Çfarë ndodh nëse Berisha merr vulën e PD? Bardhi: Tërhiqem nga politika! Nuk pranoj ta mbështes si kandidat për kryeministër

26 Janar 2023, 21:57

Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të tërhiqej nga politika nëse Berisha do të jetë në krye të PD-së si kandidat për kryeministër.

I pyetur për vazhdën e veprimeve nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për vulën e PD-së, Bardhi tha se një gjë e tillë ishte e pamundur ligjërisht, por nëse ndodhte, nuk do të kishte më karrierë politike brenda Partisë Demokratrike.

“Nëse do zbatohet ligji, është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë dhe gjykata të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit.  Unë personalisht do të mbështes kandidatët e PD-së. Cilido të jetë kandidati që konkurron nën logon e PD-së do marrë mbështetjen dhe votën time. Parakushti është që nëse Berisha do jetë në krye të PD-së kandidat për kryeministër, unë nuk do kem më karrierë politike brenda PD. Nuk do pranoj të mbështes Berishën si kandidat për kryeministër”- u shpreh Gazment Bardhi.