-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Agron Neza ka një përgjigje për Sali Berishën tek Fatos Klosi zbulon të pathënat e 21 janarit e deri tek a duhet anëtarësuar Ukraina në NATO.
-
VIDEO
Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës! Korrespondenti i Report Tv nga SHBA: Seanca zgjati 15 minuta, do hetohet në gjendje të lirë
Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka dhënë detaje nga seanca e mbajtur ditën e sotme në Uashington për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka marrë 225 mijë euro nga Agron Neza që të lobonte për një koncesion nafte. Korrespondenti i Report Tv thotë se seanca zgjati vetëm 15 minuta dhe McGonigal u deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka marrë para.
-
VIDEO
Një nga ne -Ka 13 fëmijë, 28 nipër e mbesa, njihuni me historinë e veçantë te Nana Terezës (25 janar 2023)
Refuzon të heqë veshjen e malësores. Nana Terezë është burim frymëzimi për nipin piktor. Kjo është historia e dashurisë për familjen dhe traditave shekullore që nuk janë shuar në Bushat të Shkodrës. Por si është dita e një nëne me 13 fëmijë dhe gjyshe e 28 nipërve dhe mbesave. “NJË NGA NE” prezanton: Malësorja që u shndërrua në gjyshen frymëzuese
-
VIDEO
Përmbytjet në vend/ Çoçoli: Qytetarët nuk ankohen kot, nuk është bërë sa duhet! Zëvendës ministri i Bujqësisë: 8% e buxhetit vendor kompensim për të prekurit
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se pavarësisht se zona e ultërsirës perëndimore ishte përmbytur herë pas here për shkak të reshjeve të shiut, qeveria ende nuk ka marrë masat e duhura për pastrimin e kanaleve të ujërave të larta ose ndërtimin e një hidrovori të ri.
-
VIDEO
Artisti Stefan Taçi, kujton kohën kur Kinostudio prodhonte filma të animuar (25 janar 2023)
Artisti Stefan Taçi në një rrëfim për jetën dhe karrierën Piktor,skulptor dhe regjisor i filmit të animuar ai ndau disa kujtime dhe eksperienca të viteve ndër vite. Ishte koha kur mendonte se e ardhmja e tij do ta lidhte pashmangshmërisht me pikturën,por ndodhi që ai ishte i magjepsur prej shumë formave të artit prej të cilave nuk u shkëput kurrë. Ka kaluar paralelisht sa tek piktura e skulptura dhe njëherësh tek regjia e filmave të animuar. Këto të fundit një pjesë e rëndësishme dhe themelore e karrierës së tij si artist. Rrugëtimi i tij në Kinostudio nisi në vitin 1988,aty ku kujton fillimet me filmin e animuar,faktin që ishte i pari që eksperimentoi me plastelinën tek animimi dhe ishte një qasje e suksesshme. Një katalog për “Rrugicën e Tiranës” me pikturat e tij është një mënyrë për të ruajtur kujtesën e kohës “Të jetosh në Shqipëri si artist i lirë është shumë e vwshtirë”- thotë ai,ndërsa thekson se artisti ka nevojë të jetë në kontakt me publikun e tij përmes krijimeve .
