• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Gjyveçi dibran me mish dhe perime në tavë dheu

    Gjyveçi dibran me mish dhe perime në tavë dheu

    Përbërësit:

    1 kg mish viçi ose dashi

    1 kg qepë

    4 domate

    250 gr bishtaja

    250 gr bamje

    4 speca të verdhë

    1 spec i kuq djegës

    1 patate

    2 patëllxhanë

    1 filxhan çaji oriz

    2-3 lgj vaj ose 1 lgj gjalpë

    1 tufë majdanoz

    Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Presim qepët në rripa i kriposim dhe i spërkasim me piper të zi dhe piper të kuq. Më pas i shtypim me duar, i mbulojmë me një pecetë dhe i lemë 30 minuta të marinohen.

    Ndërkohë mishin e përvlojmë, e kullojmë dhe më pas e presim në copa. Orizin pasi e kemi shpëlarë e vendosim të ziejë në ujë me kripë për rreth 10 minuta. Pataten, domatet dhe patëllxhanët i presim në kubikë të vegjël, gjithashtu dhe perimet e tjera i presim.

    Të gjithë përbërësit i vendosim në një tavë dheu dhe i përziejmë mirë. Shtojmë kripë, piper, erëza dhe pak ujë si dhe disa copëza gjalpë. Në fund hapim një petë të vogël brumi (të përgatitur me miell dhe ujë) dhe e vendosim lartë përbërësve. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturë mesatare dhe e lemë të piqet ngadalë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Harapash me miell misri dhe dhallë

    Harapash me miell misri dhe dhallë

    Përbërësit:

    1 lgj gjalpë

    2 lgj miell misri

    250 ml dhallë

    Djathë të grirë kaçkavall

    Kripë

    Përgatitja:

    Në fillim hedhim në tigan 1 lugë të madhe me gjalpë dhe 2 lugë miell misri. E skuqim mirë miellin e misrit për 5 minuta. Më pas shtojmë dhallën dhe e përziejmë në temperaturë mesatare. Shtojmë pak kripë dhe djathë të fortë të grirë në rende dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.

     

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sekreti i kekut si sfungjer me copëza çokollatë

    Sekreti i  kekut si sfungjer  me copëza çokollatë

    Përbërësit:

    2 vezë

    200 gr sheqer

    1 bustinë vanilje

    100 ml vaj / gjalpë

    100 ml qumësht

    220 gr miell

    1 bustinë pluhur pjekës

    Pak kripë

    Grimca çokollate

    Përgatitja:

    Vendosim në një enë vezët me sheqerin dhe vaniljen. I rrahim në mikser dhe më pas shtojmë vajin /gjalpin dhe qumështin. Tek mielli pasi t’a kemi situr shtojmë pluhurin pjekës dhe pak kripë. E shtojmë gradualisht tek masa duke e trazuar mirë. Sipas dëshirës shtojmë copëza çokollate dhe e vendosim kekun në forma të vogla (të mbushura deri në gjysmë). I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

     

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 19 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga vrasja e 8-vjeçarit shton presionin për dënimin me vdekje te Berisha përjashtohet nga PD pas 11 dhjetorit e deri tek Dinamo kualifikohet pas 20 penalltish.

  • VIDEO

    'Lufta' Berisha-Basha/Arben Skënderi në 'Repolitix': Basha s'ka respektuar asnjë institucion! Malko: Berishës ia kanë hequr vizën me kohë! Gjikondi: Konflikti do i sjellë shumë pasoja partisë

    Përplasja Berisha-Basha në PD për analistët do të sjellë pasoja të rënda për partinë. Arbën Skënderi tha se PD ka 8 vite që ka rënë në letargji dhe kjo për shkak se Basha nuk ka respektuar asnjë institucion. Ndërsa për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko tha se Berishës ia kanë hequr me kohë vizën dhe se në PD duhet të kishin lindur forca të reja.

  • VIDEO

    Vrasja e Mateos, kërkohet dënimi me vdekje/Basha përjashton Berishën nga PD?

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin ku në pjesën e parë u diskutua rreth ngjarjes së rëndë të vrasjes së 8 vjeçarit Mateo në fshatin Grecalli të Fierit, ndërsa familjarët kërkojnë dënim me vdekje për autorin. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi zhvillimet në PD pas paralajmërimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga PD. Të ftuar në studio Brizida Gjikondi, Gent Malko, Arben Meçaj dhe Arben Skënderi.

  • VIDEO

    Revolta pas vrasjes së 8-vjeçarit, Gjikondi në ‘Repolitix’: Zgjidhja nuk është dënimi me vdekje! Meçaj: Personat problematik t’i përjashtojë komuniteti! Malko: Në Shqipëri duhet ekzekutimi

    Fakti që familjarët e 8-vjeçarit Mateos Vasiu, po mbledhin firma për të kërkuar dënimin me vdekje për vrasësin e fëmijës së tyre, Klodian Çalamanit ka ngjallur një debat të madh në opinion publik nëse dënimi me vdekje duhet të kthehet apo jo. Kjo çështje është trajtuar mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.  

  • VIDEO

    Zhduket nga Vlora,nëna përplaset më të dashurën:Trego ku…

    Nëna e dinte se kishte humbur nga qyteti i Vlorës, e dashura konfirmon zbulon gjurmët e fundit nga Zvicra. 33-vjeçari Eduard Koka me origjine nga Gjirokastra rezulton i humbur që prej datës 27 tetor të këtij viti. Nëna e tij Lume Korra iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, duke rrëfyer si i humbi kontaktet me të birin. I riu prej një viti ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa bashkëjetonte me një vajzë me emrin Elona në qytetin e Vlorës. ’Me djalin fola më datë 26 tetor. Kur mori në telefon e dashura e tij me një numër italian më tha, të mos mërzitesha. I thashë se kisha një ankth dhe më pyeti nëse i kisha hedhur lekë në telefon Edit. Ajo më tha se do më merrte pas 72 orësh dhe ma fiku telefonin. Të nesërmen, kur tentova të flisja me djalin më datë 27 tetor ai nuk ma ngriti më telefonin edhe pse zilja binte. Ai kishte një vit e gjysëm që jetonte me atë vajzën në Vlorë dhe në dijeninë time nuk kishin patur konflikte. Djali nuk më kishte lënë vend për dyshim-tha nëna e Eduardit ’Pa Gjurmë’ u lidh live me të dashurën e 33-vjecarit, e cila momentalisht ndodhet në Itali. Ajo tha se kontaktin e fundit me Eduardin e kishte patur më datë 27 tetor, ndërsa jep një version ndryshe të zhdukjes së tij. Elona deklaron për ’Pa Gjurmë’ se i dashuri i saj është zhdukur nga Zvicra dhe se në momentin që kanë qenë duke folur bashkë nëpërmjet messengerit ajo ka parë një person të paidentifikuar t’i afrohet. Ai i ka marrë telefonin Eduardit dhe sapo ka parë fytyrën e vajzës ia ka mbyllur menjëherë konunikimin me të.

  • VIDEO

    Zhduket 33-vjeçari/Nëna dyshime tek e dashura,reagon vajza live

    Nëna e dinte se kishte humbur nga qyteti i Vlorës, e dashura konfirmon zbulon gjurmët e fundit nga Zvicra. 33-vjeçari Eduard Koka me origjine nga Gjirokastra rezulton i humbur që prej datës 27 tetor të këtij viti. Nëna e tij Lume Korra iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, duke rrëfyer si i humbi kontaktet me të birin. I riu prej një viti ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa bashkëjetonte me një vajzë me emrin Elona në qytetin e Vlorës. ’Me djalin fola më datë 26 tetor. Kur mori në telefon e dashura e tij me një numër italian më tha, të mos mërzitesha. I thashë se kisha një ankth dhe më pyeti nëse i kisha hedhur lekë në telefon Edit. Ajo më tha se do më merrte pas 72 orësh dhe ma fiku telefonin. Të nesërmen, kur tentova të flisja me djalin më datë 27 tetor ai nuk ma ngriti më telefonin edhe pse zilja binte. Ai kishte një vit e gjysëm që jetonte me atë vajzën në Vlorë dhe në dijeninë time nuk kishin patur konflikte. Djali nuk më kishte lënë vend për dyshim-tha nëna e Eduardit ’Pa Gjurmë’ u lidh live me të dashurën e 33-vjecarit, e cila momentalisht ndodhet në Itali. Ajo tha se kontaktin e fundit me Eduardin e kishte patur më datë 27 tetor, ndërsa jep një version ndryshe të zhdukjes së tij. Elona deklaron për ’Pa Gjurmë’ se i dashuri i saj është zhdukur nga Zvicra dhe se në momentin që kanë qenë duke folur bashkë nëpërmjet messengerit ajo ka parë një person të paidentifikuar t’i afrohet. Ai i ka marrë telefonin Eduardit dhe sapo ka parë fytyrën e vajzës ia ka mbyllur menjëherë konunikimin me të.Unë kam qenë e fundit që kam folur me Eduardin. Ishte data 27 dhe kemi qenë duke folur me kamera. Ai po zbriste shkallët nga pallati ku ne jetonim me qira drejt një magazine 5 metra më larg, për të marr biçikletën. Ndërsa isha duke folur me të pashë një person, i cili nuk m’u duk i dyshimtë dhe nuk kishte maskë. Sapo Eduardi hapi derën e magazinës, ky person që del papritur i merr telefonin nga dora dhe më pa në sy, më pas e fiku. Kjo gjë ka ndodhur në Zvicër dhe jo në Vlorë sikundër pretendon nëna e tij. Pas kësaj ngjarje unë u ktheva në Vlorë, ku qëndrova 10 ditë dhe pastaj erdha në Itali-deklaron e dashura. Eduart Koka u njoh me të dashurën e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa kishte nisur bashkëjetesën në qytetin bregdetar. Nëna ka bërë tashmë denoncimin në policinë e Vlorës e bindur se i biri ka humbur gjurmët nga ky qytet, si dhe ngre dyshime për të dashurën e djalit. Ajo i bën thirrje të tregojë të vërtetën, pasi një ditë para se të zhdukej Eduardi e mori nënën me numër shqiptar dhe i konfirmoi se ndodhej në Vlorë. Pas këtyre deklarimeve kontradiktore mbetet enigmë zhdukja e të riut Eduard Koka.

  • VIDEO

    COVID 'mbërthen' Europën, debati në Report Tv/ Mjekët Kapxhiu e Dasho: Të pavaksinuarit të izolohen nga jeta sociale! Alimehmeti: 'Green Pass' s'ndikon në uljen e rasteve

    Një valë e re infektimesh nga COVID ka mbërthyer Europën duke rritur numrin e qytetarëve të prekur nga COVID. Mjeku Erion Dasho i cili ndodhet në Gjermani dhe mjeku Genc Kapxhiu, i cili jeton në Itali, thanë për Report Tv, se rritja e infektimeve vjen për shkak të qytetarëve nga qytetarët e pavaksinuar. Të një mendimi mjekët bënë apel për vaksinim pasi kjo është e vetmja armë ndaj këtij virusi dhe në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infektimeve

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Petulla të shpejta si pambuk që përgatisnin gjyshet dikur

    PETULLA QE NUK THITHIN VAJ

    Përbërësit

    1 kokërr vezë

    1 gotë kos

    2 gota miell

    ½ lugë kafeje sodë buke

    1 lgj raki ose uthull

    Vaj

    Pak kripë

    Përgatitja

    Fillimisht rrahim mirë vezën me kosin dhe pak kripë. Më pas shtojmë miellin e trazuar me sodën.Vijojmë t’i rrahim fort derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme. Në fund shtojmë një lugë me raki ose uthull dhe e punojmë brumin  të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

    Skuqim petullat në vaj të nxehtë nga të dyja anët dhe i vendosim në një pjatancë ku kemi shtruar letër kuzhine.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Musaka me presh, një super tavë që do të lëpini gishtat

    MUSAKA ME PRESH

    Përbërësit

    1.5 kg presh

    2 filxhanë kafeje vaj ulliri

    2 kokrra qepë

    250-300 gr mish të grirë

    1 lgj salcë domatesh

    1-2 gjethe dafine

    Kripë, Piper

    Për salcën beshamel:

    3 lgj miell

    2 lgj gjalpë

    2-3 gota qumësht

    2 kokrra vezë

    2 lgj djathë kaçkavall i grirë

    Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepët e grira imët së bashku me mishin e grirë, Më pas hedhim salcën e domates, kripë, piper dhe dafinë dhe vazhdojmë kaurdisjen.

    Ndërkohë, paralelisht vendosim të skuqim miellin me gjalpë për përgatitjen e beshamelit. Sapo mielli të fillojë të zverdhet shtojmë qumështin duke e përzier fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Shtojmë vezët e rrahura dhe vijojmë trazimin. Në fund shtojmë kripë dhe djathë kaçkavall të grirë.

    Pasi e kemi larë dhe pastruar preshin e presim pjerrtas në copëza dhe i skuqim lehtë me pak kripë. Gjysmën e tyre e shtrojmë në një tavë ku më parë kemi hedhur pak vaj ulliri dhe pak galetë. Vendosim sipër preshit një shtresë me kimë, përsëri një shtresë me presh dhe në fund një shtresë me beshamel. E nivelojmë mirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.  

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv