• VIDEO

    Gjyshja 87 vjeçare që stërvitet çdo ditë me nipin e saj

    Trajneri Armando Hidi ndan me ndjekësit edhe momentet e bukura të stërvtijes në shtëpi me gjyshen e tij 86-vjecare duke u kthyer ne nje fenomen në Instagram. Të dy sëbashku ata stërviten, duke I kryer lëvizjet në sinkron. Nëpërmjet këtyre videove ata kanë krijuar kujtime të bukura, kanë shpërndarë pozitivitet në komunitettin e tyre por në të njëjtën kohë japin edhe një mesazh të rëndëssihëm se kujdesi për veten nuk njeh moshë.

  • VIDEO

    Armando Hidi: Xhensila stërvitet 5 herë në javë nga 2 orë

    Trajneri Armando Hidi punon edhe me personazhe të njohura si këngëtarja Xhensila Myrtezai.

  • VIDEO

    Gabimet që bëjmë kur duam të rrëzojnë peshë dhe disa ushtrime tonifikuese në kushte shtëpie

    Armando Hidi është trajneri personal i cili pasionin e tij për palestrën e ka kthyer në profesion duke i dhënë sfida vetes për të ndryshuar jetën e shumë njerëzve. Prej rreth 9 vitesh ai ka ndihmuar shumë persona që të arrijnë qëllimet personale të shëndetit në palestër. I diplomuar edhe në filozofi pjesë e cila e ka ndihmuar Hidin në punën e tij të përditshme për ta bërë atë të ndryshëm nga trajnerët e tjerë. Nuk kërkon të arrijë rezultate të menjëhershme që mund të sjellin dëme të tjera për shëndetin. në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli” ai tregon edhe pak nga historia e tij personale për të motivuar të tjerët që nëpërmjet aktivitet fizik mund të arrijnë trupin e dëshiruar.

    Instagrami i Armandos është i organizuar në një mënyrë shumë interesante: histori suksesi, momente personale por edhe këshilla se si të stërvitemi në kushte shtëpie për të motivuar sa më shumë persona që të përfshij në rutinën e tyre edhe aktivitetin fizik. Ndër të tjera ai ndan me ndjekësit edhe momentet e bukura të stërvtijes në shtëpi me gjyshen e tij 86-vjecare duke u kthyer ne nje fenomen në Instagram. Të dy sëbashku ata stërviten, duke I kryer lëvizjet në sinkron. Nëpërmjet këtyre videove ata kanë krijuar kujtime të bukura, kanë shpërndarë pozitivitet në komunitettin e tyre por në të njëjtën kohë japin edhe një mesazh të rëndëssihëm se kujdesi për veten nuk njeh moshë.

  • VIDEO

    Sallatë çezar nga zonja Albana

    Sallatë çezar

    Përbërësit:

    1 tufë sallatë jeshile

    1 fetë bukë

    1 gjoks pule

    1 lgj misër

    2 lgj vaj ulliri

    2 lgj kos

    1 lgj majonezë

    ½ lëng limoni

    Kripë, piper

    Djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Presim sallatën për së gjati dhe e vendosim në një sallatiere.

    Bukën e presim në kubikë dhe e kalojmë në furrë ose në një tigan me pak vaj ulliri.

    Fileton e pulës e tiganisim derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas e presim në kubikë. I vendosim kubikët e mishit të pulës dhe kubikët e bukës mbi sallatën jeshile, shtojmë misra të zjerë dhe djathë kaçkavall sipas preferencës.

    Në një enë përziejmë kos, majonezë, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper. E trazojmë mirë dhe marinojmë sallatën, të cilën e servirim menjëherë.

     

  • VIDEO

    Alzheimer, pandemia që do të pasojë Covid-19?

    A do të jetë alzheimer pandemia që do të pasojë Covid-19? Kjo është hipoteza që hedh një studim I kryer së fundmi, por çfarë thotë mjekja psikiatre Irena Thoma për problemet e shëndetit mendor të krijuara nga pandemia dhe efektet që priten në të ardhmen.

  • VIDEO

    Perime të mbushura nga zonja Albana

    Perime të mbushura

    Përbërësit:

    2 speca

    2 domate

    1 patëllxhan

    1 kungull

    2 thelpinj hudhër

    1 qepë e thatë

    1 filxhan çaji vaj

    2 filxhanë çaji oriz

    1 tufë nenexhik

    1 tufë majdanoz

    500 gr salcë domate

    Fara pishe

    Lëngu 1 limoni

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht parapërgatisim perimet që do të mbushim. Pastrojmë specat nga farat, domateve u heqim pjesën e farave, ndërsa 1 patëllxhan e ndajmë në mes dhe largojmë pjesën e brendshme të tulit.

    Pjesën e tultë të domates që hoqëm e vendosim në një blender dhe e kthejmë në salcë.

    Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë tulin e patëllxhanit të prerë në kubikë si dhe një kungull (gjithashtu në kubikë). Vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar me pak kripë dhe piper.

    Orizin e kemi larë më parë dhe vendosur në lëng limoni. Shtojmë orizin tek qepa, e trazojmë dhe sapo të fitojë nxehtësi hedhim salcën e domates dhe farat e pishës. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet pak dhe në fund shtojmë bimët aromatike, kripë e piper.

    Me masën e përgatitur mbushim perimet. Pjesën e domateve që e kthyem në salcë e trazojmë me pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e shtojmë mbi perimet e mbushura. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një patate në feta në hapësirat mes perimeve. E mbulojmë tavën me letër pjekje ose alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 21 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga urimi i veçantë i Kadaresë për ditëlindjen e Helenës te sherr dhe tension në mbledhjen e PD-së e deri tek lacat e urbanëve të Tiranës.

  • VIDEO

    Monsinjor Frano Gjini /Si u pushkatua abati i fundit i Mirditës

    11 mars 1948, ora 5 e mëngjesit... Burgu i fretërve ka lëvizje e zhurmë më shumë se asnjëherë tjetër... zhurmë prangash e shula dyersh, zhurmë makinash e trokitje çizmesh përbëjnë sfondin e atij mëngjesi të vrenjtur... Tek Çinarët, afër varreve katolike në Shkodër, vendi tradicional i pushkatimeve janë rreshtuar 16 vetë, ndër ta 4 janë klerikët më në zë, të kohës imzot Frano Gjini 62 vjeç, At Mati Prennushi 67 vjeç, dom Nikollë Deda 58 vjeç dhe At Çiprian Nika 48 vjeç. Bashkë me ta edhe 12 të tjerë intelektualë, inxhinierë, avokatë e deputetë dënuar nga gjyqe të tjera për kryengritjen e Postribës. Krismat do të zgjonin gjithë banorët e shtëpivë përreth. Pak metra larg burgut të fretënve në shtëpinë e imzot Frano Gjinit, mbesa e tij e vogël Rozina, do të dëgjonte prej të rritunve fragmente bisedash shoqëruar me ankth. A ja kishin pushkatuar xhaxhanë?

  • VIDEO

    'Atvrasje ne PD dhe Fontana e çmimeve

    PD po shkatërrohet pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga PD liderin historik Sali Berisha. Kështu tha deputeti i PD Flamur Noka në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, ndërsa ka zbardhur edhe debatet që ka bërë me Bashën sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Ai pohoi se Basha e quajti bazën e partisë, anti-amerikanë

  • VIDEO

    Përjashtimi i Berishës, nënkryetari i PD, Salianji: Basha ishte i detyruar, vendim në interes të demokratëve sepse na le rrugën e hapur me SHBA

    Marrëdhëniet e hapura me SHBA-në e 'detyruan' kreun e Partisë Demokratike, që të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar. Kështu ka deklaruar nënkryetari i PD, Ervin Salianji, i cili thotë se pyetja thelbësore që duhet të ngrihet ndërmjet demokratëve është se 'A duhet të mbajë PD marrëdhënie me SHBA apo jo?.  Salianji tha se ky vendim i Bashës është në interes të demokratëve dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër

  • VIDEO

    Rikthimi i Berishës në krye të PD? Flamur Noka: Në demokraci gjithkush mund të dojë dhe të aspirojë

    Përplasjet në PD kanë nisur që pas përjashtimit nga partia të ish-kryeministrit Sali Berisha. I pyetur nëse e shikon si mundësi rikthimin e Berishës në krye të PD, deputeti Flamur Noka nuk e mohoi një gjë të tillë.

     
  • VIDEO

    Noka i bindur: Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet sepse anëtaria ka më shumë fuqi se kryetari

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është i bindur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet sepse sipas tij anëtarësia ka më shumë fuqi se kryetari.

    'Ke marrë një vendim kundër shumicës nuk mund të rrish më kryetar i PD-së. Kuvendi do të mblidhet sepse fuqi më shumë se kryetari ka anëtarësia. Kur të mblidhet 1/4 e anëtarëve të Kuvendit, thuhet se kryetarit është i detyruar që të thërrasë Kuvendin. Ai sot doli kundër bazës. Bazën nuk e ndalon dot askush, nuk mund t'i vësh fre bazës. Një PD më e bashkuar ku pyetet anëtarësia më e shëndetshme më e fortë dhe fituese. Sot PD pas vendimit të Bashës nuk është e bashkuar është e përçarë, nuk është besuese se fiton më dikush aty.'- tha Noka.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv