• VIDEO

    Një vit pas zgjedhjeve të 25 Prillit / Vangjeli: Në katin e dytë të selisë blu u hapën shishe shampanje! Do të kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës

    Një vit pas zgjedhjeve që i dhanë Edi Ramës mandatin e tretë, analisti Lorenc Vangjeli solli detaje në emisionin “Kontrast” në Report TV.

    Në panel me gazetarin Denis Minga dhe të ftuarin Edmond Spaho, Vangjeli tha se sot Partia Demokratike është në pikën e saj më të dobët dhe se prej saj pritet ringritja.

    Sipas tij, shqiptarët do të kenë një PD pa Lulzim Bashën, por edhe pa Sali Berishën.

  • VIDEO

    Fati i Olivias 6 vjeçe, nëna e braktisi të sëmurë, ish-vjehrra: Iku fshehurazi

     

    Një rrëfim prekës në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report Tv ishte ai që u rrëfye nga një 57-vjeçare nga Kuçova, e cila rrit mbesën e mitur pasi nëna e braktisi kur ajo ishte vetëm 2 vjeçe. Silvia Kaja iku nga banesa duke lënë të voglën me gjyshërit e saj. Ajo kishte të vështirë për t’u mësuar me mungesën e të ëmës, që nuk mori më voglin mundim për ta kthyer kokën që ditën kur e la korrikun e vitit 2018. Gjyshja e saj Naze Kallmi mes lotësh tregon si ishte për ta ajo ditë kur nusja nuk u kthye më në banesë.57-vjecarja tregon për arsyet e larhimit të nuses duke ngritur dyshimet se ajo tashmë ka ndërtuar një tjetër jetë në shtetin grek dhe se ëshjtë bërë sërish nënë e një djali. Olivia sot është 6 vjece një vajzë e bukur e cila nuk mban mend imazhin e nënës që e solli në jetë. E gjejmë në oborr teksa na sheh me habi dhe e hutuar. Ajo ka lindur me probleme në dëgjim, ndërsa kuptohet me gjyshërit e saj me shumë vështirësi. Të shqetësuar për të voglën janë edhe gjysh Nexhipi si dhe stërgjyshja.Babai Dorjan Kallmi prej një viti ka emigruar në Itali, për të siguar të ardhura për të bijën që rritet nga prindërit e tij. Nazja dhe bashkëshorti i saj Nexhip Kallmi nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa ndihmë që i ati të marrë kujdesatrinë e vajzës për të patur mundësi kurimi jashtë vendit për Olivian e vogël. I ati nuk mund ta marrë dot pa firmën e nënës biologjike, e cila që prej momentit që e braktisi nuk nuk është bërë më e gjallë.

  • VIDEO

    Burri në Itali, gruaja ikën nga shtëpia, ish-krushkat zihen live në ’Pa Gjurmë’

    Një 57-vjeçare nga Kuçova rrit e vetme mbesën e mitur, pasi nëna e braktisi kur ajo ishte vetëm 2 vjeçe. Silvia Kaja iku nga banesa duke lënë të voglën me gjyshërit e saj. Ajo kishte të vështirë për t’u mësuar me mungesën e të ëmës, që nuk mori më vsoglin mundim për ta kthyer kokën që ditën kur e la korrikun e vitit 2018. Gjyshja e saj Naze Kallmi mes lotësh tregon si ishte për ta ajo ditë kur nusja nuk u kthye më në banesë. 57-vjecarja tregon për arsyet e larhimit të nuses duke ngritur dyshimet se ajo tashmë ka ndërtuar një tjetër jetë në shtetin grek dhe se ëshjtë bërë sërish nënë e një djali. Olivia sot është 6 vjece një vajzë e bukur e cila nuk mban mend imazhin e nënës që e solli në jetë. E gjejmë në oborr teksa na sheh me habi dhe e hutuar. Ajo ka lindur me probleme në dëgjim, ndërsa kuptohet me gjyshërit e saj me shumë vështirësi. Të shqetësuar për të voglën janë edhe gjysh Nexhipi si dhe ssstërgjyshja. Babai Dorjan Kallmi prej një viti ka emigruar në Itali, për të siguar të ardhura për të bijën që rritet nga prindërit e tij. Nazja dhe bashkëshorti i saj Nexhip Kallmi nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa ndihmë që i ati të marrë kujdesatrinë e vajzës për të patur mundësi kurimi jashtë vendit për Olivian e vogël. I ati nuk mund ta marrë dot pa firmën e nënës biologjike, e cila që prej momentit që e braktisi nuk nuk është bërë më e gjallë. Për Olivian, gjyshe Nazja është nënë e shkuar nënës dhe për Nazen Olivia është mjalti i mjaltit, ndaj për të do të bënte gjithcka.

  • VIDEO

    Spaho në 'Kontrast': Shtyrja e Kuvendit më 30 prill një mundësi që të merrte pjesë pala tjetër! Deri më sot krerët e degëve nuk ishin të zgjedhur

    Deputeti demokrat, Edmond Spaho, tha sot se shtyrja e Kuvendit të PD-së për në 30 Prill u bë për t’i dhënë një mundësi grupimit të Bashës që të bëhet pjesë. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ai komentoi edhe procesin e zgjedhjeve në rrethe. Spaho u shpreh se deri më sot, krerët e degëve të Partisë Demokratike nuk kanë qenë të zgjedhur.

  • VIDEO

    Lorenc Vangjeli: 25 Prilli ishte stoli që u hoq teksa PD kishte litarin në fyt

    Për analistin Lorenc Vangjeli, përçarja e Partisë Demokratike nuk nisi kur Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar, por që në humbjen e 25 Prillit 2021.

  • VIDEO

    Çupi në Report Tv: Berisha-Meta peticion për të larguar ambasadën e SHBA-së, hera parë që ndodh pas 100-vjetësh! Mund të shpërthej një luftë mes militantëve dhe përfaqësuesve të SHBA

    Për herë të parë pas 100 vitesh, tha Çupi i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv, kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së, gjë që nuk është kërkuar as në diktature, shtoi analisti. Për Çupin, kjo e çon në ekstrem luftën e mbështetësve në Sali Berishës dhe të Ilir Metës, pasi mund ta çoji deri në situatën e një lufte të armatosur me SHBA-në, vetëm e vetëm që këto të dy t'i shpëtojnë drejtësis

    • VIDEO

      Supë me kërpudha, majdanoz dhe limon nga zonja Albana

      Supë me kërpudha, majdanoz dhe limon

      Përbërësit:

      300 gr kërpudha

      300 gr patate

      1 karrotë

      1 qepë

      1 lgj gjalpë

      1-2 lgj vaj ulliri

      100 ml pana

      1 kokërr limon

      1 tufë majdanoz

      Bishta qepësh të njoma

      Arrë moskat

      Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Vendosim në një tigan një lugë gjalpë dhe kaurdisim një qepë të grirë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak buljon me koncentrat për të ndihmuar zbutjen e patateve. Ndërkohë paralelisht në një tigan tjetër kaurdisim kërpudhat në vaj të nxehtë. Shtojmë më pas kërpudhat tek supa, shtojmë buljon me lëng mishi ose koncentrat dhe vendosim dhe karrotat të grira imët. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe turmerik dhe e lemë supën të ziejë. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë panën, piperin e kuq dhe majdanozin e grirë imët.

       

    • VIDEO

      Lufta në Ukrainë, konsulli Bajraktari në Report Tv: Kievi i zhgënjyer nga Perëndimi! Në rrezik edhe Moldavia! Në Shqipëri 1 mijë ukrainas, po integrohen

      Konsulli i Ukrainas në Shqipëri, Bledi Bajraktari tha në studion e Report Tv se agresioni rus rrezikon edhe Moldavinë, kjo është edhe arsyeja pse po fortifikohet.

    • VIDEO

      Qofte në salcë me mish të grirë, kungull dhe karrotë nga zonja Albana

      Qofte në salcë me mish të grirë, kungull dhe karrotë

      Përbërësit:

      350 gr mish i grirë

      1 karrotë

      1 kungull

      1 vezë

      50 gr djathë i grirë

      Arrë moskat

      Kripë, piper

      Për salcën:

      ½ kokërr qepë

      250 gr salcë domate

      200 ml pana

      Vaj ulliri

      Kripë, piper

      Përgatitja:

      Fillimisht përgatisim brumin e qofteve duke bashkuar në një tas mishin e grirë, qepën, karrotën dhe kungujt të grirë në rende. Shtojmë kripën, piperin, djathin e grirë kaçkavall, vezën dhe bukën e thërrmuar. E punojmë mirë brumin dhe i japim formë qofteve. 

      Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me vaj ulliri qoftet (të pudrosura me miell) nga të gjitha anët sa të marrin një ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe panën e holluar me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me qofte në salcë të gatuhet në temperaturë mesatare.

    • VIDEO

      Byrek me gjizë dhe spinaq nga zonja Albana

      Byrek me gjizë dhe spinaq

      Përbërësit:

      500 gr miell

      1 lgj kripë

      1 lgj uthull

      1 lgj vaj

      300 gr gjizë

      1 kokërr vezë

      200 gr spinaq

      1 tufë koper

      Piper i zi, piper i kuq

      Niseshte për hapjen e petëve

      Përgatitja:

      Fillimisht përgatisim brumin e byrekut. Brumi ështe i rëndësishëm që të punohet mirë derisa të fitojë elasticitet. E lemë brumin të pushojë për të paktën 30 minuta dhe më pas hapim brumin në 6 kuleçë. Spërkasim tryezën e punës me niseshte dhe hapim 6 petë të mëdha të cilat i vendosim njëra mbi tjerën duke lyer çdo petë me vaj ulliri. Në një tas vendosim bishtat e qepëve të njoma të grira imët, spinaqin e grirë imët, majdanoz ose kopër, gjizë pa kripë dhe një vezë. E trazojmë mirë dhe vendosim mbushjen në qendër të petëve të hapura. E mbështjellim petën si një bohçe duke mbuluar të gjithë mbushjen. E spërkasim me pak miell dhe niseshte dhe e kalojmë dhe njëherë okllain mbi byrekun e mbushur. E vendosim byrekun duke e kthyer përmbys në një tepsi, lyejmë sipërfaqen mirë me yndyrë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

    • VIDEO

      Vuani nga kolesteroli i lartë? Ja zgjidhja e menjëhershme që ju jep Ylli merja, me produkte bimore

      Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkaton probleme të ndryshme shëndetësore. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “ Bima dhe shëndeti” në Report Tv solli këshillat që i nevojiten çdo personi që vuan nga kolesteroli i lartë, se si ta kurojnë përmes bimëve medicinale.

    • VIDEO

      Parashikimi i horoskopit javor për datën 25 Prill -1 Maj nga astrologu Jorgo Pulla

      Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 25 Prill deri në 1 Maj) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se pritet të jetë java e Demit, i cili do të ketë mundësi të mëdha në komunikim dhe në anën financiare.

      “Kjo javë mund të themi se është javë e favorizuar për shenjën e Demit. Do të kenë mundësi shumë të mira komunikimi të lindurit e kesaj shenje për gjatë kësaj jave si dhe mjaft pozitive do të jetë ana ekonomike-financiare. Ndërsa në anën shpirtërore të palidhurit do të kenë një javë me zhivillime pozitive” tha ai.

      Ndërsa theksoi se në përgjithësi do të jetë java e sekreteve të mëdha, prandaj shenjat duhet të tregojnë më shumë kujdes këtë javë:

      “Hëna e plotë e datës 16 për një pjesë të shenjave ka sjellë ndryshime problematike, ndaj për gjatë kësaj jave të gjitha shenjat duhet të jenë të kujdesshme në gjërat që duhet të bëjnë. Në rang botëror ndikime shumë të mëdha priten, por do të jetë një javë ku do të kemi zgjidhje pozitive. Rikthehet java e sekreteve të mëdha, për të gjithë ata që do të ndjejnë probleme rreth tyre është mirë që të konsultohen dhe të trakosin në dyert e duhura” tha astrologu Jorgo Pulla.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv