-
VIDEO
Politikë e pastër apo "pazar" me Kushtetutën?
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 23 tetor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga zbulohet bashkejetesa e Beniada Nishanit ne Itali me modelen e "Playboy" te PD e kerkon hetimin e 25 prillit si nje spektakel teatral e deri tek "vargjet" e Migjenit ,Basha me Ramen nuk bashkepunojne.
-
VIDEO
Akuzat e Berishës se Basha është marrë peng nga Rama, Çupi në Report Tv: Nuk bëhet fjalë, 3 propozimet për ndryshimin e kushtetutës i kemi artikuluar gjithmonë
Mes dyshimeve të shumta se propozimet e bëra nga PD-ja janë një formë "pazari" për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut, Dhurata Çupi ka mohuar që të ketë ndodhur një gjë e tillë. Ai ka folur edhe për pengmarrje, akuzë kjo e artikuluar nga vetë Sali Berisha për Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Vettingu politikanëve, deputetja e PD-së në ‘Pa Protokoll’: Rama frikësohet nga propozimet tona! Shabani: Konsum politik
TIRANË- Demokratët vijojnë të këmbëngulin se vettingu i politikanëve është i domosdoshëm dhe i drejtë. Këtë e konfirmoi edhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Pa Protokoll’, të gazetares Anduela Ndreu.
-
VIDEO
Përplasja live mes 70-vjeçarit dhe ish-gruas:Më tradhëtove me bullgaren,ndaj ika
I mbetur vetëm, pas divorcit me bashkëshorten në vitin 2018 70-vjecari nga Kucova Bashkim Malaj vjen të rrëfejë historinë e jetës dhe arsyet pse i dha fund një martese që zgjati 27 vite. Vinte nga një martesë e parë, pasi bashkëhsortja e parë ndërroi jetë la dy fëmijë. Bashkimi vendosi të krijoi një tjetër familje me Shkëndije Xhamxhiu po nga I njëjti qytet me të cilën u martua në vitin 1989. Ata u bënë prindër të një djali ndërsa emigruan që herët drejt Greqisë. Aty jetuan sëbashku deri në vitin 2013, kur me kthimin në Shqipëri konfliktet mes çiftit u shtuan edhe më shumë. Mesa duket marrëdhënie mes ciftit kishte nisur krisjet e para që prej fillimit, por për hir të djalit Bashkimi duroi vite të gjata bashkëjetesë në të njëjtën çati me gruan e cila sipas tij, nuk ishte më e njëjta. Me mbështjeten e familjes, të cilët për cdo konflikt në familje bënin fajtor burrin e saj Bashkimin, ky i fundit në vitin 2011 mori hapin i pari për të kërkuar divorcin. Ajo nuk e donte një gjë të tillë dhe kësjhtu çifti i dhanë një mundësi të dytë njëri-tjetrit për të vazhduar përpara. Por edhe pas kësaj asgjë nuk ndryshoi mes tyre, përkundrazi konfliktet vijuan. Në shkurt të vitit 2018 do të ishte gruaja ajo që do t’i kërkonte divorcin Bashkimit duke e denoncuar për dhunë në familje. Ai pretendon se jo vetëm një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por se ai është dënuar me pa të drejtë me 6 muaj burg për dhunë në familje, edhe pse çifti ishin divorcuar. 70-vjecari pretendon se është ai viktimë, pasi sipas tij ish-bashkëshotja ka ushtruar dhunë psikologjike tek ai. Pas vendimit nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat dhën më, cifti I cili ende nuk ka bërë një ndarje pasurie, duhet të jetonin në të njëjtën banesë. Por për Bashkimin që gjë nuk kishte kuptim ndaj ai e ka dëbuar ish-gruan nga banesa dhe për këtë ajo është pajisur edhe me urdhër mbrojtje. Ish-bashkëshortja 64-vjecare është larguar në Greqi, ku po qëndron tek djali, ndërsa Bashkimi jeton në banesën e tij në Kuçovë.
-
VIDEO
37-vjeçarja me tumor takon qytetarët në Tiranë, gati shuma për operacionin
Pasditen e së enjtes emisioni “Pa Gjurmë” solli rastin e 37-vjeçares Miranda Elezi nga fshati Karkavec i Librazhdit, e cila është diagnostikuar me kancer në kokë, pas një infeksioni të rëndë që iu shfaq 4 vite më parë. Gjatë transmetimit Live, historia e jetës së vështirë dhe vuajtjet e Mirandës prekën zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, të cilët telefonuan në numrat e vënë në dispozicion nga redaksi, për të dhënë kontributin e tyre për nënën e 5 fëmijëve. Historia e 37-vjeçares preku shumë shqiptarë brenda dhe jashtë territorit, të cilët vazhduan edhe në orët e vona të natës të jepnin kontributin për Mirandën. Lajmi i mirë erdhi këtë mëngjes, teksa redaksia e Pa Gjurmë kontaktoi me doktorin në Shkup dhe këtë fundjavë Miranda do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut për t’ju nënshtruar analizave, ndërsa në ditët në vijim me kontributet që do vazhdojnë të mblidhen, do të kryhet edhe operacioni i shumë pritur, ku nuk do të mungojë as kamera e Report Tv.
-
VIDEO
8 nxënës Infektohen me COVID, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vene drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi' në Bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me COVID-19, që përbëjnë afro gjysmën e klasës.
Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e ndërprerjes së zinxhirit të infektimit për te nxënësit e tjerë të klasës. Nxënësit nuk do të zhvillojë mësim për 2 javë.
Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë te Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), pasi janë konstatuar punonjës të prekur me COVID.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Qofte patatesh me salçiçe
QOFTE PATATESH ME SALÇIÇE
Përbërësit:
3 patate
3 salçiçe
1 vezë
1 lgj djathë kaçkavall
Kripë
Rigon
Nenexik
Piper i zi
Piper i kuq
Pak miell, pak galetë
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim patatet të ziejnë mirë. Më pas i shtypim si pure, I vendosim në një tas ku shtojmë 1 vezë, djathë të grirë, kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon dhe nenexhik. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe nëse brumi është shumë i butë shtojmë pak miell. Mirë është që brumin t’a lemë pak të qëndrojë në frigorifer.
Fillojmë realizojmë qoftet. Vendosim fillimisht 1-2 lugë brumë patatesh në pëllëmbën e dorës, vendosim salçiçen dhe përsëri brumë patatesh. E punojmë me duar që të marrë formë dhe më pas e spërkasim qoften me pak galetë. Kështu veprojmë me të tre qoftet dhe më pas i skuqim në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Byrek me fasule me petë të gatshme/ Embëlsirë e thjeshtë
BYREK ME FASULE
1 pako petë të gatshme
500 gr fasule
Kripë, rigon
Piper i zi
Piper i kuq
Vaj ulliri
Pak qumësht për zbutjen e petëve
Fillimisht vendosim fasulet të ziejnë (jo plotësisht). Pasi të jenë zier hedhim vaj ulliri, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe rigon. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak spec djegës dhe nenexhik.
Vendosim gjysmat e petëve në tavë duke i spërkatur mirë me pak vaj dhe qumësht. Hedhim mbushjen me fasule dhe më pas vendosim pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me yndyrë.
Rregullojmë anët e petëve dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.
EMBELSIRE E SHPEJTE ME BISKOTA DHE KREM KARAMEL
1 pako biskota
2 banane
1 bustinë puding krem karamel
1 lugë kakao
500 ml qumësht
Për servirje:
Çokollatë e grirë
Presim fillimisht biskotat në copëza të mëdha. Në një formë keku vendosim copëza biskotash dhe një shtresë me banane në feta. Sipër vendosim sërisht një shtresë me biskota.
Në një tenxhere vendosim qumështin që të ngrohet. Shtojmë më pas bustinën e pudingut me krem karamel dhe 1 lugë kakao. E lemë kremin të marrë valë duke e trazuar vazhdimisht që të mos kokrrizohet. Më pas e hedhim kremin e përgatitur në format e kekut mbi shtresën e biskotave. E mbulojmë me një membranë dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.
Pasi e nxjerrim ëmbëlsirën nga frigoriferi e kthejmë përmbys në një pjatancë dhe e dekorojmë sipër me pak karamel të shkrirë dhe çokollatëza të vogla.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 22 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga kush ishte Aranit Çela gjyqtari që ndërroi jetë e firmosi dënimet më ekstreme te a do ta zgjedhë Rama me Bashën presidentin e ri e deri tek të kuqtë rrëmbejnë "armët"
-
VIDEO
A mund ta bëjë politika vettingun e politikanëve?
Emisioni Repolitix trajtoi temën e vettingut të politikanëve. A mund ta bëjë politika vettingun e politikanëve? Të ftuar në studio Shkëlqim Hajdari konstitucionalist , Myslim Murrizi kryetar i PLD, Brizida Gjikondi avokate dhe Azgan Haklaj ish-deputet.
-
VIDEO
Vettingu i politikanëve/ Gjikondi: Skandal, s'mund të jetë pjesë e Kushtetutës! Murrizi: Pazar i Bashës që të trembë Berishën! Hajdari: Dakord, por s'mjafton!
TIRANË- Vettingu i politikanëve, një propozim nga partia demokratike, duket se nuk ka gjetur mbështetje në radhët e juristëve. Avokatja, njëherazi avtiviste, Brizida Gjikondi e ka cilësuar këtë propozim skandaloz që ndërhyn në kompetencat e institucioneve të tjera. Në studion e Report Tv në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga, ajo ka shkuar edhe më tej duke thënë se kjo është një taktikë e përdorur nga Lulzim Basha për të hequr vëmendjen nga lufta brenda PD-së.
"Kjo është më shumë amnisti dhe në këtë tekst janë detyrat që i bën ILDKPI. Kjo është si OLF, duan të fakterizohen në krizën që kanë me Berishën. 3 pushtet janë të ndara dhe nuk i kam dëgjuar ndonjëherë që SPAK të varet nga një komision parlamentar, është skandal. Ka struktura, ke SHIK, SPAK, ILDKPI, kjo është një shoë shumë i madh. PS mund të jetë një tolerancë që po bëjnë me njëri tjetrin. Ujku nuk e shpëton kopenë e deleve, ujku është Basha. E turpshme që të fusësh në Kushtetutë Vettingun e Politikanëve", tha Gjikondi.