-
VIDEO
Heq shaminë tregon plagën në kokë, rrëfimi drithërues i 37-vjeçares me kancer
Këtë herë stafi i ’Pa gjurmë’ ka udhëtuar drejt fshatit Karkavec për t’u njohur nga afër me historinë e trishtë të familjes Elezi. Udhëtojmë nga Tirana drejt Librazhdit duke vijuar rrugën drejt fshatit të thellë, ku na pret fqinji i familjes Elezi. Nazmi Poci na udhëheq në këtë rrugë të gjatë të pashtruar drejt banesës dhe në oborr qjejmë kryefamiljarin Olsi Elezi. Pasi hyjmë brenda aty gjejmë edhe nënën që mban në prehër më të voglin nga 5 fëmijët e saj. Ajo vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa me kokën e fashuar prej plagës dhe me sytë e mbushur në lot 37-vjecarja reflekton trishtim. Pak kohë më parë e motra i ofroi ndihmë që Miranda të bënte disa ndërhyrje në kokë, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por doktorët i thanë se ka nevojë edhe për një tjetër ndërhyrje më e vështirë, që kërkon një kosto më të lartë. Me një bashkëshort me probleme të shëndetit mendor dhe me 5 fëmijë të mitur, më e madhja 14 dhe më i vogli 4 vjeç, 37-vjeçarja e ka të pamundur të përballojë kostot e këtij operacioni. Të afërmit dhe fqinjët kanë qenë për ta mbështetja më e madhe, por kjo nuk ka mjaftuar. Përpos varfërisë ekstreme, fëmijët që po rrisin njëri-tjetrin, vuajnë jo vetëm sëmundjen e nënës, por edhe problemet e shëndetit mendor të babait, i cili hera herës bëhet edhe i dhunshëm. Në këtë banesë, të dëmtuar dhe me lagështi, prindërit bashkë me fëmijët kalojnë netët e ftohta të dimrit edhe pa ngrohje. Kjo familje nuk ka as kushtet minimale të jetësës, me një frigorifer bosh dhe asgjë në sofër, ndërsa Miranda tregon se prej 10 vitesh në banesë mungon edhe energjia elektrike. Me duart dhe trupin që i dridhet, sytë e mbushur me lot nga dhembja që e ka kapluar, Miranda bën apel për ndihmë.
-
VIDEO
Prek nëna e 5 fëmijëve me plagë në kokë: Mos më lini të vdes

Arrestime në radhët e policëve, eksperti Softa: Të hetohen nga krimi ekonomik, në pikat kufitare të efektivët të kalohen në filtër! Janë ndryshuar drejtorët, s’është ulur krimi
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, tha se kjo është një situatë e rëndë për rolin e policisë së shtetit dhe se tregon një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Brendshme, për t’i kontrolluar këto efektivë. Softa tha se Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë efektivët e policisë, kryesisht në zonat me pika kufitare dhe të vendoset një filtër i fortë, pasi do të ndalohen kalimet qoftë të drogës apo klandestinëve. Për Softën efektivët e arrestuar duhet edhe të hetohen nga krimi ekonomik
-
VIDEO
Të nisësh gjithçka nga zero, Rafaela Rica ju tregon ‘sekretet’ si të jeni të sukseshëm në biznes
Rafaela vlerësohet si një nga zonjat më të suksesshme të angazhuara në bizneset shqiptare. Ajo e nisi rrugëtimin e saj në botën e sipërmarrjes në një moshë fare të re, kur ishte vetëm 22 vjece duke çarë përmes një mali me paragjykime ndaj femrave nga zonat veriore, në një treg reklamash të paqëndrueshëm dhe pa rregulla të sakta.
Iceberg communication tashmë pothuajse dy dekada në tregun shqiptarë ofron shërbimet të ndryshme, per te gjithe llojet e reklamave, organizim evenimentesh, prodhim dhe tregtim materialesh promocionale si dhe dekore sezonale.
Megjithatë rruga drejt suksesit dhe ngritjes së një biznesi nuk është aspak e lehtë, ashtu si të gjithë vështirësitë e kanë ndjekur edhe Rafaelën. Ajo në një intervistë për emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv trrëfen gjithcka nga ëndrrat e një vajze të re tek rrugëtimi I vështirë për të arritur synimet e saj.
Tashmë me një biznes të konsoliduar në treg, Rafaela përpiqet që të qëndrojë gjithmonë me hapin e kohës, duke i vendosur vetes qëllime dhe synime të reja, jo vetëm për të qenë lider por edhe për të sjell mundësi të reja.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Bullgur me perime shpejtë dhe thjeshtë/ Fileto pule me pana
BULLGUR ME PERIME
Përbërësit:
500 gr bullgur
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1 qepë e thatë
1 qepë e njomë
1 karrotë
1 kungull
½ spec i kuq
½ spec i verdhë
½ spec jeshil
2 thelpinj hudhër
1 lgj arra
1 lgj rrush të thatë/boronicë
1 lugë kafeje kanellë
1 lugë kafeje piper i kuq
1 lugë kafeje kerri
1 majë luge spec djegës
1 lgj soja e holluar
1 tufëz majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë bullgurin dhe e ziejmë për 6 minuta në ujë të vluar. Më pas e shpëlajmë dhe e lemë të kullojë.
Në tigan vendosim 2 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë gjalpë. Sapo yndyra të ngrohet kaurdisim qepën e thatë dhe qepën e njomë për 3 minuta. Vendosim karrotën dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 3 minuta të tjera. Më pas shtojmë të gjitha perimet e tjera duke shtuar pak ujë të ngrohtë. Hedhim arra të thërrmuara, rrushin e thatë ose boronicën, kanellën dhe erëzat e tjera. I trazojmë mirë dhe shtojmë bullgurin me ½ filxhan kafeje ujë. Sojën, bishtat e qepëve të njoma dhe majdanozin e prerë imët e shtojmë në fund fare.
FILETO PULE ME PANNA
Përbërësit:
300 gr fileto pule
3 speca me ngjyra të ndryshme
200 ml panna
70 ml qumësht
1 lgj gjalpë
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim në kubikë të mëdhenj filetot e pulës dhe i skuqim me pak yndyrë që të krijohet stufimi i saj. Shtojmë specat të prerë në kubikë të mëdhenj dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë panën. Sapo të fillojë të marrë valë hedhim qumështin. E lemë për 2 minuta derisa salca të behet kremoze dhe e servirim.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Brokoli sufle për dy minuta/ Tost francez
BROKOLI SUFLE
500 gr brokoli
3 kokrra vezë
250 gr mocarela
1 lugë gjalpë
Spec i kuq pluhur
Kripë, piper i zi
Pasi e kemi larë brokolin e ndajmë në lule të vogla, ndërsa kërcellin e presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim brokolin dhe pak kripë.
Rrahim vezët me pak kripë dhe piper.
Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim brokolin, vezët e rrahura dhe djathin mocarela. E spërkasim sipërfaqen me piper të kuq pluhur dhe majdanoz të grirë imët. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.
TOSTI FRANCEZ (FRENCH TOAST)
4 feta bukë tosti
1 vezë
¼ filxhan çaji qumësht
1 lgj sheqer ose mjaltë
Pak kripë
Kanellë pluhur
Gjalpë
Për servirje:
Fruta pylli
Mjaltë
Sheqer pluhur
Vezën e rrahim me qumësht duke i shtuar kanellën pluhur, sheqerin dhe pak kripë. Marrim fetat e bukës dhe i lyejmë me masën e përgatitur.
Në një tigan kemi shkrirë pak gjalpë dhe vendosim fetat e bukës të skuqen. Sipër bukës vendosim fruta pylli, pak mjaltë dhe sheqer pluhur.
-
VIDEO
"Rreze Dielli"në kuadër të Tetorit rozë, mesazh sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 21 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga "si ndërhynë Berisha e Meta për lirimin e Koço Devoles nga burgu" te Basha thotë se Vettingu do largojë llumin nga politika e deri tek blof dhe propagandë.
-
VIDEO
PD çon në Kuvend vettingun e politikanëve, pse po hesht PS?
Repolitix trajtoi propozimin e PD-së që ka çuar në Kuvend amendamentet kushtetuese për vettingun e politikanëve, ndërsa deri tani PS ka heshtur dhe nuk është shprehur për këto ndryshime. Cilat janë propozimet e PD dhe roli i SPAK për vettingun e politikanëve? Kush do e kontrollojë në Kuvend punën e SPAK-ut për vettingun e politikanëve? Propozimet e PD-së për reformën e re territoriale dhe sistemin zgjedhor. Të ftuar në studio Dash Sulaj deputeti i PD dhe firmëtar i ndryshimeve Kushtetuese ,Gent Malko politikan jurist, Kristaq Kume ish kreu i KQZ dhe gazetari Arsen Rusta.
-
VIDEO
Vettingu i politikanëve, deputeti i PD: Do largohen shumë politikanë nga të dy krahët! Juristi: Marrëveshje e fshehtë Basha-Rama për kontroll më të thellë të sistemit politik! Kume: S'mjafton
PD depozitoi mesditën e kësaj të mërkure në Kuvend projektligjin për ndryshimet kushtetues e po ashtu edhe kërkesën për vetting për politikanët, duke ngjallur jo pak debat. E ndërsa parimisht të gjithë bien dakord për nevojën e pastrimit të politikës shqiptare nga të korruptuarit, në studion e 'Repolitix ' në Report TV u shtrua pyetja se kush e bën këtë proces vettingu.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 20 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Zbardhet raporti i plotë i KE që i kërkon SPAK të dënojë zyrtarët e lartë te vettingu i politikanëve e deri tek Interi shfryn ndaj Sherifit.
-
VIDEO
Vettingu i politikanëve, Meçe: Idiotësi juridike e PD!
Mirëpo, analisti Arben Meçe e ka cilësuar ”manifest politik” që as nuk duhet çuar ndërmend që të futet në Kushtetutë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Meçe shtoi se do të vinte në dyshim çdo hallkë të shtetit.
“Manifest politik që nuk e kuptoj se kush e pranon që të fusin në kushtetutë citime të tille, se një sistem që vë në diskutim presidentin, kryeministrin që kanë në dorë fatin e vendit, dhe kush do e bëjë këtë SPAK, nëse do ketë në çdo hap dyshim, atëherë nuk do të bëjmë asnjë shtet, edhe dekriminalizimi ishte anti-kushtetuese. Nuk u fut në Kushtetutë. Idiotësi juridike”, tha Meçe.