-
VIDEO
Hyrida Basha: Ja disa variante të shëndetshme dhe të thjeshta për mëngjesin e fëmijëve tuaj
Ndërsa nutricionistja Hyrida Basha dha disa ide se çfarë mund të konsumojnë fëmijët në mëngjes për të pasur sa më shumë energji gjatë ditës dhe dëmin që sjellin ushqimet e pashëndetshme në përqëndrimin e fëmijëve në mësime.
Tryeza jonë duhet të jetë e mbushur me shumëllojshmëri produktesh duke filluar nga karbohidratet komplekse që duhet të jetë një bukë thekre apo integrale të një forme tjetër, biskotat integrale që mund të shoqërohen me caj në mëngjes apo me në lëng frutash, këto janë karbohidrate që shpërbashkohen ngadalë. Një fetë bukë integrale me pak recel ose marmelatë ose mund të përdoret gjalpi I fshatit bio nëse është 14 gr në ditë nuk përbën asnjë problem. Kosi me drithërat apo me farat e ndryshme është absolutisht një element shumë I mirë në dietën ushqimore të një fëmije.
Nëse do të konsumonim një gotë kola ose një kokërr mollë ndoshta kaloritë janë 100 por cfarë kanë brenda këto si substanca? Janë totalisht ndryshe nga nga njëra tjetra dhe këto produkte na ofrojnë kalori boshe pra një energji fillestare.
-
VIDEO
Psikologia Elona Dashi:Prindër kujdes! Mos I bëni këto pyetje fëmijës, po e dëmtoni
Komunikimi është thelbi, ndryshe nuk ke si e kupton se cfarë ka ndodhur. Prindi kur merr fëmijën nga shkolla pyetja parë është ‘ cfarë note more?’. Duhet ta heqim këtë lloj presioni, absolutisht që është I rëndëisshëm por qasja duhet të jetë më ndryshe se ‘ Cfarë note more? apo ‘ si dole sot?’ pse nuk more not më të mirë? Pse bëre gabim. Duhet të përpiqemi q ë të marrim më të mirën nga fëmija por edhe ne duhet të jemi më shumë bashkëpunues' shprehet psikologia Elona Dashi.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, tasqebap tradicional me mish viçi ( receta e gjyshes)
Tasqebap tradicional me mish viçi ( receta e gjyshes)
Përbërësit:
500 gr mish viçi
1 qepë të thatë
1 gjethe dafine
4 thelpinj hudhër
2 lugë koncentrat domate
1-2 lugë vaj ulliri
1 lugë miell
1 litër ujë
1-2 lugë uthull
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët dhe sapo të bëhet transparente shtojmë mishin të prerë në copëza. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Më pas shtojmë pak miell, koncentratin e domates dhe ujë të ngrohtë.
Vendosim një gjethe dafine, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare. Në 5 minutat e fundit rregullojmë shijen me kripë, piper dhe uthull.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, lulelakër me djath recetë e shpejtë me 3 përbërës
Lulelakër me djath recetë e shpejtë me 3 përbërës
Përbërësit:
500 gr lulelakër
100 gr djathë
150 gr pançetë
50 gr galetë
1 degë rozmarinë
5 vezë
50 ml vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht grijmë hollë rozmarinën dhe e përziejmë me galetën.
Spërkasim me pak vaj ulliri mini format ku do të vendosim tartëzat.
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të verdhat e vezëve i kalojmë në mikser së bashku me djathin, kripën dhe piperin. Ndërsa të bardhat i rrahim në marengë. I bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas ku shtojmë lulelakrën dhe pançetën. Bëjmë një trazim të lehtë dhe e hedhim masën në forma (ose në një tavë të vetme). Në fund i spërkasim tartëzat me galetën e aromatizuar me rozmarinë dhe i vendosim të piqen në banjomari.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 29 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga drogë,para dhe armë, kush është 21-vjeçari që ekzekutoi oficerin e krimeve te dy rrugët e SPAK për dosjen Gërdeci e deri tek një spurdhjak ballkanik.
-
VIDEO
Lezhë vritet polici,autori qëllon veten
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin pas vrasjes së policit Saimir Hoxha nga 21 vjecari në Lezhë. I ftuar me skype ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndërsa në studio Arben Çuko ish-deputet (komisioni i sigurise ) Endrit Brahimllari ish deputet ( komisioni i Sigurisë ) gazetarët Arsen Rusta dhe Flogert Muça si dhe Elvis Hila nga Lezha.
-
VIDEO
Lleshaj në 'Repolitix': Vrasja e efektivit në Lezhë më e rëndë se e Klodian Rashës, shoqëria të reagojë! Policia të ishte më transparente për mediat mbi skemën e vrasjes
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se vrasja e efektivit të policisë, Saimir Hoxha është një ngjarje shumë e rëndë, më e rëndë se ajo e vrasjes së Klodian Rashës, e për pasojë sipas tij shoqëria duhet të reagojë njësoj siç bëri edhe në muajin dhjetor, ndonëse sipas tij atëherë ishte jo propocionale.
-
VIDEO
‘Kamila, si një flutur’ Libri drithërues i një nëne për ditët e fundit të jetës së vajzës 16-vjeçare
Kamila, si një flutur’ është romani i parë i autores franceze Sophie Daull, që vjen në shqip nga prof. Edmond Tupja. Romani drithërues tregon historinë e vërtetë të shkrimtares e cila në këtë lobër ka hedhur momentet e fundit të jetës së vajzës së saj 16-vjeçare.
Përkthyesi Edmond Tupja shprehet se është ndjerë tejet i emocionuar ndërsa ka shqipëruar këtë libër:
Në rastin e fundit përktheja duke u përlotur dhe përlotesha duke përkthyer, është një libër që të mbërthen sepse është një nënë që në kundërshtim me të gjitha hamendësimet për forcën njerëzore të çarmatos sepse nëna varros fëmijën, është e padrejtë. Ky libër është një lloj vaksine për shpirtin, vdekja është e pashamngshme por jo kjo lloj vdekje, prandaj “ O nëna o baballarë mbrojini fëmijët tuaj’’ është një ndër mesazhet që përcjell ky libër.
Ai rrëfen më tepër për shqipërimin dhe arsyet përse ky libër nuk duhet humbur pa lexuar, pasi të gjithë mund të gjejnë veten në rreshtat ku një nënë shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin për humbjen e vajzës së saj nëpërmjet të kujtuarit përgjithmonë bijën e humbur në moshë fare të re.
“Populli ynë ka një shprehje shumë të bukur për kujtimin, kujtimi është i mundur kujtesës së atyre që kanë mbijetuar domethënë ne themi ‘ të rrëoni, ta kujtoni’ duhet të jetosh që ta kujtosh dhe kjo në një farë mënyre është pavdeksia e personit që ka ndërruar jetë”
Sophie Daull si shkrimtare, ka botuar “Kamila, si flutur” që i vjen sot lexuesit shqiptar – libër që fitoi çmimin e parë për romanin debutues dhënë nga revista Lire; — La Suture (2016) dhe Au Grand Lavoir (2018), fitues i Çmimit Europian për Letërsinë.
-
VIDEO
"Kam 10 vjet që ha të njëjtin mëngjes", Edmond Tupja gatuan recetën unike
Profesor Edmond Tupja si kurrë më parë vjen ndryshe në studion e Rreze Dielli këtë herë në këndin e kuzhinës, për të treguar mëngjesin e tij të veçantë por edhe vaktet e tjera me nje dietë të balancuar të cilën ka më shumë se 10 vite që e praktikon.
Ai u shpreh se ka ndryshime në dietën e tij sipas moshës dhe gjendjes shëndetësore por ajo që nuk ndryshon është mospërdorimi I kripës në dietë.
“ E përgatis që në darkë, më merr rreth gjysëm ore kohë e kam si ushtrim për kujtesën dhe ushtrim fizik sepse frutat e thata I shtyp me havan’’ tha ai.
Në mëngjes esëll konsumon një gotë hirrë dhe 10 minuta më pas konsumon mëngjesin recetën e së cilës jua sjellim më poshtë:
Në mëngjes:
Esëll 1 gotë me hirrë nga qumështi i dhisë apo i lopës.
