-
VIDEO
Minatori Plaku humbi jetën në galerinë e kromit në Bulqizë, deputeti Krashi: Duhet monitoruar zbatimi i rregullave! Në 30 vitet e fundit, investimet për Dibrën kanë qenë me kursim
Problemi është te siguria në punë. Ajo që duhet të ndodhë është monitorimi, për të ndjekur dhe për t'u siguruar që rregullat e dakordësuara zbatohen nga kompanitë që shfrytëzojnë këto pasuri", tha ai.
Krashi u shpreh se në 30 vitet e fundit investimet në Dibër kanë qenë në pakta, duke lënë të nënkuptuar faktin se pasuria e kromit që zona ka është keq-shfrytëzuar, teksa thekson se qytetarët do të duhej të jetonin në kushte shumë më të mira se sa jetojnë sot. Ai theksoi se çështjen e minatorëve do ta ngrejë edhe në Parlament, për të ndërmarrë më pas hapat e domosdoshëm për t'i dhënë fund kësaj situate.
"Nuk kam fjalë për ngjarjen, çdo humbje jete është e trishtë. Unë vij nga një vend që minierat i ka patur punëdhënësit më të madh në sektorin publik dhe privat. Zonat e Bulqizës, por dhe të tjera në Dibër janë të pasura me krom. Sa i përket investimeve, në 30 vitet e fundit kanë qenë më shumë kursim. Investimet publike kanë qenë me kursim, por tani vëmendja po kthehet drejt Dibrës. Do të negocioj fort me institucionet, me Ministrinë e Infrastrukturës. Do të kërkoj atë që unë mendoj se qytetarëve i takon, do të jetë një nga prioritet më të mëdha që do ta çoj edhe në parlament si çështje. Pasuria atje është shumë e madhe dhe qytetarët duhej të jetonin shumë më mirë sesa jetojnë sot", theksoi ai.
60-vjeçari Plaku mbeti i bllokuar në galerinë e minierës në Bulqizë si pasojë e shembjes së masivit të mineralit, ndërsa trupi i pajetë i tij u nxor në mesnatë.
-
VIDEO
Ylli Merja: Spec djegës, propolis dhe vaji i rigonit për të kuruar Covid-19
Por si mund të kurohen virozat e tilla si dhe varianti Delta nëpërmjet mjekësisë popullore? Në rastin e muatcionit Delta nuk duhet ti japim kohë këtij virusi që të përhapet në organizëm duke përdorur çajra të ndryshëm:
“Përdorimi i specit djegës, përdorimi I një çaji rigoni, dy deri në tre gota, një çaj me karafil, me rigon, me kanellë pra një kombinim erzash kuzhine, i jep përmirësim të dukshëm. Vaji i rigonit është absolut nëse përsoni ka rrufë, kollë menjëherë dy pika në gojë. Propolisi me rigon është e mrekullueshme, duke pirë disa herë në ditë nga 12 pika, 3-4 pika rigon me propolis në dorë dhe e thithim me hundë” shpjegoi ai.
Megjithatë është gjithmonë e rëndësishme që të keni konsultime me mjekët përkatës për të dhënë një kurë të saktë dhe të detajuar në varësi të simptomave që ju keni.
-
VIDEO
Ylli Merja: Lëkura e portokallit për të kuruar virozat e stinës, ja si ta përdorni
Në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja diskutuam sot për problemet e shëndetit në periudhën e vjeshtës, e cila është edhe periudha kur nisin virozat. Diarre dhe të vjella janë dy simptomat kryesore tek virozat e stinës të cilat mund të kurohen me lëngje frutash dhe çajra të ndryshëm, ku ndër kryesorët janë lëkurat e portokallit u shpreh mjeku alternative Ylli Merja.
Megjithatë është gjithmonë e rëndësishme që të keni konsultime me mjekët përkatës për të dhënë një kurë të saktë dhe të detajuar në varësi të simptomave që ju keni.
-
VIDEO
Nishani: Lëvizja e Berishës mund të jetë për interesa personale, por i shërben partisë! Disa takime po ia organizojnë deputetë të PD! S’ka pakt të fshehtë me Bashën
Ish-presidenti Bujar Nishani nuk e ka përjashtuar si mundësi që Lëvizja e Sali Berishës të ketë ardhur për interesa personale, pas përjashtimit nga grupi i PD, por është i bindur se kjo i shërben partisë. Ai nuk beson te një pakt i fshehur me Lulzim Bashën, e ndërsa shtoi se me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, kryedemokratit ‘do i merren ‘çelësat e partisë’
-
VIDEO
Ylli Merja: Ja si të kuptoni nëse keni virozë dhe jo variantin Delta të Covid-19
Në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja diskutuam sot ‘’ Diarre dhe të vjella? Si të kuptojmë nëse kemi virozë dhe jo variantin Delta’’. Duke qenë se periudha e vjeshtës është ndër periudhat kur virozat e stinës shtohen më shumë por edhe me pandeminë ku mutacioni Delta sjell simptoma si të vjella dhe diarre vihemi përpara dilemës nëse është një virozë e thjeshtë apo variant Delta.
-
VIDEO
Zgjatja e afateve të Vettingut, mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS! Kërkohet bashkëpunim me opozitën për ndërhyrje në Kushtetutë! Mbledhje dhe në selinë blu
TIRANË- Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë.
Për të bërë këtë, mazhoranca nuk i ka e vetme votat e mjaftueshme në Kuvend (77 nga 92 që i duhen), për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.Kryeministri Edi Rama në seancën e fundit ku u votua programi politik dhe qeveria e re, u shtriu sërish dorën opozitës, megjithatë theksoi se në rast se nuk do të kenë gatishmërinë e tyre, për Reformat e rëndësishme si ajo Zgjedhore apo Kushtetuese, do e bëjnë me popullin. Mbledhja e sotme është thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla.
-
VIDEO
Akademia e Shkencave: Mbi 73% e popullsisë e imunizuar ndaj COVID deri më tani! Duhet një dozë e tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët, të vaksinohen me 1 dozë të miturit mbi 12 vjeç
TIRANË- Akademia e Shkencave ka nxjerrë një studim të ri, sipas së cilëve 73.3% e popullsisë ka arritur imunizimin ndaj virusit COVID-19. Ky është rezultati i studimit të fazës së tretë, që përkon në periudhën 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021, ku morën pjesë 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes.
Ajo që është interesante në këtë studim, është rekomandimi për vaksinimin e 12 vjeçarëve me një dozë të vetme vaksine, e ndërsa për 60-vjeçarët rekomandojnë marrjen e një doze të tretë. Nisur nga fakti që vaksinimi i 12-vjeçarëve është një temë e cila ka ndezur shumë debat në mbarë botën, në këtë studim specifikohet që duhet të vaksinohen vetëm ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike.
-
VIDEO
Pite që nuk thithin vaj nga zonja Albana
PITE QE NUK THITHIN VAJ
Përbërësit:
500 gr miell
½ lugë kafe kripë
½ lugë kafe sheqer
1 lugë gjelle vaj vegjetal
½ lugë kafe sodë buke
½ lugë kafe fryrës
2 vezë
Ujë të vakët
Fara susami të pjekura
Gjalpë për lyerjen e tiganit
Për servirje:
Bishta qepe të njomë
Salcë e ëmbël speci
Salcë spec i kuq
Djathë / Reçel
Përgatitja:
Përziejmë miellin me ujë të vakët, hedhim vezën, sheqerin, kripën, sodën-fryrësin.
E zëmë brumin dhe e lëmë të vij duke e mbuluar me një peceë 1 orë. Më pas e hapim në një trashësi më të hollë sa mesatarja. E lyejmë me vezë, duke e kthyer nga ana tjetër për tu skuqur. Skuqja bëhet në tigan me pak gjalp.
-
VIDEO
Oriz me ananas nga zonja Albana
ORIZ ME ANANAS nga zonja Albana
Përbërësit:
2 filxhanë çaji oriz kokërrgjatë
½ ananas në kubikë
½ lugë kafe hudhër e grirë
1 lugë gjelle qepë e thatë e grirë
2 lugë gjelle qepë e njomë e grirë
2 lugë gjelle bizele të ngrira
1 lugë gjelle rrush i thatë
1 majë luge spec djegës
6 karkaleca të qeruar
1 omletë të prerë në rripa
1 lugë gjelle koncentrat perimesh
1 lugë gjelle salcë peshku
½ lugë kafe kerri
1 lugë gjelle fara susami
Përgatitja
Orizin e shplajmë 2-3 herë në ujë, e lëmë të kullojë, e ziejmë.
Skuqim bashkë qepën, specin djegës, karkalecat për 2 minuta me zjarr të mesëm. Shtoni në tigan koncentratin e perimeve, salcën e peshkut, bizelet e ngrira, kasjus. Shtohet orizi deri sa të marrë ngjyrën në unifromë. Shtohet mishi I thatë dhe ananasi.
E vendosim te zhgualli I anansit, pasi kemi hequr frutin e brendshëm. Vendosim bishtat e grirë të qepës së njomë, vezën në rripa dhe fara susami.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 20 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga arsyet reale pse SHBA aktivizoi "non gratan" te historia e një "antibllokmeni" e deri tek Vllaznia dhe Tirana shfryjnë ndaj VAR-it.
-
VIDEO
Veri Jug - Disa nga shqetësimet e mjedisorëve për sezonin turistik në Ksamil.
Gazetari dhe drejtuesi i agjensisë Mjedisore AJMMI Shëlqim Hajno, në një komunikim të drejtpërdrejtë me ekspertë mjedisit dhe qytetarë sarandiotë në frekuencat e Radio Sarandës. Disa nga shqetësimet e mjedisorëve për sezonin turistik në Ksamil.
-
VIDEO
Veri Jug - Sinagoga hebraike e Sarandës
Udhërrëfyesi i emisionit Veri Jug Shkëlqim Hajno, rrëfen historinë, origjinën dhe identitetin e qytetit të Sarandës, në një bashkëjetës të përsosur me komunitetin e hebrenjve që kishin në qytet një sinagogë dhe bazilikë qysh prej shekujve 5-6 pas Krishtit.