-
VIDEO
Ylli Merja: Mask me pak përbërës kundër rrudhave
Në një filxhan përzieni tre lugë gjelle me lëng shege ,dy lugë qumësht gomarice dhe 5-6pika vaj rozmarine ose helikrisiumi. Vendoseni mbi lëkurë në mbrëmje. Lereni tërë natën. Në mëngjes shplajeni dhe vendosni kremin me shegë” tha mjeku popullor Ylli Merja.
-
VIDEO
Ylli Merja: Humbja e nuhatjes dhe shijes, si të rikthehet përmes bimëve mjekësore
Mjeku popullor Ylli Merja në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” tregoi gjithcka që mund të tju ndihmojë për tju rikthyer nuhatjen dhe shijen. Përmes këtyre bimëve medicinale brenda 10 ditësh do të shihni përfitime të mëdha shëndetësore.
-
VIDEO
Ylli Merja: Lëngu i shegës, si t'a përdorim për dhimbjen e kyçeve dhe për maska fytyre
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja tregoi benefitet që marrim nga lëngu i shegës. Ai është një ilaç çudibërës për dhimbjen e kyceve por edhe si një përbërës kryesor në maskat e fytyrës. Duke qenë se jemi në periudhën e shegëve, përpos shijes së mrekullueshme, me to mund të realizoni edhe disa kremra që do t’ju ndihmojnë si nga ana estetike ashtu edhe shëndetësore.
Nëse do të marrim shegën, ta kompozojmë me dy tre përbërës të tjerë, mund ta përdorim me shumë sukes për eleminimin e dhimbjeve të kockave. Atëherë marrim afërisisht tre lugë gjelle nga lëngu I shegës, 1-2 lugë gjelle me qumësht gomarice, këto I përziejmë të dyja sëbashku, atëherë nëse kemi edhe vaj rozmarine mund të hedhim 4-5 pika edhe dafina është e mrekullueshme për qetësimin e dhimbjes së kockave dhe kyceve. këto vajrat esenciale sigurisht që do të qëndrojnë mbi vete të pashpërndara por duek bërë një përzierje ajo hapet shumë hollë dhe fillojmë që tani të lyejmë nga fytyra, qafa, krahët shpatullat, shtyllën kurrizore deri tek këmbët. Kjo maskë që vendoset për eleminimin e dhimbjeve të kockave mund të lihet tërë natën” u shpreh mjeku alternative Ylli Merja. Në fytyrë eleminon trashjen e lëkurës, rrudhat, por njëkohësisht na eleminon edhe dhimbjet. Ka shumë njerëz që kanë dhimbje tek qafa, me 3-4 pika do të ndjehet më mirë.
Si ta përdorni si maskë antirrudhë:
Në një filxhan përzieni tre lugë gjelle me lëng shege ,dy lugë qumësht gomarice dhe 5-6pika vaj rozmarine ose helikrisiumi. Vendoseni mbi lëkurë në mbrëmje. Lereni tërë natën. Në mëngjes shplajeni dhe vendosni kremin me shegë” theksoi ndër të tjera ai.
Shega është edhe një përbërës shumë I mirë kundër akneve të fytyrës, më poshtë do të gjeni recetën e plotë sipas mjekut popullor Ylli Merja:
Shtypni dy tre thelpinj hudhër shtojmë një lugë supe lëng shege, një lugë çaji me mjaltë. Vendoseni mbi fytyrë dhe puçra. Lere 20 min. Pas kësaj lyeni fytyrën në mënyrë rrethore me feta limoni. Lere dhe 10 min. Shplajeni me ujë të ftohtë. Pasi thahet vendosni kremin me shegë për rrudha,ose atë të puçrave për puçrat në fytyrë.-
-
VIDEO
Ekzekutimi i 57 vjecarit Demir Backa në Fier, hetimet zbulojnë se janë 3 të përfshirë, dyshohet për vrasës me pagesë! Lihen të lirë 23 të shoqëruar, shpallen në kërkim 2 persona
Ende asnjë i dyshuar për ekzekutimin e 57 vjecarit Demir Backa. Aktualisht mësohet se janë lënë të lirë 23 personat e shoqëruar për deklarime. Policia ende asnjë prove drejt identifikimit te autoreve te dyshuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre plumba ne zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57 vjeçarit.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Axhem pilaf dhe domate të mbushura
AXHEM PILAF
Përbërësit:
350 gr oriz
1 limon (lëngu)
1 qepë e prerë hollë
1 filxhan kafe fidhe
2 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
1 liter buljon perimesh/mishi/ujë
Djathë i fortë i grirë
Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë orizin mirë derisa uji të dalë i pastër dhe më pas i shtojmë lëngun e 1 limoni. Vendosim në sobë tenxheren me vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo gjalpi të shkrijë hedhim fidhet dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë të njëtrajtshme të kuqerremtë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë mirë derisa të zbardhet. Më pas vendosim qepën e grirë imët dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë buljonin, ulim nxehtësinë dhe e lemë orizin të ziejë me kapak gjysmë të hapur për 20 minuta. Shtojmë kripë dhe piper dhe sapo të krijohen gropëzat e vogla sipër orizit fikim sobën dhe i vemë sipër një pecetë të pastër, pasi kemi vendosur pak gjalpë. E shërbejmë me djathë të fortë kaçkavall.
DOMATE TË MBUSHURA
Përbërësit:
6 domate
100 gr djathë të bardhë ose gjizë
100 gr ajkë kosi
Spec djegës i bluar
Bishta qepësh të njoma
Majdanoz
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Domateve u pritet kapaku, pastrohen brenda, i kriposim dhe i përmbysim. Përgatisim mbushjen me djathë të bardhë, ajkë kosi, majdanoz, pjesën jeshile të qepëve të njoma, spec djegës të bluar në mikser, kripë dhe piper të zi. Mbushim domatet dhe i kemi gati për t'i servirur.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Biftek i mbushur në brumë
Biftek i mbushur në brumë
Përbërësit:
1 kg mish biftek
150 gr proshutë
200 gr kërpudha
1 lgj mustardë
Djathë kaçkavall
Kripë, piper
Vaj
Petë sfoljatë
Vezë për lyerje
Përgatitja:
Fillimisht spërkasim mishin me kripë dhe piper, më pas e lyejmë me pak vaj dhe mustardë. E presim mishin për së gjati në mes, por jo deri në fund. Kërpudhat dhe proshutën i presim në copëza të vogla, ndërsa djathin kaçkavall e grijmë në rende. Mbushim rolenë, e lidhim me spango kuzhine, e kaurdisim nga të gjitha anët në yndyrë të nxehtë dhe më pas e vendosim në furrë për 20 minuta.
E heqim mishin nga furra dhe e mbështjellim me petë sfoljatë. E lyejmë me vezë dhe e vendosim përsëri në furrë për 20-30 minuta.
-
VIDEO
REP-POP/ Dashuri ‘si në filma’, pesë çifte hollywood-iane që janë njohur gjatë xhirimeve
Nuk ka rregulla për të jetuar ndjenjën më të bukur në botë, dashurinë! Madje nuk ekziston personi i duhur as vendi i duhur... gjithçka ndodh në mënyrë kaq magjike dhe të thjeshtë sa nuk është as nevoja të mundohemi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 25 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga 45 milion USD për pensionet për kompensimin e dritave te zbulohet shkresa e "puçit" në PD e deri tek ekstra derbi.
-
VIDEO
Sharrë, IEBV trajtim mbetjesh dhe mbështetje sociale
Veri Jug është ndalur në fshatin Sharrë në perëndim të Tiranës, fshati që dikur shënohej si një bombë ecologjike, sot po transformohet në një Ecopark mjedisor. Me investim të kompanisë holandeze intergrejtid enerxhi BV, së shpejti në Zonën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës, nga përpunimi I tyre përmes një inceneratori, do të prodhohet energji elektrike për nevojat e zonës. Impakti social në jetën e banorëve të fshatit, punësimi I tyre në landfillin e ri dhe modern, kushtet e punës dhe ana ekonomike e punonjësve. Personazh I reportazhit është inxhinjer Denis Kokallaj, drejtues I punimeve në zonë. Ndiqni reportazhin: Sharrë, IEBV trajtim mbetjesh dhe mbështetje sociale, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Sharra, mes dy kohëve
Sharrë, impakti social I zonës së trajtimit të mbetjeve të Tiranës, mbi familjet dhe punonjësit e landfillit të ri dhe modern.
-
VIDEO
Sharra si Ecopark
Personazhi I reportazhit Denis Kokallaj flet mbi ndërtimin e landfilleve dhe ndërtimin e një Ecoparku me kafshë dhe shpendë të rralla. Mundësia e viztave të fëmijëve dhe qytetarëve në zonen e trajtimit të mbetjeve të Tiranës.
-
VIDEO
Sharrë, zona me landfill të ri
Historia e landfillit të Tiranës, një histori në dy kohë: e kaluara e saj e hidhur, si një bombë ekologjike dhe sociale dhe e sotmja që po e shëndrron zonën në Ecopark dhe ku sëshpejti do të prodhohet, përmes një inceneratori, energji elektrike.