Një tas me 2 lugë gjelle tërshërë, 0,5 -1 lugë gjelle chia, 3-4 lugë gjelle fasule të zeza ose larushe të ziera, 2-3 arra, 2-3 lajthi, 2-3 bajame të shtypura, 1/5-1/4 bukë misri rrumbullake, 20-30 fara lule dielli, 3 lugë gjelle gjizë pa kripë, 3-4 lugë gjelle me perime jeshile të ziera me avull, ujë burimi ose kos sipas dëshirës, 1 lugë gjelle vaj liri, 1 majë lugë kafeje me kanellë, 5-6 kokrra rrushi të tharë, 1,5-1kokërr kumbull oshaf.
Ai tregon edhe se çfarë konsumon edhe në pjesën tjetër të ditës:
Në drekë:
Mundësisht vetëm një lloj gjelle me bukë peksimadhe ose të ndenjur
Në darkë:
Supë perimesh ose sallatë perimesh të gjelbra të ziera me avull apo të gjalla (sallatë jeshile, rukola, domate, kastravec, spec jeshil, majdanos dhe selino të grira imët, pak qepë të bardhë, 0/5-1 thelb hudhre) me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj farash kungulli.
Ai jep edhe disa këshilla të tjera që duhet t’I ndiqni në mënyrë që dieta juaj të jetë sa më efikase:
“Ujë (kurrë nga frigoriferi dhe asnjëherë të gazuar) dhe fruta jo gjatë vakteve, por vetëm midis tyre.Verë apo ndonjë lloj alkooli tjetër vetëm në fundjavë gjatë drekës, gjithmonë me sasi modeste dhe pasi e ke ngrënë gjysmën e pjatës.Akullore apo ëmbëlsira gjthashtu vetëm në fundjavë pa i shoqëruar me ujë” shprehet ai.
Prof. Edmond Tupja përpos dietës së balancuar prej 10 vitesh gjithashtu realizon ushtrime fizike të cilat e ndihmojnë për të qenë në formë dhe plot energji.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, qofte viçi me shije pice
QOFTE VIÇI ME SHIJE PICE
Përbërësit:
200 gr mish i grirë
½ qepë e thatë
1 thelpi hudhër
1 vezë
20 gr galetë
20 gr djathë kaçkavall
30 gr salcë domate
½ tufëz majdanoz
½ tufëz borzilok
1 spec i kuq
Uthull
Vaj ulliri
Arrë moskat
Kripë, piper
10 gr miell për pudrosje
Vaj për skuqje
Për servirje:
salcë domate
qepë
hudhër
borzilok
kripë, piper
Përgatitja:
Mishin e grirë e vendosim në një tas ku shtojmë qepën e grirë imët, hudhrën, vajin e ullirit, uthullën, arrën moskat, borzilokun, majdanozin, salcën e domates, vezën, galetën, djathin e grirë në rende, specin e kuq, kripën dhe piperin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë në frigorifer për të paktën 30 minuta.
Pas brumi të ketë pushuar për rreth 30 minuta, e nxjerrim nga frigoriferi dhe realizojmë toptha sipas madhësisë që i preferojmë qoftet. I kalojmë pak në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese. Kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me 1-2 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë salcën e domates dhe e lemë të marrë valë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe borzilok.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, perime në tavë për 5 minuta
PERIME NË TAVË
Përbërësit:
1 kungull të njomë
1 patate
1 qepë
2 speca
3 thelpinj hudhër
1 patëllxhan
5-6 domate qershi
1 filxhan çaj salcë domate
1 gjethe dafine
1 lugë kafeje kerri
Vaj ulliri
Kripë, piper
Bimë aromatike sipas dëshirës
Përgatitja:
Marrim të gjithë perimet dhe i presim në kubikë. I marinojmë me kripë, piper dhe kerri dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë salcën e domates, vendosim gjethen e dafinës dhe bimë aromatike të tjera sipas dëshirës dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë për rreth 25-30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 28 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga pesë gënjeshtrat e Berishës për Bashën te PD kërkon hetim parlamentar për 25 prillin e deri tek dumbabistët dhe dumbashistët.