-
VIDEO
Dhunohet për shkak të detyrës gazetari i Report Tv në Lezhë, Elvis Hila dhe gruaja e tij: S'më pengojnë të them të vërtetën dhe pse disa s'iu pëlqen! Në kërkim 2 autorët
Gazetari i Report Tv në Lezhë, Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij, ndërsa tashmë gazetari ka bërë kallëzimin në Polici dhe dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO
I ndaluan dashurinë me burrin e martuar,zhduket vajza/Nëna:Me pasaportën doli nga dritarja (25 janar 2023)
Rezulton e humbur prej një viti, Fitime Adili doli fshehurazi nga banesa në Tetovë, ndërsa familja prisnin miq për të darkuar. Familjarët kanë udhëtuar nga Maqedonia e Veriut duke iu drejtuar për ndihëm emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi prej mbrëmjes së 7 janarit të vitit 2020, nuk kanë asnjë informacion për të bijën. Sipas pohimit të tyre 22-vjeçarja atë mbrëmje kishte qenë në dhomën e saj, në momentin që vendos të largohej pa i thënë askujt. Ajo ndërkaq me vete mori pasaportën dhe telefonin. Ky i fundit rezultoi i fikur, që prej momentin kur ajo u largua nga banesa. Për 22-vjeçaren ky veprim është i përsëritur, pasi në vitin 2019 ajo ka qenë larguae po nga banesa e saj për shkak të një lidhje të fshehtë dashurie që kishte për një djalë të martuar 25-vjeçar. Ky i fundit banor në një tjetër fshat po në Tetovë. Familja nuk e kishte ditur këtë gjë, por kishte mundur ta zbulonte se e bija me këtë person kishte disa kohë që frenkuentohej, ndërsa ai kishte një tjetër familje dhe ishte babai i një djali. Familjarët nuk dinë të thonë me siguri nëse largimi për herë të dytë i Fitimes ka të bëjë pikërisht me këtë marrëdhënie dashurie, por shqetësimi i tyre më i madh është fati i të bijës. Kjo lidhur edhe me episodin e parë të largimit të saj, pasi në 2019 Fitimja u gjet nga i ati, e vetme në një banesë në Tetovë në gjendje tepër të rënduar pskologjike dhe fizike. Familjarët mundën ta kthenin në shtëpi, ku gjendja e saj nisi të përmirësohej pak e nga pak, me shpresën se Fitimja kishte arritur të hiqte dorë të mos kishte më kontakte me ish-të dashurin e saj. Por gjithsesi, ai kësaj here është marr në pyetje nga policia, ndërsa në deklaratën e bërë para oficerëve nuk ka pranuar të ketë lidhje me zhdukjen e ish-të dashurës së tij. 22-vjeçarja e kishte paralajmëruar më herët largimin e saj kur shpesh ndjehej fajtore para familjarëve pse i kishte sjellë kaq shumë shqetësime.
-
VIDEO
Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI-së, s’kam lidhje me hetimin e SHBA-së! Drejtësia amerikane s’mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të mërkure drejtuesit politik në qarqe. Në përfundim të mbledhjes Rama tha se ka takuar ish-zyrtarin e FBI-së, por s’ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-së! Sipas tij, opozita po e përdor për interesa të saj.
-
VIDEO
Shtëpia e Agron Nezës në Nju Xhersi, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: 4-5 mijë euro qiraja, banesat shumë të shtrenjta
Korrespondenti i Report Tv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Denion Ndrenika, në një lidhje live nga Nju Xhersi, tha se lagja ku jeton shqiptaro-amerikani është një zonë shumë ekskluzive, ku shtëpitë janë shumë të shtrenja dhe qiratë variojnë në 4-5 mijë euroja në muaj.
-
VIDEO
Duka në Report Tv: Në 14 maj do provojmë forcën tonë, po s’ia dolëm rrezikojmë shkrirjen! PD të shkojë pas kandidatit, bashkimi, pas zgjedhjeve vendore
TIRANË- Zgjedhjet e 14 majit për Partinë Agrare Ambientaliste do të jenë një test për të kuptuar deri ku janë fuqitë e kësaj force politike, me qëllim që të vendosin se si do të jetë e ardhmja e saj. Në një intervistë në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Agron Duka tha se ato synojnë që të nxjerrin të paktën 1 këshilltar bashkiak në 61 Bashki, por ka edhe pretendime për 2 këshilltar Bashkiak.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 25 janar 2023)
Dhimbjet e qafës dhe ato të shpatullave janë ndër më të përhapurat në vitet e fundit. Në në intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Ledina Nikolla tregoi ushtrimet më të mira që mund të realizojmë në kushte shtëpie.
Blogerja Erdona Bjeshkaj në rubrikën “Bëje vet’’ në Rreze Dielli, këtë javë solli si sugjerim një maskë me banane dhe niseshte misri për një fytyrë rinore.
Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvlak, speca të mbushura me perime dhe mish të grirë dhe supë me hithra.
-
VIDEO
Lëkura e bananes dhe niseshtja misrit do t'ju bëjnë të dukeni si një vajzë 16-vjeçare me këtë maskë
Blogerja Erdona Bjeshkaj në rubrikën “Bëje vet’’ në Rreze Dielli, këtë javë solli si sugjerim një maskë me banane dhe niseshte misri për një fytyrë rinore.