• VIDEO

    Publikimi i rrogave/ Sociologu: Pabarazi e theksuar! Do ndikojë në uljen e performacës së punonjësve! Duhen rishikuar, por jo drejt totalitarizmit, të rishihet edhe paga minimale, pensionet

    TIRANË- Publikimi i pagave, për sociologun Gëzim Tushi nuk është vetëm një skandal në aspektin shtetëror, por edhe në atë sociale, aq sa e quan bombë sociale! Për Tushin, dalja e asaj liste nxorri të pah një të vërtetë që deri më tani thuhej nën zë, por që më pas u konfirmua, një pabarazi të theksuar, ku një 2 punonjës për të njëjtin nivel pune apo edhe aftësie paguhen ndryshe. E të gjendur përballë kësaj pabarazie, Tushi në intervistën në "Sot Live në Shqipëri' me Andi Kapxhiun, tha se duhen rishikuar pagat, ajo minimale, minimumi jetik, pensionet, por theksin e vendosi që nuk duhet të rikthehet totalitarizmi.

     
  • VIDEO

    ‘Nën lupën’ e stilistes Anila Konomi, ja çfarë nuk shkon me veshjet e deputeteve shqiptare

    Cdo të enjte zonjat deputete të Kuvendit të Shqipërisë janë në vëmendjen e medias më shumë për veshjet e tyre ndërsa parakalojnë për në sallën e parlamentit sesa për fjalimet e tyre. Disa janë cilësuar si zonja me shumë stil të cilat ruajnë etikën e veshjes formale që I përshtatet profilit të tyre por ka edhe nga ato zonja deputete që shpesh gabojnë në stil. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” stilistja Anila Konomi komentoi dhe këshilloi deputete shqiptare për stilin e përzgjedhur në daljet e tyre të fundit publike. 

    Sipas stilistes ndër deputetet që kohët e fundit po gabon paksa me stilin e saj është znj.Grida Duma. Ajo ka qenë tepër e komentuar kohët e fundit sidomos për look-un e saj prejen dhe ngjyrën e flokëve.

    Këto kohët e fundit nuk e shoh shumë mirë,  e shoh si një ikonë mode, jo si një grua politikane, me look-un e fundit me prerjen e flokëve është një tendencë pak e ftohtë, ka ndryshuar dhe kolorin e flokëve, të errët gjë që e bën tepër të ftohtë dhe humb vëmendja nga fjala e saj.

  • VIDEO

    Qoku sqaron me detaje për Report Tv hartën e re gjyqësore: Do ketë 16 gjykata në total, plan vizionar, synohet ndryshimi në mentalitet! Kriteret ku u bazuam

    Kryetari i grupit të punës që kanë hartuar draftin prej 170 faqesh, Maksim Qoku ka sqaruar me detaje hartën e re gjyqësore që është propozuar ditën e sotme, pas dakordësisë së arritur mes qeverisë, KLGJ dhe KLP-së.

    Kryetari i grupit të punës që kanë hartuar draftin prej 170 faqesh, Maksim Qoku ka sqaruar me detaje hartën e re gjyqësore që është propozuar ditën e sotme, pas dakordësisë së arritur mes qeverisë, KLGJ dhe KLP-së.

  • VIDEO

    Aksidenti tragjik në aksin Milot-Rrëshen ku humbën jetën 3-vjeçari me të atin, i komunikohet arresti në spital drejtuesit të 'Benz'-it, dyshohet se kreu parakalim të gabuar

    Arlind Miha, drejtuesi i automjetit tip'Benz' që u përfshi në aksidentin tragjik dje në aksin Milot-Rrëshen i është komikuar sot masa e arrestit në spital. Shkak i aksidentit të rëndë, ku humbën jetën 3-vjeçari bashkë me të atin Shkurt Prenga, dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i kryer nga Miha.

    • VIDEO

      Gatime nga zonja Albana, Bakllava me hallvasi

      Bakllava me Hallvasi

      Peta për bakllava

      200 gr gjalp

      4 lugë sheqer

      250 gr arra

      250 gr hallvasi

      shërbeti:

      5 gota sheqer

      2 gota ujë

      lëngu i 1 limoni

      Përgatitja:

      Shtojmë petën dhe spërkasim me gjalp, shtojmë arrat dhe sipër arrave, hallvasi ose në të kundërt shtojmë sërish petë duke e spërkatur me gjalp.

      Sheqerin e kemi të bashkuar me arrat e shtypura, që vendosim sipër ose poshtë hallvasi. Shtresën e arrave mund të vendosim me 1 ose 2, në varësi të petave që kemi.

      Pjekja për 4 ose 4 1/2  derisa bakllavaja të kullojë ( temperaturë 150 gradë Celsius dhe më pas e ulim në 100 gradë cesius.

      Shërbeti hidhet I ftohtë kur bakllavaja është e ngrohtë.

       

       

    • VIDEO

      Gatime nga zonja Albana, Mesnik me mish

      Mesnik me mish

      Përbërësit:

      4-5 racione mish viçi

      50 ml vaj ulliri

      2 qepë mesatare

      2 lgj gjalpë

      3 gota miell

      2 kokrra vezë

      Kripë

      Piper

      Nenexhik

      Përgatitja:

      Fillimisht presim mishin në copëza të vogla dhe e vendosim të kaurdiset së bashku me qepët e grira hollë. Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë, piper të zi dhe nenexhik. Pasi qepa të jetë bërë transparente dhe mishi të ketë filluar të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë (aq sa përbërësit të mbulohen mirë) dhe e lemë mishin të ziejë derisa të zbutet plotësisht.

      Ndërkohë përgatisim brumin njësoj siç veprojmë për byrekun dhe e lemë për disa minuta të pushojë. Më pas hapim petët, 3 petë hiqen mënjanë, ndërsa të tjerat i pjekim mbi pllakën e sobës.

      Në një tavë të lyer me vaj ulliri, shtrojmë petët e papjekura duke i spërkatur me gjalpë. Mbi to vendosim petët e pjekura të thërrmuara dhe më pas vendosim copëzat e mishit. I lagim mirë petët me lëngun e mishit dhe në fund i spërkasim me pak gjalpë.

      Vendosim mesnikun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë.

    • VIDEO

      Gatime nga zonja Albana, Sallatë panxhari

      Sallatë panxhari

      Përbërësit:

      1 kg panxhar i kuq

      100 ml vaj ulliri

      100 ml uthull

      5 thelpinj hudhër

      1 tufë majdanoz

      Kripë

      Përgatitja:

      Pasi i kemi larë mirë panxharët i vendosim në një enë me ujë të ftohtë me 2 lugë uthull në mënyrë që të ruajmë ngjyrën. Më pas i vendosim në zjarr dhe i lemë të ziejnë për rreth 10 minuta.

      Pasi panxhari ka zjerë e kullojmë dhe e grijmë në rende ose e presim në kubikë të vegjël. E vendosim panxharin në një enë qelqi ku hedhim uthullën, hudhrën e shtypur ose të grirë, vajin e ullirit dhe kripën. E lemë të marinohet mirë dhe më pas e kemi gati për t’a servirur sipas dëshirës me pak majdanoz të freskët.

       

    • VIDEO

      Harta e re gjyqësore, Ministri i Drejtësisë: Do ta bëjmë cilado të jetë kostoja politike

      Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur për të bërë hartën e re gjyqësore, pavarësisht kostove politike që mund të ketë. Për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Manja u shpreh se kanë gjetur gjuhën  e përbashkët  edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

       
    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 28 dhjetor 2021

      Titujt e gazetave për sot, nga drejt unifikimit vitet e punës me Italinë për pensionet te PD i kërkon SPAK hetimin e Sali Berishës e deri tek Rama ndan çelësat e shtëpive të reja.

    • VIDEO

      Pazar me 'arkivën' e Shtetit

    • VIDEO

      9 raste me Omicron në Kosovë, mjeku për Report TV: Fituam betejën, kjo është vala e fundit e pandemisë

      Kosova po përballet me një situatë ndjeshëm më të stabilizuar epidemiologjike se vendet e tjera të rajonit. Ndonëse tanimë janë konfirmuar 9 raste të reja me variantin Omicron, mjeku epidemiolog në Prishtinë, Ilir Tolaj tha për Report Tv i i bindur se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.

    • VIDEO

      Ylli Merja: Si të përgatisim verë të ngrohtë antivirale, mund të konsumohet nga çdo i sëmurë

      Në rubrikën e përjavshme ‘’ Bima dhe shëndeti”” në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ mjeku popullor Ylli Merja tregoi një mënyrë shumë të thjeshtë se si personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme si diabeti etj, mund të konsumojnë verë pa dëmtuar organizmin.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv