh.


     

  • VIDEO

    Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK!

    Refuzimi i kërkesës së opozitës për të diskutuar në Kuvend vetëm për dosjen amerikane të zyrtarit të FBI dhe mungesa e kryeministrit Rama, shkaktoi kaos në seancën plenare me Sali Berishën që bllokoi foltoren. Nikolla hodhi për votim ligjet e rendit të ditës pa diskutime dhe e mbylli në më pak se 1 orë seancën. Kaq mjaftoi që Alibeaj të njoftojë se grupi i tij do të nisë procedurat për shkarkimin e saj.

    • VIDEO

      Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 'bosa' shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro

      Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, në koordinim me EUROJUST kanë arritur të shkatërrojnë rrjetin e bandës së trafikut të drogës, të drejtuar nga 3 shqiptarë.  43 urdhër-arreste në të dyja vendet dhe 5 milionë euro të sekuestruara ka qenë bilanci i operacionit antidrogë të bandave italo-shqiptare në Bergamo.

      • VIDEO

        U dhunua për shkak të detyrës, gazetari i Report Tv Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

        Gazetari i Report Tv, Elvis Hila foli për sulmin që pësoi për shkak të detyrës nga 2 persona në Lezhë. Ai foli në një bisedë me gazetarin Nertil Agalliu në ‘Sot, live në Shqipëri’ në Report Tv duke sqaruar të gjithë ngjarjen ndërsa në fytyrën e tij dukeshin qartë frakturat që kishte pësuar.

      • VIDEO

        Frymëzuese/ Historia e shqiptares që u shpall furrëtarja më e mirë e vitit 2022 në Gjermani

        Bleonita Sejdiu është shpallur furrëtarja më e mirë e vitit 2022 në Gjermani. Në  një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo ndau suksesin e saj me të gjithë teleshikuesit e Report Tv.

      • VIDEO

        Këngëtarja Teuta Tenolli gatoi recetën e gjyshës ‘Tava e Dheut Tironse me mëlçi’ në Rreze Dielli

        TAVË TIRONSE ME MËLÇI
        Përbërësit:

        • 300 gr mëlçi
        • 3 lgj gjizë
        • 3 lgj vaj ulliri
        • 1 lgj miell misri
        • 1 kokërr qepë
        • 5-6 thelpinj hudhër
        • 1 lgj salcë domate
        • 2 lgj gjalpë
        • Kripë, piper i zi
        • Piper i kuq pluhur
        • Spec djegës

        Përgatitja:
        Mëlçitë pasi i presim në kubikë të vegjël i kaurdisim në tenxhere me yndyrë. Më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë, shtojmë salcën e domates dhe e lemë të ziejë. Tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit, më pas shtojmë gjizën, piperin e zi, piperin e kuq dhe thelpinjtë e hudhrës. Tavën e dheut duhet ta kemi të nxehtë, hedhim fërgesën, shtojmë pak spec djegës dhe e vendosim në furrë.
         

      • VIDEO

        Tavë me pulë dhe perime nga zonja Albana

        TAVË ME PULË DHE PERIME

        Përbërësit:

        • 2 gjokse pule
        • 1 qepë
        • 300 gr patate
        • 300 gr presh
        • 3 karrota
        • 100 ml verë të bardhë
        • 5-6 domate qershi
        • 1 tufë majdanoz
        • 2 lgj vaj ulliri
        • 1 lgj gjalpë
        • Kripë, piper, trumzë

        Përgatitja:

        Në një tenxhere ngrohim vajin dhe gjalpin dhe kaurdisim gjokset e pulës të cilat i kemi marinuar me kripë dhe erëza. Pasi mishi i pulës ka ndryshuar ngjyrë e shuajmë me pak verë dhe pasi të avullojë alkooli largojmë mishin e pulës. Ne po atë yndyrë vendosim perimet e marinuara me erëza dhe lëng limoni dhe i kaurdisim për pak minuta. Perimet dhe mishin e pulës të kaurdisur i kalojmë në një tavë, vendosim dhe disa domate qershi. E mbulojmë tavën me një letër pjekje dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.

         

      • VIDEO

        Pengjir me kos nga zonja Albana

        PENGJIR ME KOS

        Përbërësit:

        • 4 vezë
        • 1 gotë sheqer
        • 1 gotë kos
        • 1 gotë vaj
        • 500 gr miell
        • 1 bustinë vanilje
        • 1 lç kripë
        • 1 lç sodë
        •  
        • Sherbeti:
        • 1 kg sheqer
        • 500 ml ujë

        Përgatitja:

        Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Pasi sheqeri është tretur mirë shtojmë kosin dhe vajin. E përziejmë mirë me tel kuzhine dhe më pas shtojmë miellin tek i cili kemi hedhur pak kripë dhe sodë. Brumin e përgatitur e shtrojmë në një tavë, e nivelojmë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë.

        Ndërkohë që pengjiri piqet përgatisim sherbetin. Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe pak lëkurë limoni. Pengjirin do ta lemë të ftohet dhe më pas e sherbetosim me shurupin e ngrohtë.

      • VIDEO

        Afera e ish-agjentit të FBI, opozita sulm Ramës (25 janar 2023)

        Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka dhënë detaje nga seanca e mbajtur ditën e sotme në Uashington për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka marrë 225 mijë euro nga Agron Neza që të lobonte për një koncesion nafte. Korrespondenti i Report Tv thotë se seanca zgjati vetëm 15 minuta dhe McGonigal u deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka marrë para.

         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv