-
VIDEO
Suprizë, sopranoja Ramona Tullumani zbulon për herë të parë portretin e vajzës së vogël
Nëpërmjet një lidhje në skype për emisionin “ Rreze Dielli” soprano Ramona Tullumani ndërsa tregonte më tepër për koncertin që do të mbahet së shpejti në amfiteatrin e Tiranës ‘ Tre tenorët’ rrëfeu pak më tepër edhe për mëmësinë.
Së fundmi ajo është bërë nënë e një vajze të vogël të cilën e ka pagëzuar me emrin Nikol.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 23 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vjet burg te çfarë po ndodh realisht në PD e deri tek ku ndodhet Llalla?
-
VIDEO
Drejtësia e re dënon Adriatik Llallën
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Gjykatës Speciale të Apelit për dënimin me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës. Si po lëviz drejtësia e re dhe kush e ka radhën pas Adriatik Llallës? Të ftuar në studio Dorian Matlija, Andi Përmeti, Idajet Beqiri dhe Arsen Rusta.
-
VIDEO
Juristi Përmeti: Rradhën për të shkuar në SPAK e kanë ministrat, do jenë zyrtarë të vjetër
Juristi Andi Përmeti në emisionin “Repolitix” ka deklaruar se do të ketë ndëshkime të tjera në rradhët e zyrtarëve të lartë. Sipas tij do të ndëshkohen ministrat, madje dhe zyrtarë të vjetër.
“Unë besoj që e kanë niveli më i lartë që janë ministrat. Të PS PD dhe LSI. Besoj se do ketë zyrtarë të lartë që do shkojnë në SPAK. Do jenë dhe zyrtarë të vjetër, për të dhënë atë mesazhin që mund të bësh çtë duash por do ndëshkohesh. Njerëzit duhet të fillojnë të ketë frikë dhe të thonë se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria”, tha Përmeti.
-
VIDEO
'Repolitix'/ Burgu i ‘hapur’ për Llallën, Report Tv mëson se ish-kryeprokurori u largua me 7 shtator nga Rinasi drejt Romës
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Pak më parë policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorit për të kryer procedurën e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë ndaj tij, ndonëse Llalla ndodhet jashtë vendit, duke i shpëtuar arrestimit të menjëhershëm
-
VIDEO
Dënimi i Adriatik Llallës, Ledio Braho për Report TV: Rast suksesi, si veprohet për ekzekutimin e vendimit me burg dhe kur ndërhyn Interpoli
Juristi Ledio Braho e konsideroi një rast suksesi vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një intervistë për Report Tv, Braho shpjegoi procedurën ligjore që ndiqet në rastin e ekzekutimit të vendimit, kur ai ndodhet në Shqipëri dhe jashtë saj.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Drama e Ambrës/‘Motrat u birësuan,unë mbeta rrugëve 12-vjece" (22-09-2021)
E përlotur dhe zemërthyer Ambra Behari erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e familjes së saj, ndërsa është ende në kërkim të vëllait Oracio dhe dy motrave Orjana dhe Rejdona të cilat u birësuan nga dy familje të huaja. Ambra risjell në kujtesë humbjet e njëpasnjëshme të personave të saj të dashur, për të cilët nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e tyre. Por nuk ndal dot lotët kur rrëfen për dhembjën dhe vuajtjet që shkaktuan ndarja nga kjo jetë e dy prindërve njëri pas tjetrit. Afro 23 vite më parë një familje italiane kërkoi të birësojë në Shqipëri një fëmijë, i cili duhet të ishte një djalë që të mund trashëgonte pasurinë e tyre. Oracio Bonjaku nga Durrësi ishte 2 vjeç, kur një mik i babait të tij e prezantoi tek kjo familje e huaj. Çifti Kujtim dhe Fatmira Bonjaku me shumë fëmije jetonin në kushte të vështira ekonomike. Ata vendosin të japin një nga djemtë e tyre për birësim me kushtin që atij t’i tregohej e vërteta e jetës dhe kontaktet me familjen biologjike në Shqipëri të ishin të rregullta. Dorëzimi i djalit tek familja italiane u bë mbi bazën e një marrëveshje mes palëve të cilët pranuan kushtet mes tyre. Kështu u vendos që Oracio Bonjaku i ditëlindjes 1996 t’i jepej ciftit italian me mbiemrin Borelli. Madje këta të fundit vijnë në Shqipëri dhe ndihmojnë ekonomikisht familjen Bonjaku, duke i blerë deri edhe orendi shtëpiake. Djali përfundoi në Itali, ndërsa familja biologjike humbi cdo kontakt me të. Ato dy personat kanë qenë tek shtëpia, kur kanë bërë muhabetin për Oracion. Angelo Borelli rreth të 50-tave ka qenë në shtëpinë tonë. Një mik i babait i ka mbushur mendjen prindërve të mi. Shoku i tij kishte djalin përkthyes. Në verën e 1999 janë bërë bisedat, ndërsa në fillim të vitit 2000 vëllanë e morën në Itali. Ato thonin se djali do iki në Itali dhe do merrnin edhe familjen me vete. Italiani e dinte sikur ajo nuk ishte nëna biologjike e djalit, është mashtruar nga shoku i babait. Vëllai ka dal në mënyrë ilegale nga Shqipëria. Besniku e mori në shtëpinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar familjes italiane. Familja italiane ia ka ndryshuar emrin nga Oracio në Tomas Borelli. Në Sicilia u birësua. Angelo ka ardhur disa herë në familjen tonë për t'i nxjerrë vizën nënës. Pasi çifti italian të birësonte djalin, ne si familje do shkonim të jetonim atje që të ishim afër. Babai ka qenë pak i alkoolozuar mami analfabete. Nëna bëri një denoncim, pasi u ndërprenë kontaktet. Babai u dënua për 5 vite burg për shitje të fëmijës, ndërsa nënës iu hoq e drejta prindërore. Çdo gjë është bërë jo me ligj. E merrnim italianin në telefon, por ai na gënjente se do na merrte edhe neve në Itali. Nëna i pyeste për djalin dhe ai nuk i jepte asnjë info, nuk na e nxirrte në telefon. Por dramat në familjen Bonjaku nga Durrësi pasuan njëra-tjetrën. Ndërsa për Oracion nuk u mësua më asgjë, një fat ta ngjshëm me të do të kishin edhe dy motrat e tij, të cilat gjithashtu u birësuan dhe sot kërkohen në emisionin ’Pa Gjurmë’. Fatkeqësitë që ndodhën në familje shkaktuan një tjetër dramë në familjen bonjaku, dramë që la plagë të hapura. Nëna u nda nga jeta në mars të 2010 pas një sëmundje të rëndë, ndërsa 3 muaj më pas babai ndërroi jetë pas një aksidenti. Te mbetur jetime Orjana dhe Rejdona Bonjaku 9 dhe 7 vjec përfunduan në Shtëpinë e foshnjës, ku gjithashtu do të kishin fatin për t’u dhënë për birësim. I gjendur vetëm dhe pa përkrahje i vëllai Hekurani 21 vjec asokohe, i pamundur për t’u kujdesur për motrat e vogla vendos t'i dorëzojë në institucion në gusht të vitit 2010, me të drejtë birësimi, por me kushtin që të ishin në dijeni se ku ato do të birësoheshin. Deri në vitin 2012 Orjana dhe Rejdona u rritën në të njëjtën shtëpi fëmije, deri ditën kur një çift i huaj të cilët flisnin anglisht birëson dy vajzat e mitura. Kanë kaluar plot 8 vite që nga ai moment, ndërsa Ambra dhe Elvira kërkojnë të dijnë se ku ndodhen sot dy motrat Orjana dhe Rejdona. Për to nuk do t’u hiqet nga kujtesa imazhi i ciftit të huaj, që përdore mbanin 2 motrat rrugës drejt një stacion autobuzi në Shkozet të Durrësit. Uroj të gjej motrat, dua të bashkohemi të gjithë. I kam rritur të gjithë fëmijët. Në shkurt të vitit 2012 janë birësuar motrat. Shpresoj që të kemi lajme të mira për motrat dhe vëllain të bashkohemi.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Prindërit vdiqën brenda vitit, fati i 8 jetimëve të ndarë në…
E përlotur dhe zemërthyer Ambra Behari erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e familjes së saj, ndërsa është ende në kërkim të vëllait Oracio dhe dy motrave Orjana dhe Rejdona të cilat u birësuan nga dy familje të huaja. Ambra risjell në kujtesë humbjet e njëpasnjëshme të personave të saj të dashur, për të cilët nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e tyre. Por nuk ndal dot lotët kur rrëfen për dhembjën dhe vuajtjet që shkaktuan ndarja nga kjo jetë e dy prindërve njëri pas tjetrit. Afro 23 vite më parë një familje italiane kërkoi të birësojë në Shqipëri një fëmijë, i cili duhet të ishte një djalë që të mund trashëgonte pasurinë e tyre. Oracio Bonjaku nga Durrësi ishte 2 vjec kur një mik i babait të tij