• VIDEO

    Dhjetori i Kongreseve

    ‘Lufta’ në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës po sjell përçarjen e demokratëve. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se kjo situatë po dëmton elektoratin e partisë. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, në 18 dhjetor nuk bën gjë tjetër veçse e përçan edhe më shumë partinë.

  • VIDEO

    Kuvendi i Berishës, Vokshi te '5 Pyetjet': I thashë Dumës e Pampurit të verifikojmë firmat e delegatëve, por refuzuan! Basha, lider jo demokratik

    TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, në 18 dhjetor nuk bën gjë tjetër veçse e përçan edhe më shumë partinë. Vokshi konfirmoi se mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së u shoqërua me debate dhe tonë të ashpra, teksa drejtori gishtin nga Basha, ku tha se nuk është një lider demokrat dhe se është i tmerruar nga firmat që ka mbledhur Berisha.

    "Sot vija me shpresën të asaj që kam besuar për shumë vite dhe e kam mbështetur Lulzim bashës, si kryetare e forumit të gruas, si mikeshë dhe si deputet, neve nuk na është shpërndarë vendimi, na e lexoi Basha, por s'kemi vendimin, mori vendimin përçarës, tregoi që Basha nuk është lider demokrat, por i merr vendimet në mënyrë autokratike, Kuvendi në 11 dhjetor se është vullneti i 4200 anëtarëve, ka edhe shumë të tjerë që kanë firmosur, ai është i tmerruar . Vendimi që na lexoi, kishte një axhendë tjetër, nuk do të ndryshojë PD, por të forcojë pushtetin e tij. Pse një kryetar duhet të jetë përçarës, ai duhet të jetë mbi palët, pse të mos i shkojë vullnetit. Pati debate dhe ngritje zërin", tha Vokshi në Report Tv.

  • VIDEO

    Buxheti për bujqësinë, Korreshi: Në Shqipëri ka humbur lopa, s’ka as dhi as dele, kanë ikur në drejtim të paditur! PD pa busull, e përçarë

    TIRANË- ‘Lufta’ në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës po sjell përçarjen e demokratëve. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se kjo situatë po dëmton elektoratin e partisë, duke theksuar se bashkitë pa kryetarë mund të shkojnë në zgjedhje pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për Korreshin, nëse nuk gjendet një zgjidhje, PD-ja nuk do ta ketë luksin që të vijë në pushtet.

  • VIDEO

    Dy Kuvende për dy PD! (15.11.2021)

  • VIDEO

    Zhduket i riu i sapo ardhur nga Amerika, babai pret telefonaten urgjende

    Jetmir Shehu, i cili prej 20 vitesh jetonte në Amerikë humb gjurmët në Shqipëri. 32-vjeçari nga Fieri rezulton i humbur që prej 19 qershorit të vitit 2021. Babai i një vajze 3 vjeçe jetonte prej vitit 2000 në Cikago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane. Në vitin 2017 ai u njoh përmes rrjeteve sociale me Besianën, e cila kishte shkuar me vizë në Boston, tek e motra. Cifti kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, fryt i së cilës është dhe vajza e tyre 3-vjeçare. Ata u zhvendosën drejt Bostonit, në një shtëpi të marr me qira, ku Jetmiri ushtronte profesionin e tij si laborant në mjekësi dhe Besiana si inxhinieri ndërtimi. Por nuk zgjati shumë dhe në pak kohë nisën mosmarrëveshjet në çift, mormarrëceshje të cilat do të çonin drejt divorcit. Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje, prej një viti edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve në Chikago nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni. Nga ky moment ai vendos të klthehet në Shqipëri, ku sistemi TIMS tregoi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit ku janë zbuluar gjurmët e tij të fundit. Prindërit e Jetmirit Gëzim dhe Mimoza Shehu mbërritën me urgjencë në Shqipëri, ndërsa bënë denoncimin në polici, si edhe një kërkesë pranë ambasadës amerikane në Tiranë, për humbjen e të birit. Për të është hera e parë që largohet në drejtim të paditur, dhe zanafilla është një debat i fortë mes tij dhe bashkëshortes, Besianës, debate që nisën para 1 viti mes tyre. Familjarët kanë bërë të pamundurën për verifikuar çdo të dhënë të marr në mënyra të ndryshme, por deri më tani nuk kanë mundur të arrijnë në një informacion zyrtar. Verifikimet e bëra në rrugë operative nga policia në të gjitha hyrje-daljeve, tregojën se pas hyrjes në Shqipëri në qershor të 2021 Jetmiri nuk rezulton të ketë kaluar kufirin përgjatë këtyre 5 muajve, cka dyshohet se ai ndodhet brenda territorit shqiptar.

