-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, pispili me lakra
Pispili me lakra
Përbërësit:
1 kg lakra të egra
300 gr miell misri
250 gr qepë të njoma (ose presh)
300 ml qumësht
100 ml vaj ulliri
100 gr djath
Kopër
Nenexhik
Krip
Piper
Përgatitja:
Lakrat i presim hollë me qepën e njome ose preshin, sikurse dhe bimët aromatike Shtojme qumështin,vajin e ullirit, djathin, kripën, piperin dhe gjysmën e miellit.
Në tavë e kemi lyer me vaj ,shtojmë pjesën që përgatitëm dhe sipër shtojmë pjesën tjetër të miellit. E vendosim në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë.
-
VIDEO
Berisha sulmon Bashën për lobimin rus
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, tavë peshku (Shkodrane)
TAVË PESHKU (SHKODRANE)
Përbërësit:
500 gr peshk
50 gr miell
200 gr qepë
100 ml salcë domate
1 gjethe dafine
50 ml vaj ulliri
25 g uthull
4 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
Kumbulla të thata
Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë peshkun dhe e ndajmë në racione. I kalojmë racionet në një pjatë me miell dhe bëjmë një skuqje të lehtë në sipërfaqe.
Ndërkohë përgatisim salcën duke filluar me kaurdisjen e qepëve të cilat i kemi prerë trashë, jo hollë. Shtojmë më pas thelpinjtë e hudhrës (të pa prera), salcën e domates, gjethen e dafinës, kripën dhe piperin. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta sa salca të lidhet pak dhe më pas e kalojmë të gjithë gatimin në tavë ku vendosim racionet e peshkut dhe disa kumbulla të thata. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 30 minuta.
Në momentin që e servirim tavën e peshkut grijmë majdanoz të freskët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 30 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Rexhep Uka rrëfen prapaskenat e ligjit 7501 te të rikthehen vizat me Shqipërinë e deri tek 5 mesazhet e Ramës në Prishtinë.
-
VIDEO
Basha refuzon të mbledhë Kuvendin Kombëtar, Ristani zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekin: Do shkohet deri në gjyq! Zbardhet dokumenti që po firmosin demokratët për të mbrojtur Berishën
Report Tv ka sjellë një kopje të dokumentit që po firmosin demokratët me qëllim mbledhjen e 1500 firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndonëse Lulzim Basha ua ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të mblidhet. Megjithatë, përtej saj, Berisha po vijojnë betejën e tij ku synon ndryshime në statut, vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore si edhe përcaktimin e aksionit opozitar të PD-së.
-
VIDEO
‘Këmbeu Berishën me dosjen e lobimit’, Ristani mbështet Kokalarin në ‘Repolitix’: Dëshmia e lobistit Muzin prova në 'duart' e SHBA që presionoi Bashën për të përjashtuar ish-kryeministrin
Deklaratat e forta të anëtares së Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari e cila teksa shoqëronte Sali Berishën gjatë “Foltores” në Durrës tha se Lulzim Basha, mbylli dosjen e tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, i ka mbështetur në njëfarë mënyre edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani i akuzuar për këtë lobim madje i marrë dhe i pandehur
-
VIDEO
Pa Gjurme-Reagon 39-vjeçarja e abuzuar: Do fus të tjerë në burg
Një histori e pazakontë është dënoncuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ ajo e familjes Kola nga fshati Domë i Kavajës. Nusja e familjes, 39-vjeçarja Eleonora Kola ka akuzuar për ngacmim seksual vjehrrin dhe kunatin e saj, si dhe bashkëshortin dhe vjehrrën për dhunë në familje. Për këto arsye të katër pjesëtarët e familjes Kola janë gjykuar dhe dënuar, por aktualisht vetëm dy prej tyre ndodhen pas hekurave në burgun e Zaharisë. Vjehrra, Lule Kola sqaron për ’Pa Gjurmë’, se nusja e ka sajuar të gjithë këtë histori, për t’u marrë e më pas për t’i shitur tokat, me qëllim zhvendosjen në Tiranë bashkë me djalin e saj 13-vjeçar. Sipas vjehrrës, Eleonora nuk ka kursyer as babain e fëmijës Mustafa Kolën, i cili është dënuar mbi 5 vite burg. I pari që kreu 4 muaj burg ishte kryefamiljari 70-vjeçar Nazif Kola, pasi Eleonora e akuzoi për ngacmim seksual. Të njëjtës akuzë nuk i ka shpëtuar edhe kunati 34-vjeçari Blerind Kola, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave.Dy vëllezërit, Mustafa dhe Blerind Kola, që ndodhen ende pas hekurave nuk kanë kontakte me familjarët e tyre, ndërsa e katërta që u denoncua nga nusja ishte edhe vetë vjehrra e saj. 61-vjecares Lule Kola iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie” për 8 muaj. Konflikti në familje vijon ende, ndërsa nusja e saj Eleonora nuk kursen sherrin as në prani të kamerave. Ajo vjen e revoltuar në momentin që sheh praninë e gazetarit jashtë banesës Të dyja ngrenë zërin ndaj njëra-tjetrës, ndërsa e reja hedh poshtë të gjitha pretendimet e ngritura.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Denoncon vjehrrin për abuzim seksual,3 burrat e shtëpisë përfundojnë në burg(29-09-2021)
Një histori e pazakontë është dënoncuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ ajo e familjes Kola nga fshati Domë i Kavajës. Nusja e familjes, 39-vjeçarja Eleonora Kola ka akuzuar për ngacmim seksual vjehrrin dhe kunatin e saj, si dhe bashkëshortin dhe vjehrrën për dhunë në familje. Për këto arsye të katër pjesëtarët e familjes Kola janë gjykuar dhe dënuar, por aktualisht vetëm dy prej tyre ndodhen pas hekurave në burgun e Zaharisë. Vjehrra, Lule Kola sqaron për ’Pa Gjurmë’, se nusja e ka sajuar të gjithë këtë histori, për t’u marrë e më pas për t’i shitur tokat, me qëllim zhvendosjen në Tiranë bashkë me djalin e saj 13-vjeçar. Sipas vjehrrës, Eleonora nuk ka kursyer as babain e fëmijës Mustafa Kolën, i cili është dënuar mbi 5 vite burg. I pari që kreu 4 muaj burg ishte kryefamiljari 70-vjeçar Nazif Kola, pasi Eleonora e akuzoi për ngacmim seksual. Të njëjtës akuzë nuk i ka shpëtuar edhe kunati 34-vjeçari Blerind Kola, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave.Dy vëllezërit, Mustafa dhe Blerind Kola, që ndodhen ende pas hekurave nuk kanë kontakte me familjarët e tyre, ndërsa e katërta që u denoncua nga nusja ishte edhe vetë vjehrra e saj. 61-vjecares Lule Kola iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie” për 8 muaj. Konflikti në familje vijon ende, ndërsa nusja e saj Eleonora nuk kursen sherrin as në prani të kamerave. Ajo vjen e revoltuar në momentin që sheh praninë e gazetarit jashtë banesës Të dyja ngrenë zërin ndaj njëra-tjetrës, ndërsa e reja hedh poshtë të gjitha pretendimet e ngritura
-
VIDEO
36-vjeçari vlonjat denoncon humbjen e të fejuarës, vjehrri i jep lajmin live në ‘Pa Gjurmë’: Ime bijë të braktisi, shiko jetën tënde
25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte larguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit. Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tentuar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte deklaruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për humbjen e të fejuarës së tij.
-
VIDEO
Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, eksperti i kriminalistikës: Kemi ndërtuar sistem vrasësish, jemi në pragun e shpërthimit të një bombo sociale!
Familja, drejtësia, kujdesi social dhe parandalimi i kriminalitetit janë faktorët që prodhuan krimin e rënë në Lezhë një ditë më parë, ku u vra në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Kështu deklaroi në Report TV në 'Sot live në Shqipëri' eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça. Sipas tij, në gjithë këto vite është ndërtuar një sistem vrasësish dhe se jemi në prag të një "bombe" sociale.
"Ne në këto vite kemi ndërtuar një sistem vrasësish, një model ku gjenerata e re rrezikon të na kthehet në vrasës, pjesëtar të bandave kriminale. Vrasësi i heshtur është paaftësia, neglizhenca, pazaret, kompromisi në polici. Disa struktura që janë të kompromentuara rëndë me krimin, sot na kanë shkaktuar një kosto shumë të madhe. Për të riun ka dështuar familja, kujdesi social, drejtësia penale, kemi probleme të rënda të drejtësisë dhe parandalimi i kriminalitetit. Këto dështuan dhe sot të gjithë jemi të rrezikuar, jemi në pragun e shpërthimit të një bombe sociale që akumulohet prej vitesh. Kemi në shoqëri modele të Toni Montanës. Janë këto që po na prodhojnë çdo ditë më shumë këto lloj personash që nuk kanë një zgjidhje, një model. I duhet vënë gishti kokës, jemi në momentin për të menduar se çfarë do ndryshojmë në këtë sistem sepse po prodhon vrasës", thotë ai.
-
VIDEO
Ushqimet që fëmijët nuk duhet të konsumojnë gjatë shkollës dhe çfarë të marrin me vete?
Periudha e fillimit të shkollës për fëmijët duket se është më e vështira. Pas pushimeve verore kthimi në shkollë do të thotë nisja e një rutine po ashtu mënyra e të ushqyerit ndryshon. Shpesh herë prindërit i japin fëmijëve të tyre ushqime të konservuara ose para për të blerë ushqime në dyqanet pranë shkollës, duke krijuar kështu një dietë të varfër ushqimore. Por si mund t’I bindim fëmijët që të marrin ushqime të shëndetshme e të gatuara në shtëpi dhe si t’I ndihmojmë që të fillojnë sa më lehtësisht rutinën e re të shkollës. Në një intervistë në emisionin ‘ Rreze Dielli” psikologia Elona Dashi dhe nutricionistja Hyrida Basha këshilluan prindërit për mënyrat se si mund t’I ndihmojnë fëmijët të përshtaten sa më lehtësisht.
-
VIDEO
Bukë me vete në shkollë, nutricionstja ju tregon sekretet për të bindur fëmijët
Periudha e fillimit të shkollës për fëmijët duket se është më e vështira. Pas pushimeve verore kthimi në shkollë do të thotë nisja e një rutine po ashtu mënyra e të ushqyerit ndryshon. Shpesh herë prindërit i japin fëmijëve të tyre ushqime të konservuara ose para për të blerë ushqime në dyqanet pranë shkollës, duke krijuar kështu një dietë të varfër ushqimore. Por si mund t’I bindim fëmijët që të marrin ushqime të shëndetshme e të gatuara në shtëpi dhe si t’I ndihmojmë që të fillojnë sa më lehtësisht rutinën e re të shkollës. Në një intervistë në emisionin ‘ Rreze Dielli” psikologia Elona Dashi dhe nutricionistja Hyrida Basha këshilluan prindërit për mënyrat se si mund t’I ndihmojnë fëmijët të përshtaten sa më lehtësisht.