-
VIDEO
Pritet në Apelin e GJKKO vendimi për ish-Kryeprokurorin! Adriatik Llalla ndodhet në spital jashtë vendit, në rast dënimi mund të shpallet në kërkim
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet që nga momenti në moment të merret vendimi për dënimin ose jo të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. SPAK ka kërkuar të mbetet në fuqi dënimi me dy vite.
Report Tv mëson se Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për tu mjekuar në një klinikë private. Në rast të lënies në fuqi të vendimit të dënimit me 2 vite burg. Ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.
-
VIDEO
Vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat analisti Spahiu :Rama të ndërmjetësojë tek Kurti, Vuçiç
Për të tretën ditë radhazi pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Jarinjë dhe në Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara. Protestuesit serbë vazhdojnë të protestëjnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, asht sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës.
-
VIDEO
Byrek me djathë nga zonja Albana
BYREK ME DJATHË
Përbërësit
500 gr miell
70 gr vaj
1 lugë supe kripë
1 lugë gjelle uthull
270 ml ujë të vakët
300 gr djathë
3 vezë
2 gota qumësht
1 gotë kos
Fara susami
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin, krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë gradualisht ujin e vakët në të cilin kemi hedhur vajin, kripën dhe uthullën. E punojmë miellin derisa të përftojmë një brumë të butë.
E lemë pak brumin të pushojë dhe më pas e ndajmë në toptha të vegjël për teë hapur petët.
Përziejmë masën e kosit me qumështin, djathin e grirë dhe 2 vezë.
Shtrojmë një pjesë të petëve në tavë, vendosim mbushjen me qumësht dhe vezë, e mbulojmë mbushjen me petë, rregullojmë anësoret dhe në fund e lyejmë byrekun me një vezë të trazuar me pak qumësht.
Bëjmë një prerje të lehtë të byrekut, e spërkasim me fara susami dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.
-
VIDEO
Sot ‘dita pa makina’ në Tiranë, rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga ora 8 e mëngjesit deri në 14:00
Sot, qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar.
Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
-
VIDEO
Sa i njohim femijët tanë? Lira Gjika këshilla si të përballojmë emocionet e para në kopësht e shkollë
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” pediatria Lira Gjika u përgjigj pyetjeve që kanë prindërit e që shpesh i vendosin në dilemë. A duhet t’i shpjegojmë fëmijve kuptimin e vdekjes? Si të veprojmë kur fëmija gënjen etj. Znj. Lira solli shumë këshilla të vlefshme për të gjithë prindërit e rinj që vendosen para pyetjeve të tilla.
-
VIDEO
Lira Gjika: Kjo është mënyra më e mirë për t’ju shpjeguar fëmijëve humbjen e personave të dashur
T’u shpjegosh fëmijëve vdekjen është një nga vështirësitë më të mëdha të prindërve. Pasi i tremben reagimit të tyre dhe nëse do të jenë në gjendje që ta kuptojnë dhe të merren me atë dhimbje, pavarësisht moshës së tyre?
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” pediatria Lira Gjika u shpreh se fëmijës duhet t’I tregojmë të vërteten, duke ia shpjeguar atë.
“Ne nuk kemi kurajo sepse jemi mësuar të gënjejmë dhe i biem shkurt. Dhe e gënjejmë fëmijën për një gjë të madhe, ne e gënjejmë fëmijën edhe kur humbin prindërit, nuk e lëmë të jetë pjesë e zisë, kur zia është një stad që duhet jetuar me vërtetësinë më të madhe sidomos tek fëmijët. Fëmija mban zi edhe kur e shkëpusim nga gjiri” tha ajo.
-
VIDEO
Përse nuk duhet t’i gënjejmë fëmijët? Një manual për prindërit sipas pediatres Lira Gjika
Prindërit shpesh stepen para përgjigjeve që duhet t’i japin fëmijeve të tyre për tema të caktuara, duke bërë që shumë probleme, situata që kanë lidhje me fëmijët t’i shpjegojnë nëpërmjet atyre që ata i kanë quajtur ‘ gënjeshtra të bardha’. Por a i dëmton fëmijët genjështra në moshë të vogël?
-
VIDEO
Supe e kuqe me perime nga zonja Albana
SUPE E KUQE ME PERIME
Përbërësit:
1 patate
1 spec i kuq
1 karrotë
1 panxhar
1 degë selino
½ lakër të bardhë
2-3 lgj vaj ulliri
1 gjethe dafine
1 lgj salcë kosi
1 lk uthull
1 lgj salcë domate
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht qërojmë panxharin, e lajmë mirë dhe e presim në feta, të cilat i vendosim në ujë të ftohtë me pak uthull.
Në një tigan skuqim qepën dhe karrotën të prerë në formë fijesh. Shtojmë më pas specin e kuq, selinonë, lakrën e bardhë dhe panxharin. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe në fund shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe dafinë. Shtojmë ujë të vakët në masë të përbërësve dhe e lemë supën të ziejë.
Pasi supa të jetë gati e kalojmë në blender. Salca e kosit mund të vendoset tek supas para se të kalohet në blender ose mund të servirim supën duke vendosur në qendër pak salcë kosi dhe majdanoz të freskët.
-
VIDEO
'23 rrëfime pandemike’ mjeku hap ekspozitën me piktura për përjetimet e pandemisë
Një ekspozitë tematike me piktura artistike nga Dr. Ardian Xinxo, një Zyrtar Profesionist në Zyrën e OBSh-së në Shqipëri, e krijuar gjatë Pandemisë, ndihmon në zhvillimin e një kuptimi më të mirë se si arti dhe krijimtaria na ndihmojnë të përballemi me sfidat e shëndetit mendor.
-
VIDEO
Berisha-Basha, kush është anti-amerikani?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me turin e takimeve të Berishës kundër Lulzim Bashës. Çfarë do të prodhojë lëvizja në bazë e Berishës dhe akuzat për anti-amerikanizëm? Të ftuar në studio Roland Bejko, Myslim Murrizi, Arben Meçaj dhe Altin Gjeta.
-
VIDEO
Opinionisti Meçaj: Basha dhe Berisha janë të dy anti-Amerikanë
“Berisha-Basha kush është anti-Amerikan?”, kjo është tema e diskutimit në emisionin “Repolitix” në Report Tv ditën e sotme.
I ftuar në studio, opinionisti Arben Meçaj tha se të dy, Basha dhe Berisha janë anti-Amerikanë, ndërsa e ka shpjeguar dhe përse i quan të tillë.
-
VIDEO
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bejko: Berisha grusht shteti brenda PD, kërkon ta kthejë partinë në bunker! Sot përdori gjuhë të frikshme, Basha të ruhet prej tij
Sulmet e ish kryeministrit Sali Berisha sot nga Fieri kundrejt kreut të PD Lulzim Basha, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko i ka cilësuar të frikshme. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Bejko deklaroi se Basha duhet të fillojë të ruhet nga Berisha dhe jo vetëm ai, por kushdo që i del kundër.