  • VIDEO

    Vjen të vizitojë Shqipërinë, humbet në Rinas/Babai udhëton nga SHBA

    Lufta në PD me 2 Kuvende, Kadilli: Basha dhe Berisha po konkurrojnë me vendime personale! Unë do të shkoj te të dy

    Vendimin e Lulzim Bashës për të mbajtur një Kuvend të PD-së në 18 dhjetor, Fatbardh Kadilli e cilëson personal. Në studion e emisionit ‘Kontrast’ ai tha se pavarësisht kësaj lëvizje politike, e nevojshme për demokratët është që të mbahet një Kuvend i përbashkët.

    “E thamë se kemi të bëjmë me dy autokratë. Me këto vendime, do të kemi dy Kuvende, një të Sali Berishës dhe një të Lulzim Bashës. Por jo një Kuvend të Partisë Demokratike dhe të demokratëve ku të kishte përballje”, tha Kadilli.

  • VIDEO

    Diabeti, Ylli Merja: Ja si ta luftoni përmes bimëve

    Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ specialisti I bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për diabetin dhe kurat bimorë të cilat duhet të përdori cdo person I diagnostikuar me diabet për ta mbajtur nën kontroll këtë sëmundje.

  • VIDEO

    Rrëfehet 50-vjeçari: si kurova diabetin me çajrat bimorë të Dr. Ylli Merja

    Z.Bedri është 55-vjeçari I cili prej vitesh ka përdorur kurën e mjekut popullur Ylli Merja, ai tregoi për emisionin ‘Rreze Dielli’ se si e kanë ndihmuar çajrat bimorë që të mbajë të balancuar glukozën në gjak dhe të përdorë sa më pak medikamentet.

  • VIDEO

    Luftoi me diabetin, 70 vjeçarja: 15 vite pa insulinë falë kurës magjike

    Znj.Fahrie rrëfeu në emisionin ‘Rreze Dielli’ luftën e saj të gjatë me diabetin dhe se si u kurua përmes çajrave bimorë të specialistit të bimëve Ylli Merja.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallatë me lulelakër dhe majonezë/Mollë e pjekur me tërshërë

    Mollë e pjekur me tërshërë

    Përbërësit:

    2 mollë

    2-3 lgj tërshërë 

    Arra të thërrmuara 

    Mjaltë

    Kanellë

    Gjalpë 

    Përgatitja:

    Pastrojmë mollët nga brenda dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. Përziejmë tërshërën me arra të thërrmuara dhe kanellë pluhur. Me këtë masë mbushim mollët. I spërkasim me mjaltë dhe në fund vendosim mbi mbushje një copëz gjalpë. I vendosim mollët në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë të artë.

    SALLATË ME LULELAKËR DHE MAJONEZË 

    Përbërësit:

    1 lulelakër

    Lëng limoni

    Majonezë 

    Kripë, piper 

    Përgatitja:

    Vendosim lulelakrën në ujë me kripë dhe pak lëng limoni dhe sapo të nisë uji të vlojë e largojmë menjëherë. E kullojmë mirë dhe pasi të thahet pak e kalojmë në rende. I hedhim majonezë, kripë, piper dhe e servirim me fileto peshku.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Domate e mbushur me kërpudha/ Fileto peshku role me perime

    Domate e mbushur me kërpudha

    Përbërësit:

    4 domate

    50 gr qepë

    200 gr kërpudha

    100 gr proshutë 

    1 thelpi hudhër 

    2 lgj vaj ulliri

    2 lgj majdanoz 

    30 gr djathë pa yndyrë

    Gjethe borziloku

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim kapakun e domateve dhe heqim pjesën e brendshme. I vendosim domatet në një tavë të lyer me pak gjalpë. 

    Në një tigan me vaj ulliri vendosim qepën e grirë imët, kërpudhat dhe proshutën e pulës. I kaurdisim për 10 minuta dhe më pas shtojmë 1 thelpi hudhër,  kripë, piper, majdanoz dhe borzilok. Me këtë masë mbushim domatet, sipër mbushjes vendosim pak djathë të grirë. I mbulojmë domatet me kapakun e tyre duke i spërkatur me pak galetë të përzier me bimë aromatike. I vendosim domatet e mbushura në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë celsius për 35 minuta.

    Fileto peshku me perime

    Përbërësit:

    1 peshk koc 

    1/2 karrotë 

    1/2 kungull 

    1/2 spec

    1/2 limon (lëng)

    1 lugë kafeje mustardë 

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht filetojmë peshkun. Perimet i presim për së gjati. Trazojmë mustardën me lëng limoni, kripë, piper dhe marinojmë fileton e peshkut. Vendosim perimet dhe e mbledhim si role. E vendosim në furrë të nxehtë në 180 gradë celsius për rreth 20 minuta. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv