-
VIDEO
Pa Gjurmë- 58 vjecarja rrëfen dhunën që ish-bashkëshorti ushtroi mbi të (21 Shtator 2021)
Të divorcuar pas 29 viteve martesë, 58-vjecarja ka vendosur të rrëfejë dhunën që ish-bashkëshorti ushtroi mbi të dhe 3 fëmijët, arsye që e cuan në divorc ciftin nga Erseka. Nisur nga rastet e përsëritura dhe ngjarjet e rënda me bilanc tragjik të vrasjeve të grave nga burrat e tyre, 58-vjecarja merr guximin të tregojë historinë e jetës, për të mos heshur përball burrit dhunues, jo vetëm edhe për të rrëfyer mbi ece jaket në dyert e prokurorusë dhe gjykatës së apelit në Korcë, ku ende nuk ka gjetur zgjidhje. Të martuar që prej vitit 1986, cifti nga Erseka u divorcuan në prill të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë e deri më sot nëna e tre fëmijëve ka qenë e pajisur 12 herë me urdhër mbrojtje. Që prej vitit 2014 kur konfliktet kulmuan me dhunë në familje, kërcënimet nga ish-burri 61-vjecar kanë qenë të vazhdueshme. Nën efektin e vazhdueshëm të alkoolit, ai dhunonte ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Me kacavida në xhep dhe thikë në dorë kërcënimi shumë herë mund të kishte marrë edhe përmasa tragjike. Madje në tentativë edhe për të vrarë të bijën duke i drejtuar thikën. Ish-bashkëhsortja ka bërë disa herë denoncimin në polici, ndërsa 61-vjeçari në katër herë i dënuar nga gjykata e rrethit Gjyqësor Korcë nuk ka bërë më shumë se 3 muaj burg. Sa herë është lënë i lirë më shumë ia ka drejtuar thikën në fyt ish-bashkëshortes, e cila edhe pse e pajisur disa herë më urdhër mbrojtje ka jetuar në të njëjtën banesë me dhunuesin e saj. 3 vite më parë ai e dëboi duke mos e lejuar të kthehet më në shtëpi. Ajo ende vazhdon të jetë e pajisur me një urdhër mbrojtje afati I të cilit përfundon në shkurt të 2022. Kërkesa e 58-vjecares është të kthehet në banesë, pasi e ka të pamundur të jetojë me qira, por pa mohuar kurrsesi frikën që ka nga ish-burri nga i cili shpëtoi gjallë pa u goditur nga tehu i një sëpate, që ai mbante në dorë. Me frikën se mund të jetë ajo viktimë radhës, ajo bën apel në emër të të gjitha grave që kanë fatin e saj. Familja e ish-burrit në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë në dijeni për këtë dhunë që ai ushtronte mbi gruan, por ishte i përkrahur vecanërisht nga e motra, e cila bashkë me të vëllanë dhunuan ish-nusen para dyerve të Gjykatës, kur ajo kishte shkuar për të marr urdhrin e disatë të mbrojtjes.
-
VIDEO
Pa Gjurmë - Rubrika më e re, ‘Pa Gjurme’ hap zarfin e Fatbardha Latifit
'Pa gjurmë' ka çelur një rubrikë të re, kushtuar të gjithë atyre që i drejtohen programit, si e vetmja dritare për ta, ku kërkojnë një zgjidhje. Pa mbështetje dhe të mbetur në udhëkryq, 'Pa Gjurmë' premton se do të udhëtojë çdo javw qytet më qytet, fshat më fshat dhe derë më derë për të ndihmuar këdo që kërkon ndihmë. Me misionin për të qënë pranë problemeve, mw synim zgjidhjen e tyre ne i kemi dedikuar këtë rubrikë, letrave që vijnë në redaksinë tonë, ku çdo javë do të sjellim histori, që prekin dhe kërkojnë shpresë, por dhe drejtësinë e munguar. Na ndiqni çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 14:00-15: 30 dhe të shtunën ora 21:00-23:00
-
VIDEO
Reciprociteti i targave, deputeti shqiptar në Serbi, Kamberi: Vendimi i Kosovës i drejtë, Vuçiç nuk po respekton marrëveshjet! Të ndërhyjë SHBA se BE nuk ka fuqi
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi e ka quajtur të drejtë vendimin e Kosovës për të mos lejuar automjetet me targa serbe në territorin e saj. Duke folur për 'Report Tv', Kamberi tha se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve në Bruksel. Ndërsa i bëri thirrje Uashingtonit zyrtar që të ndërhyjë për t'i ulur palët në bisedime, pasi BE nuk e ka fuqinë që ta detyrojë Serbinë të respektojë marrëveshjet.
-
VIDEO
Berisha pritet me ovacione, Kadilli: Nuk me impresionon, i flet emocionit e jo arsyes! Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall 'non grata'
Për Fatbardh Kadillin, ovacionet në takimet e Sali Berishës nuk janë impresionuese, pasi mitingjet, sipas tij ka ditur që t'i bëjë shumë mirë ish-lideri i PD-së, ndërkohë që shton se këto thirrje s'u shërbejnë aspak demokratëve. Ish-anëtari i kryesisë në PD, thekson se 'Foltorja' që po organizon Berisha, po e bën vetëm që të sigurojë mbjetesën e tij politike pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.
-
VIDEO
Kadilli: Përplasja me Bashës dhe Berishës e panevojshme, po e bëjnë për interesa personale, demokratët po dëmtohen
Nga përplasja e Sali Berishës me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, demokratët po dëmtohen dhe debati politik mes tyre, por bëhet vetëm për interesa personale të secilës palë dhe jo në interes të elektoratit të djathtë. Kështu ka deklaruar në Report Tv, ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, i cili nënvizoi se ky është një derbi nga i cili nuk ka përfitim askush e as më pak demokratët, duke shtuar se ty janë një barrë për PD-në
-
VIDEO
Reciprociteti i targave, vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë! Gazetari britanik paralajmëron tensione
Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë , me forcat e policisë së Kosovës të cilat kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.
-
VIDEO
Hartohet rregullorja e disiplinës! Policët e burgjeve u ndalohet komunikimi apo shoqërimi me kriminelë... S'lejohet anëtarësimi në parti! Shkelja çon deri në shkarkim
Asnjë punonjësi të policisë së Burgjeve në vend nuk i lejohet të jetë anëtar i ndonjë partie politike, apo të ketë kontakte me familjarët e të burgosurve, apo aq më tepër të ketë komunikim apo shoqërim me ndonjë të inkriminuar. Dënimi për shkelje do të ishte shkarkimi nga puna. Këto janë disa nga pika kryesore të Rregullores së Disiplinës në Policinë e Burgjeve, e cila është votuar dje në Fletoren Zyrtare.
-
VIDEO
Përplasja në PD, Dashamir Shehi për Report Tv: Basha ta kishte zgjidhur me kohë, Berisha ta kuptojë se 'nuk mund të nusërohet 3 herë'! S'ka dramë nëse ikin të dy
TIRANË-"Me PD pa PD, me Berishë pa Berishë, me Lul pa Lul do të ketë gjithmonë opozitë". Ky është thelbi i qëndrimit të një prej personazheve më besnikë të së djathtës shqiptare në këto 30 vite, Dashamir Shehit, për gjithçka po ndodh në PD me përplasjen Basha-Berisha.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Shehi deklaroi se si Basha dhe Berisha, të 2 kanë faj për situatën ku e kanë futur PD-në dhe se asnjë dramë nuk do të kishte nëse do të tërhiqeshin që të 2.
-
VIDEO
Nipi humbi jetën në minierë 8 muaj më parë, xhaxhai i Fiqiri Karajit i përlotur: La 3 fëmijë jetimë! Privati vetëm po i gërryen pa kriter minierat, s'ka inxhinierë e profesionistë
I përlotur, xhaxhai i Fiqiri Karajit, minatorit 47-vjeçar që humbi jetën në minierën e Bulqizës në shkurt të këtij viti, thotë se nuk mori asnjë shpjegim për vdekjen e nipit, i cili la 3 fëmijë jetimë. Për 'Report Tv' Gani Karaji ai u shpreh se kushtet e punës në minierë sot janë të vështira dhe se kompanitë private që i kanë në administrim, vetëm po i gërryejnë pa kriter. Sipas tij, në miniera mungojnë inxhinierët e profesionistët.
-
VIDEO
Në makinën e djegur të Pecorrelit u gjet një kafkë njeriu, kryebashkiaku për Report Tv: Në Pukë nuk ka asnjë varr të dëmtuar, s’i ka falsifikuar në Shqipëri dokumentet
Në dosjen hetimore mbi skenarin Hollywood-ian të zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorreli është konstatuar që në makinën e djegur është gjetur një kafkë njeriu, megjithatë, kryebashkiaku, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka pasur asnjë varr të cenuar.
-
VIDEO
Ngjyra vjeshte në arredimin e shtëpisë, cfarë të ndryshoni në ambientin tuaj
Anila Hetoja, interior designer në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” tregoi ndryshimet që mund të bëjmë në arredimin e shtëpisë me ardhjen e vjeshtës.
-
VIDEO
Armando Hidi tregon disa ushtrime tonifikuese që mund t’i bëni në shtëpi
Trajneri personal Armando Hidi tregoi disa ushtrime për të tonifikuar trupin dhe që mund të realizohen dhe në kushte shtëpie