• VIDEO

    Ju dhembin muskujt e qafës? Zbuloni pse ndodh dhe kurat e duhura në kushtet e shtëpisë

    Dhimbjet e qafës dhe ato të shpatullave janë ndër më të përhapurat në vitet e fundit. Në në intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Ledina Nikolla tregoi ushtrimet më të mira që mund të realizojmë në kushte shtëpie.

  • VIDEO

    Përvlak nga zonja Albana

    Përvlak

    Përbërësit:

    • 3 gota e gjysëm miell
    • 2 gota ujë
    • 1 e ½ lgj gjalpë
    • 1 thelpi hudhër
    • Kripë, piper i zi
    • Për mbushje;
    • Djathë i bardhë ose gjizë
    • Hudhër

    Përgatitja:

    Në një tenxhere shtojmë ujin, hudhrat dhe kripën. Presim të vlojë uji rreth 8 minuta, largojmë hudhrat, fikim sobën dhe shtojmë miellin. E përziejmë mirë me lugë druri (siç veprojmë me hallvën) më pas e shtrojmë në tryezë duke e punuar me duar. Kur e shohim që brumi është punuar mirë e ndajmë në kuleçë. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hapim kulaçkat në formë pite pak më të trashë se krepat. Në çdo shtresë të piteve që do të hapim vendosim djathë të bardhë të thërrmuar, gjalpë të tretur dhe hudhra sipas dëshirës. Në fund bëjmë një prerje në formë bakllavaje, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Speca të mbushura me perime dhe mish të grirë nga zonja Albana

     

    Speca të mbushura me perime dhe mish të grirë

    Përbërësit:

    • 8 speca
    • 250 gr mish i grirë
    • 1 qepë e thatë
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 1 kungull
    • 1 lgj salcë speci
    • 1 lgj salcë domate
    • 2 domate
    • 1 gotë oriz
    • Kripë, piper
    • Bimë aromatike
    • Ujë i nxehtë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere me vaj të nxehtë kaurdisim specat të cilëve u kemi hequr kapakun dhe i kemi pastruar nga farat.

    Qepën e grirë imët e kaurdisim në tenxhere, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të përthithë të gjitha lëngjet. Më pas shtojmë specin e kuq dhe jeshil të prerë në kubikë, kungullin, domaten e grirë, salcat, orizin dhe pak ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Me këtë masë mbushim specat dhe i vendosim në furrë  në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë me hithra nga zonja Albana

    Supë me hithra

    Përbërësit:

    • 1 qepë
    • 1 patate
    • 1 karrotë
    • 1 dorë hithra
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 1 litër ujë
    • 4 lgj pana
    • Kripë, piper

    Pëgatitja:

    Qepën e prerë hollë e kaurdisim në gjalpë duke e spërkatur me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë pataten dhe karrotën të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë dhe i lemë perimet të ziejnë. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë hithrat e lara mirë. Në fund e kalojmë supën në frulim duke shtuar pak pana, kripë dhe piper të zi. Supën e servirim menjëherë të ngrohtë shoqëruar me pak bukë të thekur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 25 janar 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga 21 janari në dorë të Altin Dumanit te një amerikan, dy tropojanë dhe një shejtan e deri tek Xhixha prezantohet si gladiator tek Qarabag.

  • VIDEO

    21 janari, PS padit Berishën dhe Bashën për vrasje (24 janar 2023)

    Ndonëse kanë kaluar 12 vjet nga 21 janari, ende mbetet një ngjarje e cila ndez debate, e sidomos pas lajmit të bujshëm të disa audio përgjimeve të pretenduara.

  • VIDEO

    Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, korrespondenti i Report Tv në SHBA: Shkeli betimin e Amerikës për përfitime personale

    Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika foli për arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin kolegët kanë thënë se ka thyer betimin e SHBA për përfitime personale ndërsa akuzohet për lobime dhe pagesa të marra në dorë.

  • VIDEO

    Tragjike-E bija mëson vdekjen e nënës live/E humbur prej 6 muajve,gruaja kishte përfunduar në spital (24 janar 2023)

    ’Pa Gjurmë’ në Report TV identifikon 71-vjeçaren e shtruar prej 6 muajve në spitalin Neurologjik pranë QSUT. E moshuara Drana Alushi ishte denoncuar si e humbur nga familjarët në policinë e Fierit, të cilët mësuan live për fatin e nënës së tyre, kur ’Pa Gjurmë’ publikoi rastin. Fatkeqësisht këtë të martë e moshuara që ndodhej në koma ndërroi jetë në spital. Prej 6 muajve e shtruar në spitalin Neurologjik pranë QSUT, falë ’Pa Gjurmë’ identifikohet e moshuara Drana Alushi. Pas publikimit të fotos në program, familjarët mësuan live për fatin e nënës së tyre. Deri pasditen e kësaj të marte kur ’Pa Gjurmë’ e bëri publik rastin, 71-vjeçarja nuk ishte identifikuar, as nga bluzat e bardha, por as nga policia e Fierit ku familjarët kishin bërë denoncimin për humbjen e Drita Alushit pak muaj më parë. Atë që s’mundën dot ta bënin institucionet në 6 muaj, e bëri ’Pa Gjurmë’ në 60 minuta të transmetimit live. Në spitalin neurologjik të Tiranës, në pavionin numër të dy në katin e katërt ku ndodhej e shtruar në gjendje të rëndë, e moshuara. E intubuar, për zonjën e paidentifikuar nuk kishte asnjë informacion, ndërsa nuk dihej sesi kishte përfunduar në atë gjendje. Mëngjesin e kësaj të marte në redaksinë e ’Pa Gjurmë’ një pacient, i cili kishte ndarë të njëjtën dhomë me zonjën dërgoi ekskluzivisht fotot, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, pasi për të nuk ishte paraqitur asnjë nga familjarët. Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, 71-vjeçarja ishte sjell nga disa qytetarë në urgjencën e QSUT-së, pa ndjenja, ndërsa nuk dihen rrethanat sesi kishte ndodhur. Pas mbërritjes së këtyre fotove, ’Pa Gjurmë’ kërkoi ndihmën e qytetarëve për të mësuar rreth identitetit të zonjës, e cila ishte në gjendje kome deri mëngjesin e kësaj të marte, kur fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.Këtë lajm e bija e mësoi live përmes ekranit. Mimoza Alushi telefoni urgjent në Report TV: ’Po, ajo në foto është nëna ime. Ka mbi 4 muaj që ishte e humbur dhe nuk kishim lënë vend pa e kërkuar. Kemi bërë denoncimin edhe në policinë e Fierit, por nuk kishim mundur të zbulonim asnjë gjurmë. Kam kontrolluar gjithashtu nëpër spitale por asgjë. Edhe në morg kam kërkuar. Jemi nga fshati Rom, i Fierit nga ku u largua nëna. Kur pashë foton në ekran u shokova. Nuk desha tu besoja veshëve se nëna ime paska ndërruar jetë pak orë më parë. Ndjehem e pikëlluar për këtë, por juve ju falenderoj shumë që bëtë të mundur gjetjen e saj’-u shpreh e përlotur e bija

  • VIDEO

    Dirigjenti Oleg Arapi: “Arma ime e vetme për të “luftuar” në vitet e diktaturës, ishte talenti” (24 janar 2023)

    I ftuar në “Esencë” për të ndarë histori nga jeta e tij erdhi Maestro Oleg Arapi. Dirigjenti i skenave ndërkombëtare na tregoi rrugën e vështirë drejt artit,që rrënjët i ka të hershme. Gjithçka nis nga origjina ruse e mamasë së tij,që krijon problemet e quajtura biografike të kohës,duke bërë që ai të kalojë një fëmijëri jo të lehtë. Maestro rrefen mes emocionesh se sa shumë luftë në heshtje dhe punë intensive I është dashur për të fituar të drejtën e studimit të cilën mundi ta marrë pas 8 vitesh përpjekje. Shumë eksperienca si dirigjent brenda dhe jashtë vendit e kanë bërë Oleg Arapin një prej emrave më në zë mes dirigjentëve duke u nderuar edhe me çmime të rëndësishme si “Ylli i Artë” në Itali dhe medalja “Glorias Artis” në Poloni. Maestro Arapi sot na njeh edhe me jetën e tij familjare si baba I dy vajzave, ku njërën prej tyre, Lorelën e shohim edhe në një mesazh surprise në program.

  • VIDEO

    Raporti me Ramën? Braçe: Kam marrëdhënie korrekte institucionale! Propozimet e mia janë në përputhje me qëllimet e PS! Ministrat që flenë gjumë i kam fokus kritike

    Deputeti socialist Erion Braçe që është komentuar si kritik i mazhorancës, ka bërë me dije se ka marrëdhënie korrekte institucionale me Edi Ramën. Po ashtu u shpreh se propozimet e tij janë të majta dhe në përputhje me qëllimet e PS. Duke iu referuar ministrave që ‘flenë gjumë’, Braçe tha se janë në fokus të kritikës së tij.

     
  • VIDEO

    Braçe: Kërkova tek ‘Ekonomia’ t’i vihet taksë qumështit të kremit! Nëse do tregoheshin komponentët, të gjithë do konsumonin kafe shqeto

    Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar që t’i vihet taksë qumështit të kremit të njohur 'barista'. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se askush nuk flet për efektet që sjell qumështi ai që përdoret nëpër lokale për ‘makiato’. Nëse kjo do të bëhej, të gjithë do të konsumonin kafe shqeto.

  • VIDEO

    Aksident tragjik në Fushë-Kuqe të Kurbinit, përplasen 'kokë më kokë' dy mjete! Humb jetën 2-vjeçari, plagosen prindërit e tij

    Një aksident tragjik është raportuar pak minuta më parë në kryqëzim të Fushë Kuqes në Kurbin. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve ka ndërruar jetë një 2-vjeçar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv