• VIDEO

    Po shkonte për kontroll rutinë në një parcelë me dru, kamioni del nga rruga, ndërron jetë Drejtori i Pyjores

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar në Maliq. Kamioni ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka ndërruar jetë Drejtori i Pyjores së Maliqit, Marsel Nazifi 38 vjeç.

  • VIDEO

    Frikë te Italia, 3 gazetarë që shoqërojnë kombëtaren pozitiv me COVID! Në Angli krijohet peticioni, e hëna festë kombëtare për të festuar Europianin

    Në prag të finales së kampionatit europian te Italia ka frikë për shkak të COVID-it. Tre gazetarë që kanë qëndruar me ‘axurrët’ kanë rezultuar pozitiv me COVID, ndërsa në Angli është hedhur poshtë që ndeshja të luhet me stadiumin në kapacitetin maksimal.

  • VIDEO

    100 operatorët turistik në plazhin e Zvërneci rrisin çmimet

  • VIDEO

    Si do të jetë moti në ditët në vijim flet meteorologu

  • VIDEO

    Plehrat e Kavajës digjen në Spille, deri tani asnjë përgjegjës! Prokuroria Kavajë ende s’ka identifikuar autorët

    4 ditë pasi Report Tv transmetoi me pamje krimin mjedisor në landfille të paligjshme pranë Kavajës, asnjë person nuk është vënë përballë ligjit madje as nuk janë identifikuar, për djegien e mbetjeve urbane të qytetit pranë Spillesë.

    Prokuroria e Kavajës thotë për Report Tv se kanë nisur hetimet për ndotje të mjedisit dhe shpërdorim detyre, pas referimit të materialeve procedurale nga komisariati i Kavajës, por megjithatë asnjë person nuk është proceduar. Po ashtu, nuk janë identifikuar as mjetet që mund të kenë bërë shkarkimin e mbetjeve pranë Spillesë duke rrezikuar shëndetin e banorëve e duke goditur njëkohësisht edhe turizmin.

    Me mungesën e Oficerëve gjyqësorë, Prokuroria e ka të pamundur të thellojë hetimet, dhe burime nga organi i akuzës thanë se çështja është ridërguar për hetime të mëtejshme në komisariatin e policisë së Kavajës.

    Për Report Tv është thënë se bëhet fjalë për nisje të 2 procedimeve penale 'ndotje e ajrit' dhe shpërdorimit të detyrës.  Deri tani nuk ka asnjë person që të jetë i ndaluar apo edhe thjesht i dyshuar pavarësisht se hetimet në ditët dhe javët në vijim shpresohet që të bëjnë të mundur zbardhjen e përgjegjësve të kësaj.

    Plazhi i Spillesë është i mbushur me plehra në mes të sezonit turistik, duke i “mikpritur” në një formë aspak të këndshme pushuesit. Një krim i rëndë mjedisor është duke u kosnumuar pasi janë hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën. Kjo katastrofë mjedisore po ndodh në Plazhin e Spillesë dhe në atë të Gjeneralit. Në tokë, të derdhura shfaqen birra kanaçe, e mbetje të tjera të riciklueshme. Tymi i djegies së mbetjeve, duket që nga larg fshatit, ndërsa më shqetësuese është edhe era e fortë për turistët dhe banorët e zonës.

    Ligji parashikon se të gjitha mbetjet duhet të seleksionohen, në mënyrë që të ndahen në të riciklueshme dhe trajtim të posaçëm, dhe në këtë rast Policia duhet të ndërhyjë, duke ndëshkuar me procedime penale ata që e shkelin ligjin apo nuk e zbatojnë atë. Hedhja e mbetjeve në këto vendgrumbullime të paligjshme, jo vetëm që largon turistët, apo shkakton dëme në florën dhe faunën e Kavajës, por vendos në rrezik edhe jetën e banorëve.

  • VIDEO

    Maliq, del nga rruga kamioni i ngarkuar me dru, ndërron jetë Drejtori i Pyjores

    Një aksident i rëndë ka ndodhur  në afërsi të fshatit Dushar në Maliq.

    Një kamion i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë Drejtorin e Pyjores së Maliqi i cili ka ndërruar jetë. Ai është Marsel Nazifi 38 vjeç.

  • VIDEO

    Gjoni nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me PS: Për hir të vendit! Ky Kuvend vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve! E dua Shqipërinë më shumë se ambasadorët

    TIRANË- Ralf Gjoni nuk e ka përjashtuar mundësinë për bashkëpunim me PS-në, pasi t'i përfundojë mandati i deputetit në shtator, megjithatë nuk ka zgjedhur që të thotë diçka konkrete, mjafton që të jetë për të mirën e vendit, ka theksuar ai. Në studion e Report Tv, në emisioin "Sot Live në Shqipëri", Gjoni i ka qëndruar deklaratës së tij të mëhershme, se ky parlament  është më i miri në këto 30 vite.  

