• VIDEO

    Dy Kuvendet e PD-së/ Përmeti e Pata në ‘Repolitix’: Demokratët do përçahen, në janar dy parti! Meçaj: Berisha s’i ka 4200 firmat! Ironia e Murrizit: Edhe nëse PD shkatërrohej, s’do ishte hera e parë

    Për ish-deputetin Andi Përmeti dhe analistin Ylli Pata, pas 11 dhjetorit Partia Demokratike do jetë më e përçarë se kurrë, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha dhe Lulzim Basha se Kuvendet e gjithsecilit do i bashkojnë demokratët. Të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, përballë gazetarit Denis Minga dy të ftuarit deklarojnë se muaji janar do të sjellë ndarjen e PD-së në dy parti.

  • VIDEO

    Ka shpallur kandidaturën për kreun e PD, Edvin Kulluri në Report TV: Basha ka 4 vite që drejton partinë me mungesë transparence! Nëse më ftojnë në Kuvend më 11 dhjetor, do shkoj

    Ndonëse nuk ka ende garë të hapur zyrtarisht, Edvin Kulluri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së. I ftuar në studion e Report Tv, teksa komentoi situatën brenda PD, tashmë me dy data të shpallura për mbajtjen e Kuvendit, Kulluri u shpreh se do të marrë pjesë më 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, nëse do të ketë ftesë për të. Sipas Kullurit, data 18 dhjetor për thirrjen e Kuvendit nuk është datë e dalë nga delegatët, por nga 'kryesia e Bashës'.

  • VIDEO

    ’Pa Gjurmë’ gjen mjekun e zhdukur 5 muaj më parë në Rinas, shokohet familja kur Jetmir Shehu i refuzon

    Gjendet pas 5 muajve mjeku, Jetmir Shehu, i zhdukur në Rinas. ’Pa Gjurmë’ ka sjellë plot emocione mesditen e kesaj të marte, duke ribashkuar 32-vjeçarin me familjen e tij. Jetmir Shehu me banim ne SHBA, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë qershorin e këtij viti dhe kishte humbur çdo kontakt me familjen. Falë informacioneve të mbërritura në Repor TV u lokalizua menjëherë vendndodhja e tij dhe u realizua takimi mes familjarëve, emocione që u përcollën nga moderatorja e programit Odeta Dume.

  • VIDEO

    Gjendet mjeku i zhdukur 5-muaj më parë,shokohet familja kur e takon

    Udhëtoi nga Amerika dhe u zhduk sapo mbërriti në Rinas gjendet pas 5 muajve Jetmir Shehu. Falë publikimit të rastit në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV ku mbërritën live me dhjetra telefonata, njëra prej tyre lokalizoi ekzaktësisht vendndodhjen e të riut. Babai i 32-vjeçarit foli live nga studio me dëshmitarin në telefon, ndërsa stafi i programit u nis menjëherë në terren bashkë me familjarët në vendqëndrimin e autobusëve dhe furgonave në Terminalin e Kamzës, aty ku i riu u gjet. Në mes të errësirës, në një zonë gjysëm të ndriçuar, ndërsa ora shënonte 17:43, pak sekonda ndanin përballjen e prindërve me shfaqjen e portretit të djalit për të cilin kishte folur dëshmitari. Kur nëna e njohu menjëherë të birin, emocione të forta përjetuan të gjithë, kur me lot gëzimi ajo i dha një përqafim plot mall. Jetmiri shtangu, sapo pa familjarët dhe reagimi ndaj tyre ishte i akullt. Nga një djalë i rritur në Amerikë prej 20 vitesh dhe i arsimuar në fushën e mjekësisë, për 5 muaj me radhë Jetmiri ishte strehuar në zonën e Kamzës në kryeqytet, në një godinë të braktisur. Me një pamje të ndryshuar dhe me mjekër gjendja e tij emocionale dukej e rënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një jelek. Fjalëpak dhe i habitur, në intervistën që dha për gazetaren e ’Pa gjurmë’ Xhilda Durishti, 32-vjeçari dukej thuajse i përhumbur. Gazetarja: Jetmir quhesh Jetmir Shehu: Po Jetmiri jam Gazetarja: Po kërkoheshit në studion e emisionit Pa Gjurmë Jetmir Shehu: Po Gazetarja: Nuk keni pasur kontakt me familjarët ? Jetmir Shehu: Po, korrekt Gazetarja: Të kishte marë malli për familjarët t’i takoje ? Jetmir Shehu: Jo. M’ka marr malli për gruan time të vërtetë Babai i një vajze 3 vjeçe Jetmir Shehu jetonte prej vitit 2000 në Chicago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane. Prej një viti ai ishte në prag divorci me bashkëshorten e tij Besianën. Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni. Ky ishte momenti, kur ai vendos të kthehet në Shqipëri dhe kur sistemi TIMS zbuloi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit. Familjarët kishin bërë denoncimin në policinë, madje i kishin dërguar edhe një kërkesë Ambasadës Amerikane në Tiranë por nuk kishin marrë asnjë informacion zyrtar. 24 orë pas gjetjes së të birit, babai i tij Gëzim Shehu u shpreh i lumtur, ndërsa tregoi për hezitimin që pati në fillim për t’ju drejtuar emisionit ‘Pa Gjurmë‘, i cili me gjetjen e të birit e bëri të ndryshonte mendim. Fillimisht unë nuk pata besim tek ju, por e pashë punën që bënit. Nderi im do ishte të isha në emision, t'ju falenderoja të gjithëve ju. Por për momentin unë jam në Fier bashkë me djalin. Ju kërkoj ndjesë, pasi e kisha të pamundur të shkëputesha prej tij në këto momente. Ju jeni të mrekullueshëm, se problemin e ndiqni deri në fund. Shqiptarët janë të mrekullueshëm. Dua të falenderoj të gjithëve ju që dhatë kontributin në gjetjen e djalit tim. Edhe pse e patën të vështirë, familjarët arritën ta bindnin për ta marrë me vete Jetmirin, pasi ky i fundit nuk pranonte për shkak të problemeve që kishte shfaqur. Të lumtur që më në fund arritëm të bashkonim këtë familje, emisioni 'Pa Gjurmë' vijon misionin e tij me të tjera histori prekëse.

  • VIDEO

    Gjendet i riu i zhdukur në Rinas, refuzon prindërit/’Më ka marr malli vetëm për…

     

    Udhëtoi nga Amerika dhe u zhduk sapo mbërriti në Rinas gjendet pas 5 muajve Jetmir Shehu. Falë publikimit të rastit në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV ku mbërritën live me dhjetra telefonata, njëra prej tyre lokalizoi ekzaktësisht vendndodhjen e të riut. Babai i 32-vjeçarit foli live nga studio me dëshmitarin në telefon, ndërsa stafi i programit u nis menjëherë në terren bashkë me familjarët në vendqëndrimin e autobusëve dhe furgonave në Terminalin e Kamzës, aty ku i riu u gjet. Në mes të errësirës, në një zonë gjysëm të ndriçuar, ndërsa ora shënonte 17:43, pak sekonda ndanin përballjen e prindërve me shfaqjen e portretit të djalit për të cilin kishte folur dëshmitari. Kur nëna e njohu menjëherë të birin, emocione të forta përjetuan të gjithë, kur me lot gëzimi ajo i dha një përqafim plot mall. Jetmiri shtangu, sapo pa familjarët dhe reagimi ndaj tyre ishte i akullt. Nga një djalë i rritur në Amerikë prej 20 vitesh dhe i arsimuar në fushën e mjekësisë, për 5 muaj me radhë Jetmiri ishte strehuar në zonën e Kamzës në kryeqytet, në një godinë të braktisur. Me një pamje të ndryshuar dhe me mjekër gjendja e tij emocionale dukej e rënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një jelek. Fjalëpak dhe i habitur, në intervistën që dha për gazetaren e ’Pa gjurmë’ Xhilda Durishti, 32-vjeçari dukej thuajse i përhumbur. Gazetarja: Jetmir quhesh Jetmir Shehu: Po Jetmiri jam Gazetarja: Po kërkoheshit në studion e emisionit Pa Gjurmë Jetmir Shehu: Po Gazetarja: Nuk keni pasur kontakt me familjarët ? Jetmir Shehu: Po, korrekt Gazetarja: Të kishte marë malli për familjarët t’i takoje ? Jetmir Shehu: Jo. M’ka marr malli për gruan time të vërtetë Babai i një vajze 3 vjeçe Jetmir Shehu jetonte prej vitit 2000 në Chicago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane. Prej një viti ai ishte në prag divorci me bashkëshorten e tij Besianën. Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni. Ky ishte momenti, kur ai vendos të kthehet në Shqipëri dhe kur sistemi TIMS zbuloi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit. Familjarët kishin bërë denoncimin në policinë, madje i kishin dërguar edhe një kërkesë Ambasadës Amerikane në Tiranë por nuk kishin marrë asnjë informacion zyrtar. 24 orë pas gjetjes së të birit, babai i tij Gëzim Shehu u shpreh i lumtur, ndërsa tregoi për hezitimin që pati në fillim për t’ju drejtuar emisionit ‘Pa Gjurmë‘, i cili me gjetjen e të birit e bëri të ndryshonte mendim.

  • VIDEO

    Përplasjet në PD, Klevis Balliu: Basha është në panik, Kuvendi që ka thirrur është ilegjitim! Duan vetëm të shpëtojnë karrigen e tyre

    Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Por ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i rreshtuar hapur në mbështetje të lëvizjes së ish-kryetarit Sali Berisha, i cili kërkon të rikthehet të marrë drejtimin e PD-së, tha se Kuvendi legjitim është ai i datës 11 dhjetor. Sipas tij, Basha po vepron në kushtet të panikut dhe Kuvendi që ai ka thirrur është ilegjitim. Madje Balliu e cilësoi si qesharake kryesinë e thirrur nga Basha, ku sipas tij nxori në pah se ka hequr nga rendi i ditës mocionin për veten.

     
  • VIDEO

    Si përgatitet buka e zezë, eksperti tregon përzierjen e dëmshme që dëmton organizmin

    Cfarë ndodh me përgatitjen e bukës së zezë, eksperti thotë që ka përzierje aspak të shëndetshme “Duhet pasur kujdes sepse duke qenë e vështirë për tu përgatitur, marrin elb e djegin e përziejnë

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Kallamarë me hithra, super të shijshme

    KALLAMARË TË MBUSHUR ME HITHRA, SHOQËRUAR ME KREM FINOKU

    Përbërësit:

    2 kallamarë

    100 gr hithra

    1 lugë rrush i thatë

    1 lugë fara luledielli ose stika pishe

    1 qepë të njomë

    2 degë kopër

    30 gr djathë parmixhano

    30 ml verë të bardhë

    ½ limon

    1 lgj vaj ulliri

    100 gr finok

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë fillimisht hithrat duke marrë gjethet më të buta. I kalojmë në zierje të lehtë në ujë të vluar me kripë dhe më pas i kalojmë menjëherë në një enë me ujë të ftohtë.

    Në një tigan me pak vaj skuqim farat e lulediellit ose stikat e pishës bashkë me rrushin e thatë. I vendosim në një enë ku shtojmë me rradhë qepën e njomë, hithrën e kulluar mirë dhe të grirë imët, kopër dhe djathë parmixhano.

    Në një enë tjetër me ujë të vluar dhe me kripë vendosim finokun të ziejë derisa të zbutet, më pas e presim trashë dhe e kalojmë në mikser me pak nga lëngu i tij i zierjes dhe e kthejmë në pure. Lëkurën e limonit bashkë me vajin e ullirit e kalojmë në mikser dhe e përdorim në fund për të dekoruar pjatën.

    Mbushim kallamarët me masën e përgatitur me hithra, stika dhe rrush të thatë dhe i lemë të ziejnë duke i shuar me pak verë për disa minuta. Më pas i servirim në pjatë shoqëruar me salcën e finokut, vajin e ullirit me limon dhe kopër të freskët.

     

  • VIDEO

    Bukës i del boja; Eksperimenti tregon përdoruesit e ngjyruesve, shokues përfundimi

    Pas rritjes së çmimit të bukës, mbetet dyshuese edhe cilësia e saj. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, prof. Dr. Abdyl Sinani nëpërmjet një eskperimenti të realizuar në studio tregon nëse buka ka ngjyrues, a janë të dëmshëm për organizmin dhe si ta kuptojmë këtë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Keku më i mirë me mandarina

    ËMBËLSIRA MË E MIRË ME MANDARINA

    Përbërësit:

    9 mandarina

    2 vezë

    100 gr sheqer

    1 majë luge kripë

    150 ml vaj luledielli

    160 ml ujë

    220 gr miell 00

    15 gr fryrës

    Lëkurë mandarine

    Sheqer pluhur për servirje

    Përgatitja:

    Fillimisht ndajmë 8 mandarina përgjysmë.

    Shtrojmë një letër pjekje në tavë dhe e ngjisim mirë. E spërkasim letrën me miell sikurse dhe anët që të mos ngjitet mbushja. Vendosim mandarinat rradhë-rradhë.

    Në mikser vendosim një mandarinë të prerë në feta dhe 2 kokrra vezë. E kalojmë më pas masën në kullesë ku shtojmë sheqerin dhe e rrahim me telin e vezëve. Gradualisht shtojmë vajin duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Më pas shtojmë ujin dhe gradualisht miellin. E punojmë mirë brumin e ëmbëlsirës që të mos ketë kokrriza dhe të jetë homogjen. Në rende grijmë lëkurën e një mandarine e shtojmë tek masa e përgatitur, e trazojmë dhe më pas të gjithë këtë masë e hedhim në tavë mbi mandarinat. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

    Shënim: Për gramaturat e dhëna, tava duhet të jetë në përmasat 20x20.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 16 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha thërret Kuvendin në 18 dhjetor te Basha sfidon zyrtarisht Berishën e deri tek rekord me "Çekiç" Shqipëria e mbyll e treta.

  • VIDEO

    Qani Sadiku. Rebeli që nuk u thye nga 17 vite burg komunist

    Në vitin 1973, Qani Sadiku, 23 vjeçar, ndodhej i internuar prej afro një viti, bashkë me disa familjarë tij në Sarandë. Regjimi prej kohësh e mbante nën survejim, duke dyshuar tek ai për aktivitet politik dhe tentativë arratisjeje, derisa një ditë vërtet do t'i hidhnin prangat dhe do ta arrestonin. Telashet me regjimin komunist kishin nisur që në kohën kur i ati akuzohej si i lidhur me të arratisurit, por prej vitit 1974 kur do të arrestohej me një akuze politike e deri në rënien e regjimit Qani Sadiku do ta kalonte jetën vetëm burgjeve duke pasur denime e ridënime pa dalë më asnjëherë prej andej.... Ai ishte një antikomunist i vendosur, i ashpër në çdo deklaratë të tijën kundër regjimit, apo edhe në biseda të afërta mes shokëve në qeli. Të kritikonte regjimin dhe të bënte thirrje kundër tij ishte pjesa më e rëndësishme e gjithë qëndresës së tij gjatë afro 18 viteve në burgjet komuniste. Në familjen e tij në Tiranë, bashkëshortja Venetike, vajza e tij Dea dhe djali Kervin janë gjithmonë dëshmitarë të çdo detaji të kësaj jete të vështirë që shpaloset shpesh mbrëmjeve kur në familjen e tyre bujtin miqtë e shumtë të burgut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv