Turp se është i verbër!Vajzat e braktisin/Jeta burrit te shinat e trenit:S’bëj dot gëzuar

27 Dhjetor 2022, 18:53

Historia e trishtë e një 59-vjeçari nga Elbasani e ka sjellë në një studio televizive, pasi prej kohësh ka humbur kontaktet me të bijat. Gëzim Hima mbeti vetëm kur bota iu errësua e gjitha, ndërsa në vitin 2006 ai u vërbua totalisht. Prej atij momenti nuk i ka mbetur më asgjë, pasi përveçse i braktisur nga fati ai ka mbetur i vetëm në udhëkryqe rrugësh, i pastreh totalisht pa mbështetje dhe në mjerim. Çifti me dy vajzat jetonin me qira deri në vitin 2014, në qytetin e Elbasanit, kur bashkëshortja bashkë me të bijat u larguan përgjithnjë nga banesa. Ajo i kërkoi divorcin bashkëshortit duke i dhënë fund martesës pas 24 vitesh. Sot, Gëzimi i kujton me dhembje ato kohë, kur vajzat nuk i pa më me sy edhe pse për ta paguante cdo detyrim ushqimor sipas ligjit. Prej 8 vitesh i mungojnë shumë, ato janë të rritura sot, por për babanë nuk janë interesuar më kurrë. Adresa e 59-vjeçarit është rruga Jordan Misja, në Tiranë pranë shinave të trenit. Shumë prej banorëve aty e njohin, pasi disa prej tyre edhe kujdesen duke i ofruar ushqime e veshmbathje. Ai strehohet në një banesë të braktisur, e cila është shpëtimi i ditëve në ditë të ngrohta e me shi, ndërsa ajo që kërkon është të gjejë një mundësi për të përballuar jetën. Një apel ka edhe për dy vajzat që jetojnë sot me nënën e tyre...