-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 18 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga pas vrasjes makabër ka edhe hije të hakmarrjes te Sali Berisha drejt përjashtimit nga PD e deri tek Rama thotë se dënimi me vdekje është i pamundur.
-
VIDEO
Pse u vra vogëlushi Mateo?-Debati për dënimin me vdekje
Emisioni Repolitix trajtoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së 8 vjecarit Mateo në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji. Çfarë e shtyu Klodian Çalamanin të kryejë vrasjen makabër? Pas vrasjes horror, rikthehet debati për dënimin me vdekje. Të ftuar në studio Mimoza Hajdarmataj ish-deputete, Skerdian Kurti Profesor i Kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë UT, Mirgit Vataj drejtor i Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët ALO 116 dhe gazetari Arsen Rusta. Në lidhje skype gazetari Armand Xhelili, Saimir Vishaj avokat dhe Sorina Koti deputete e PD e cila ka kërkuar publikisht rikthimin e dënimit me vdekje pas kësaj ngjarje.
-
VIDEO
Vrasja e Mateos në Fier/ Kurti: Nga biçikleta te buka, detajet që të çojnë te tentativa për përdhunim! Dënimi me vdekje? Të ftuarit në 'Repolitix' ndahen pro dhe kundër
hiroja me biçikletën e autorit, detaji që ky i fundit i kishte dhënë porosi për t'i blerë në bukë në dyqan, fakti që ishte beqar, rasti i mëparshëm i pengmarrjes së vajzës, janë elementë që për ekspertët kanë shërbyer si një indice për të hedhur tezën se 38-vjeçari e ka joshur Mateon Vasiun për ta abuzuar seksualisht. Kjo ngjarje, përtej mos funksionimit të një zinxhiri institucioneve, pyetja që është shtruar në opinionin publik është rikthimi ose jo i dënimit me vdekje. Për këtë , të ftuarit në 'Repolitix', janë shprehur një të dyzuar dhe vështirë se japin një përgjigje fikse.
-
VIDEO
Skandal me dibranin/E vranë ditën e lindjes fshihet dosja e krimit në Gjykatë
Nga një ngjarje e rëndë, që ndodhi në fshatin Orqushe të Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, ku u përfshinë katër të rinj shqiptarë nga veriu i shqipërisë, mbeti i vdekur një prej tyre. Mëngjesin e datës 15 maj të vitit 1997, në ditën e tij të lindjes, Adrian Lika mbeti i vrarë pas një breshërie plumbash shtënë në drejtim të shqiptarëve nga policia maqedonase. Periudhën e trazirave që kishin shpërthyer në Shqipëri, në vitin e mbrapshtë të 1997 më 10 maj i riu nga Dibra e Madhe sëbashku me djalin e tezes Gazmirin dhe shokun e tyre Vehbi Leka kaluan kufirin maqedonas. Tre të rinjtë po drekonin në një lëndinë, kur pasi Adrian Lika ngrihet në këmbë, 10 metër larg tij vërshojn një breshëri plumbash. Pas humbjes së të birit, babai Demir Lika 5 ditë e 5 netë në kullën ku kishte rënë morti priste trupin e pajetë të djalit 20-vjeçar. Famija pagoi edhe 3000 marka gjermane për të tërhequr trupin e pajetë. Dy dëshmitarët okularë, Gazmir Lleshi dhe Vehbi Leka dëshmuan me detaje ngjajen, në seancat gjyqësore, ndërsa ende edhe sot familja Lika nuk ka gjetur drejtësi. Sipas dëshmive të asokohe, në këtë ngjarje ishin përfshirë dy policë maqedonas dhe një tjetër shqiptar. Madje një nga dy dëshmitarët pati deklaruar se e kishte njohur policin që kishte qëlluar në drejtim të Ardianit. Shtypi Maqedonas në atë kohë e cilësoi këtë si “ngjarje që nuk i shërbente miqësisë mes dy shteteve”. Shteti fqinj e mohoi këtë ngjarje dhe në përgjigjen e datës 8 gusht 2019, pas kërkesave bërë nga familja, shkruhej e zezë në bardhë se kjo ngjarje nuk kishte ndodhur në Gostivar dhe se nuk ishte regjistruar nga policia vendase. Me një dosje voluminoze, ece jaket e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme në përpjekje për të zbardhur vrasjen e Ardian Likës, e cila sot e kësaj dite mbetet mister. Babai 75-vjeçar Demir Lika ka trokitur në shumë dyer institucionesh për të kërkuar drejtësi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare. Referuar mediave në shkrimet e vitit 1997, thihej se kjo ishte e dyta ngjarje në pak kohë, që ndodhte në territorin maqedonas, pas incidentit të ndodhur më një tjetër shqiptar, ku nga një shkëmbi zjarri mes patrullën ushtarake maqedonase mbetën të plagosur dy ushtarë. Një kohë në të cilën mediat raportonin mbi ndalimin e dhjetra shqiptarëve, të cilët kalonin ilegalisht kufirin në Maqedoninë e Veriut, disa prej të cilëve me destinacion Greqinë.
-
VIDEO
Higjena intime tek femrat: Sa shpesh duhet të lahemi?
Gjinekologia Mimoza Keta në një intervistë në emisionin ‘Rreze dielli’ këshilloi vajzat dhe gratë për mënyrën e duhur të higjenës intime.
-
VIDEO
Vrasja makabre e 8-vjeçarit, Softe për Report Tv: Dënimi me vdekje të shtrohet në parlament! Tushe: Nuk është zgjidhje, të rishikohen institucionet
Në mënyrën më makabre dhe çnjerëzore një burrë i mori jetën një djali të vogël vetëm 8 vjeç ditën e djeshme në Fier. Lidhur me reagimet e njerëzve dhe profilin e kriminelit ka folur për Report Tv sociologu Profesor Gëzim Tushe, i cili tha se autori e ka kryer vrasjen në gjakftohtësi dhe kjo e bënë situatën edhe më të rrezikshme. Ajo shtoi se njerëzit me tipare kriminal duhet të identifikohen dhe të izolohen dhe se kjo është punë e shtetit.
“Kur e dëgjova lajmin, marrja e jetës së një 8-vjeçari të pafajshëm, në formë më makabre, pa shkaqe esenciale mendova që krimi ka filluar të bëhet në vendin tonë në përmasa të tilla që mund të quhet edhe si e “metë e species”. Këto të meta quhen ndryshe ato thelbësoret. Në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri që ka kryer një krim në gjakftohtësi, pasi nuk ka ndodhur ndonjë konflikt për ta quajtur në gjaknxehtësi e sipër. Është një veprim irracional! Jemi në një situatë shumë serioze, kam përshtypjen shpejtësia e vrasjes në shoqërinë tonë, ka dy aspekte ato të reagimeve instiktive të shoqërisë që themi “Krimi duhet ndaluar”, “Të vendoset dënimi me vdekje”, gjë që nuk është tamam kështu. Ky është njeriu i neandertalit, këta duhen identifikuar dhe izoluar! Nuk mund të jetojmë me një shoqëri me kriminelët dhe këtu është përgjegjësia e shtetit.”, tha ai.
-
VIDEO
Logopedisti: Mosha kur duhet te shohin fëmijët Tv!
Në një intervistë në emision ‘Rreze Dielli’ logopedisti Spiro Saqellari tregon moshën kur duhet të fillojë të shoh fëmija televizor.
-
VIDEO
Higjena tek vajzat, çfarë duhet të kemi kujdes në veshjet intime dhe përdorimi i detergjenteve larës
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ gjinekologia Mimoza Keta tregon gjithcka që duhet të dinë vajzat për higjenën personale, çfarë duhet të keni kujdes në veshjet intime dhe a duhen përdorur detergjentët larës?
-
VIDEO
Pse disa fëmijë flasin me vonesë? Spiro Saqellari: Ja ku gabojnë prindërit
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ logopedisti Spiro Saqellari i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të prindërve për pyetjen më të shpeshtë ‘ Pse nuk po flet fëmija im?’
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Hasude / Reshedi
HASUDE / RESHEDI
Përbërësit:
250 gr sheqer
200 gr niseshte
500 ml ujë
100 gr gjalpë ose vaj
Arra ose rrush të thatë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim sheqerin në një tigan. Në një tas me ujë tresim niseshten. Ndërkohë punojmë sheqerin, e punojmë me lugë që të krijohet si mjaltë. Më pas shtojmë ujin dhe gjalpin dhe sapo masa të kalojë në vlim shtojmë niseshten e tretur. E punojmë derisa të trashet. Sipas dëshirës mund t'i hedhim pak arra ose rrush të thatë. E hapim lugë-lugë ose e vendosim në tavë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Byrek me mish pule dhe oriz/Tradita Çame
Byrek me mish pule dhe oriz/ Tradita Çame
Përbërësit
2 gota miell
2 qepë të grira
2 gota oriz
2 vezë
1 pulë fshati
Lëng pule
Vaj ulliri
Kripë, piper, borzilok
Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin për 2-3 peta. Tek mielli shtojmë kripë dhe vaj ulliri dhe krijojmë brumin. Sa të vijë brumi kaurdisim pulën që e kemi marinuar me kripë dhe piper dhe e vendosim të ziejë.
Ndërkohë hapim petët me pak niseshte (peta duhet të jetë e plotë). Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj, shtrojmë të dytën dhe mbi të shtrojmë orizin që e kemi shpëlarë me ujë të nxehtë dhe kulluar mirë. Shtojmë pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok. Mbi oriz vendosim mishin e pulës. E vendosim byrekun në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. E nxjerrim byrekun nga furra dhe i hedhim sipër lëngun e pulës dhe vezë të rrahura me pak lëng. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 20 minuta është gati.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 17 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga horror në Fier 8-vjeçari vritet me lopatë e groposet te "sharlatan", "sadist","zagar" debati në Kuvend e deri tek zbulohen prapaskenat për Armando Brojën.