Kujtimit, e prezantoi tek kjo familje e huaj. Çifti Kujtim dhe Fatmira Bonjaku me shumë fëmije jetonin në kushte të vështira ekonomike. Ata vendosin të japin një nga djemtë e tyre për birësim me kushtin që atij t’i tregohej e vërteta e jetës dhe kontaktet me familjen biologjike në Shqipëri të ishin të rregullta. Dorëzimi i djalit tek familja italiane u bë mbi bazën e një marrëveshje mes palëve të cilët pranuan kushtet mes tyre. Kështu u vendos që Oracio Bonjaku i ditëlindjes 1996 t’i jepej ciftit italian me mbiemrin Borelli. Madje këta të fundit vijnë në Shqipëri dhe ndihmojnë ekonomikisht familjen Bonjaku, duke i blerë deri edhe orendi shtëpiake. Djali përfundoi në Itali, ndërsa familja biologjike humbi cdo kontakt me të. Por dramat në familjen Bonjaku nga Durrësi pasuan njëra-tjetrën. Ndërsa për Oracion nuk u mësua më asgjë, një fat ta ngjshëm me të do të kishin edhe dy motrat e tij, të cilat gjithashtu u birësuan dhe sot kërkohen në emisionin ’Pa Gjurmë’. Fatkeqësitë që ndodhën në familje shkaktuan një tjetër dramë në familjen bonjaku, dramë që la plagë të hapura. Nëna u nda nga jeta në mars të 2010 pas një sëmundje të rëndë, ndërsa 3 muaj më pas babai ndërroi jetë pas një aksidenti. Te mbetur jetime Orjana dhe Rejdona Bonjaku 9 dhe 7 vjec përfunduan në Shtëpinë e foshnjës, ku gjithashtu do të kishin fatin për t’u dhënë për birësim. I gjendur vetëm dhe pas përkrahje i vëllai Hekurani 21 vjec asokohe, i pamundur për t’u kujdesur për motrat e vogla vendos t'i dorëzojë në institucion në gusht të vitit 2010, me të drejtë birësimi, por me kushtin që të ishin në dijeni se ku ato do të birësoheshin. Deri në vitin 2012 Orjana dhe Rejdona u rritën në të njëjtën shtëpi fëmije, deri ditën kur një çift i huaj të cilët flisnin anglisht birëson dy vajzat e mitura. Kanë kaluar plot 8 vite që nga ai moment, ndërsa Ambra dhe Elvira kërkojnë të dijnë se ku ndodhen sot dy motrat Orjana dhe Rejdona. Për to nuk do t’u hiqet nga kujtesa imazhi i ciftit të huaj, që përdore mbanin 2 motrat rrugës drejt një stacion autobuzi në Shkozet të Durrësit.
-
VIDEO
Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia dhe Dinamo mposhten nga 'modestët'! Tirana, Partizani dhe Teuta mbyllin llogaritë që në ndeshjen e parë
Vllaznia dhe Dinamo janë dy skuadrat e Superligës që kanë befasuar në fazën e 1/16 të Kupës së Shqipërisë duke u mposhtur nga kundërshtarë modest. Ndërkohë Teuta, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu kanë bindur duke fituar thellë dhe duke siguruar pothuajse që në ndeshjen e parë kualifikimin.
-
VIDEO
2 vite burg për Adriatik Llallën, Çupi: Drejtësia e re po vepron, qytetarëve po u kthehet besimi! Vendi ishte në humnera të thella padrejtësie, sot po pastron armatën e saj
Analisti Frrok Çupi tha se dënimi pikërisht i Adriatik Llallës është shumë domethënëse për shkak të postit të lartë që mbante, ku në vend të bënte drejtësi ishte kthyer në një ndërlidhës të krimit e korrupsionit me njerëzit në pushtet.Çupi tha se reforma në drejtësi tregoi se Shqipëria ndodhej në një humnerë të thellë padrejtësie, por sot me pastrimin e drejtësisë, njerëzve po u kthehet besimi.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë në katin e 6-të, ndërron jetë në spital 6-vjeçari
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori ", ku 6-vjeçari teksa po qëndronte në ballkon ka rënë nga kati i gjashtë, për pasojë ka gjeture vdekjen.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor, Rakacolli: Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë! 80% e spitaleve COVID të mbushura! Shitja e pasaportave të vaksinimit? 'E rëndë, të denoncohet'
Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshoi masat antiCOVID që janë në fuqi. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse zbatohen masat antiCOVID që janë aktualisht situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur mirë.