    Deputetët nuk kanë nevojë që të jenë të gjithë intelektualë, se vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve. Nuk është se iku niveli intelektual dhe u zëvendësuan vendet. Koperata ka bërë një gabim në të folur, por nuk ka vjedhur dhe nënshkruar  tendera. Media ka përgjegjësi, mbaroi parlamenti, nuk do i cajmë më kokën shqiptarëve apo mediat që janë munduar që të na etiketojë me 4-5 persona. Ky parlament ka qenë shumë i mirë se prodhoi ndryshime kushtetuese për hapjen e lista të që PD e LSI nuk i bëri dot për 10 vjet, jemi përshëndetur nga SHBA dhe BE, futja në parlament ka pasur mbështetje amerikane dhe europian. Do të mbahet mend edhe idiokracinë që u fut në parlament që kuptohet se ajo listave. Nuk e di ku do jem në shtator, por do jem në shërbim të betejës për demokracinë. Kam bashkëpunuar më te gjithë faktorët politik për hir të vendit, kam bashkëpunuar edhe në të  kaluar, nuk janë armiq, preferenca ime do ishte të mos isha më në mëshirë të shtetit, por t'i shërbeja vendin në kapacitet të tjera, por që do t specifikohen pas shtatorit, pasi të mbyllet legjislatura", tha Gjoni.

  • VIDEO

    Anglia kundër tabusë, dy finalistet e fundit humbën në shtëpi, por 'Wembley' është si fortesë për ta, 15 fitore në 17 ndeshje! Italia nuk humbet kurrë në turne madhorë ndaj 3 'luanëve'

    Itali-Angli është finalja e shumëpriur e Euro 2020 që do të luhet të dielën në Londër ku do të kurorëzohet ekipi më i mirë në Europë.Në fushë do zbresin lojtarët ndërsa në pankina do jetë një lojë shahu mes dy trajnerëve Roberto Mancini e Gareth Southgate por edhe precedentët e përballjeve të kaluara dhe kuriozitetet mund të ndikojnë në rezultatin e finales së “Wembleyt”. Italia dhe Anglia përballen për herë të parë në finalen të një turneu madhor.

    Italia nuk ka humbur kurrë ndaj Anglisë në fazat finale të një Europiani apo Botërori dhe është kampione e Europës vetëm një herë në vitin 1968-të. Por në total bilanci i përballjeve Itali-Angli është gati i balancuar. Këto dy skuadra janë ndeshur 27 herë mes tyre ku të kaltërit kanë fituar 10 sfida ,8 i kanë fituar anglezët dhe 9 janë mbyllur në barazim.Nga ana tjetër Anglia e ka për herë të parë në finalen e një Europiani dhe kërkon dëshpërimisht një trofe madhor pas Botërorit të vitit 1966-të fituar plot 55 vite më parë. “Tre luanët” e kanë kthyer “Wembley” në një fortesë pasi në 17 ndeshjet e fundit në këtë stadium 15 i kanë fituar. Por Anglia duhet të thyejë edhe një tabu.

  • VIDEO

    Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot e zgjidhim keqkuptimin me formularin! Kemi zgjeruar tregun

    Procesi i fiskalizimit po ecën me shpejtësi, kur nga 34 mijë biznese deri tashmë e kanë kryer 33 mijë. Por ka një problematikë për të cilën shumë biznese kanë shprehur shqetësim, e cila lidhet me kasës fiskale. Parashikohet që në shumë raste të ndryshohet kasa pasi ajo aktualja nuk e përballon fiskalizimin. Për ta hapur më shumë tregun qeveria ka vendosur që të drejtën e tregtimit të kasave fiskale ta keni 28 kompani nga 4 që ishin. Por në fakt bizneset po hasin në një paradoks. Procedura e kalimit të kasës nga njëra prej këtyre 4 kompaniuve që ishin në një tjetër kompani është shumë e komplikuar dhe me shumë 'kleçka'. Kompania në të cilën një biznes aktualisht e ka kasën e sorollat tatimpaguesin, duke mos i dhënë informacion apo duke i nxjerrë 1000 arsye të tjera.  Gjithashtu edhe formulari i kalimit nuk e ka parashikuar faktin që një biznes mund të zgjedhë të kalojë në një kompani tjetër me kasë fiskalë për arsye të një çmimi më të ulët apo shërbimi më të mirë. Janë vetëm disa arsye që lidhen me prishjen e kasës apo edhe me falimentimin.

  • VIDEO

    Arrestimet në Bashkinë Lushnje/ Kompania që fitoi tenderin për kanalin ujitës s'kishte paguar taksat në shtet, mungesë të mjeteve të punës

    TIRANË- Kompania e cila ka fituar tenderin sipas hetimeve të SPAK në mënyrë abuzive, "EURO ALB" ka fituar tender padrejtësisht.

    Sipas dosjes, mjetet e punës që ajo përdorte s'kanë paguar taksat në shtet, ishin të pasiguruar e mjete pa certifikatë pronësie. Që një firme të fitojë tendera duhet së pari të ketë mjete të rregullta pune, të mos ketë gjoba e taksat në shtet, por t'i ketë të gjitha të paguara.

  • VIDEO

    'Fati' i Metës vendoset në shtator, Gjykata Kushtetuese mbyll sesionin! Shtyhet edhe vendimi për zgjedhjet lokale

    Gjykata Kushtetuese ka mbyllur sesionin për këtë vit pune dhe do të rikthehet në shtator. Kjo do të thotë se dosjet e nxehta si shkarkimi i Presidenti Ilir Meta dhe vendimi për zgjedhjet lokale do të merren në javën e dytë të shtatorit.

  • VIDEO

    Jo vetëm në Bashki, lushnjarja denoncon korrupsionin tek mjekët: S’të falin, kryehajdutër

    Një zonjë nga Lushnja telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo tha se korrupsion në këtë qytet ka jo vetëm në Bashki por edhe tek mjekët. Zonja e irrituar denoncoi me emra korrupsionin tek mjekët e Lushnjes të cilët i quajti kryehajdut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv