• VIDEO

    1 Qershori/Humbën fëmijët, nënat urojnë festën me lot në ’Pa Gjurmë’

    Nëna e baballarë, motra dhe vëllezër mes lotëve bëjnë apel për ndihmë, në këtë ditë të veçantë kushtuar pikërisht atyre, që humbën fëmijë dhe sot janë në moshë madhore, por fati i tyre ende nuk dihet. Pista e dyshimit për familjarët mbetet ajo e rrëmbimit, ndërsa ata u zhdukën nga qytete të ndryshme, disa prej të cilëve edhe nga oborri i shtëpisë. Më i vogli 4 dhe e më madhja 14 vjeçe, njihuni me skedën e disa prëj fëmijëve të humbur që u denoncuan në emisionin ’Pa Gjurmë’, nga ku kërkimet vazhdojnë ende sot.

  • VIDEO

    'Kafja e Madhe' në Shkodër, pezullohen punimet restauruese

    Punimet për restaurimin e objektit, monument kulture "Kafja e Madhe" në Shkodër janë ndërprerë për shkak se investitorit privat i ka skaduar leja e ndërtimit. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër. 

    Objekti tradicional i këtij qyteti prej disa muajsh është në rikonstruksion, por rinovimi i lejes ka shkaktuar përplasje mes institucioneve. Leja për rindërtimin e Kafes së Madhe është marrë në 2016 ndërsa tani duhet rinovimi i lejes për të vazhduar punimet, ndërsa është shembur pjesa më e madhe e saj duke ruajtur fasadën siç parashikohet në projekt.

    Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Majlinda Laçej shpjegoi se investitori Agron Çelaj kishte marrë një leje në vitin 2016 për restaurimin e Kafes së Madhe, ndërsa punimet i ka nisur në vitin 2021. Për shkak të kësaj vonese, leja ka skaduar dhe do të duhet ta rinovojë në Ministrinë e Kulturës dhe në Këshillin Kombëtar të Monumenteve.

    "Pronari ka depozituar një projekt restaurimi dhe mirëmbajtje për objektin Kafja e Madhe, ky projekt është miratuar në korrik 2016 por deri në ditët e sotme nuk është zbatuar. Në momentin kur nisën punimet, personat në kantier thanë se kanë marrë leje nga Bashkia në mars 2021, dua të sqaroj se përpos lejes së bashkisë duhet edhe leja nga Drejtoria e Trashëgimisë. Informuam personat e gjetur në kantier se duhet ndjekur procedura që duhet të ridërgohet edhe njëherë projekti për rishqyrtim në Institutin Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore", tha Laçej.

  • VIDEO

    Asambleja, Peza: Analizë e zgjedhjeve, s'performuan të gjithë në nivelin e duhur! PS do ta shkarkojë në parlament Metën, modeli më i keq i presidentit pas tij është Berisha

    Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të merren një sërë vendimesh, mes tyre do të bëhet dhe një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e Report Tv, ish-deputeti socialist Alfred Peza tha se kjo analizë prek të gjitha strukturat, ndërsa theksoi se pacarësisht se u arrit fitorja, jo të gjithë performuan në nivelin e duhur.

  • VIDEO

    Anëtari i Grupit për PD: Nëse deformohet vota, në 13 qershor s’do ketë zgjedhje në PD! Basha t'i marrë parasysh pasojat! Po i tregon Ramës si të vjedhë zgjedhjet

    "Nëse do ketë tentativë për të deformuar vullnetin e demokratëve në 13 qershor, atëherë nuk do ketë votim në atë qendër votimi"! Është kjo deklarata e fortë e anëtarit të grupimit për PD-në, Indrit Hoxha në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, duke thënë se do të ndiqen 3 hapa: Konfiskimi i kutisë së votimit, ndërprerja e procesit të votimit dhe ribërja e zgjedhjeve në një datë tjetër.

  • VIDEO

    U kapën nga Xhelal Mziu dhe militantë të PD me lekë dhe fletë votimi në makinë, lihen në burg nga apeli i GJKKO dy të rinjtë, eksponentë të LSI në Dibër

    Janë lënë në burg nga apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u kapën gjatë fushatës zgjedhore me lekë dhe fletë votimi në makinë. 

  • VIDEO

    Kuzhinieri shqiptar që po ‘cmend’ rrjetet sociale me gatimet e tij

    Gledis Gegaj është djali shqiptar i cili po ‘çmend’ rrjetet sociale me gatimet e tij. Ai është kuzhinier dhe jeton prej disa vitesh në Itali, si shumica e historive të emigrantëve shqiptarë i riu gjatë kësaj kohe  ka punuar dhe ka vazhduar studimet.

    Ndërsa tashmë i është përkushtuar shumë  rrjeteve sociale me gatimet e tij tepër të veçanta, duke arritur që të fitojë shumë ndjekës.

    Arsyeja përse është bërë një fenomen në Tik Tok dhe Instagram  janë gatimet e thjeshta dhe të shpejta që gjithkush mund t’ gatuaj edhe pa qenë një kuzhinier profesionist si Gledis Gegaj:

    “ Ndoshta sepse unë në gatimet e mija bëj edhe batuta që njerëzit argëtohen duke I parë, por edhe thjeshtësia sepse unë nuk kam bërë receta të thjeshta që njerëzit të kenë mundësi që ti bëjnë edhe në shtëpitë e tyre” përfundoi ai.

  • VIDEO

    Nesër pasdite zhvillohet online Asambleja Kombëtare e PS, zbardhen vendimet që do të merren, analizë rezultatit të 25 prillit

    Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet nesër më 2 qershor, në orën 17:30, online.

    Në rendin e ditës të bërë publik bëhet me dije se mes të tjerash PS do të vendosë për miratimin e projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë. Nesër do të miratohet projekt vendimi për analizat e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore të partisë si dhe do të miratohet vendimi për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

  • VIDEO

    ‘Muri i kujtesës’mozaiku që përjetësoi fotografinë e cila tronditi botën

    Fotografia e nënës së re Sherife Luta dhe vajzës së saj disa javëshe Besiana gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999 u kthyen  në treguesin më të mirë të vuajtjeve të shqiptarëve që po dëboheshin nga Kosova.

    22 vite më vonë artisti Fatos Kabashi e ka përjetësuar këtë fotografi në mozaikun “ Muri I kujtesës’’. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv artisti tregoi më tepër për këtë punim.

    “Mozaiku është vendosur në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni, aty ku kanë kaluar mbi 4 qind mijë shqiptarë civilë gjatë kohës së luftës” tha ai.

    Për artistin puna e një mozaiku të tillë do të thotë emocion i madh dhe i papërmbajtshëm. Gjatë kohës që ka punuar këtë mozaik artisti është prekur e madje ka derdhur edhe lotë pasi  ende I kujtohen përjetimet e  luftës:

    “Unë kam qenë 12 vjecar, kam qenë fëmijë, edhe e mbajë mend periudhën e luftës ku kemi shkuar, ku kemi kaluar  nëpër male, nëpër fshatra, në kushte primitive  ku kemi kaluar. Mirëpo familja ime ka kaluar nga kufiri shqipërisë nga pjesa më e lehtë” u shpreh ai.

    Një punim që e ka kryer me shumë dashuri por që ka mbetur paska i zhgënjyer nga organizatorët e evenimentit për prezantimin e këtij projekti:

    “Ka qenë projekti madh, dhe punën kryesore e kam bër unë në atë projekt dhe nuk mundem ta fajsoj askënd përshembull që smë ka dhënë mirënjohje  ose s’ma ka përmendur emrin ose smë kanë dhënë fjalën që të përshëndes mysafirët. Mirëpo mund të them që ka qenë një neglizhencë, jo organizim I mirë dhe e kanë lënë si në harresë nuk e di për cfarë arsye. Të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë mirënjohje mirëpo mua nuk më është dhënë rasti” përfundoi ai.

  • VIDEO

    Buzëqeshje pa maskë, recitime e muzikë, fëmijët i gëzohen 1 qershorit! Koncert te Teatri i Kukullave

    Të gjithë gëzojnë sot! 1 qershori është festa e fëmijëve, por një buzëqeshje është "veshur" në fytyrën e të gjithëve, nënave, baballarëve dhe gjyshërve që sot këtë ditë do ua dedikojnë vetëm atyre, duke lënë pas rutinën e përditshme.

  • VIDEO

    1 qershori vjen ndryshe në “Rreze Dielli”

    Festa e 1 qershorit, vjen ndryshe këtë vit në “ Rreze Dielli”. Një atmosferë e bukur, me energjinë e fëmijëve të cilët recituan, kënduan dhe kërycen për festën e tyre sot.

  • VIDEO

    Zefi dhe Tereza/ Si i mbijetuan burgjeve e torturave

    Pas burgut dhe torturave në vitin 1951 Zef Zorba dhe Terezina Pali, me shumë vuajtje në jetët e seicilit dhe me tragjedi në familjet e tyre, ritakohen, e forcojnë lidhjen e tyre të dashurisë dhe martohen e krijojnë familje. Jeta e dy intelektualëve dhe artistëve do të ishte krejt ndryshe pas burgut. Terezina që ëndërronte të bëhej mjeke, e detyrojnë të punojë gjithë jetën si pastruese në spital, ndërsa regjisori, poeti dhe përkthyesi Zef Zorba detyrohet të punojë gjithë jetën si llogaritar i thjeshtë. Si rrodhi jeta e tyre mes dëshirave e pasioneve, që kishin dhe jetës, që u detyruan të bëjnë mes privimeve, survejimit e provokimeve nga Sigurimi i Shtetit. Thesari letrar që la pas Zef Zorba, pjesë të të cilit nisën të botohen vetëm pas vdekjes së tij....

  • VIDEO

    Njoki me domate kaperi dhe ullinj nga zonja Vjollca

    Njoki me domate kaperi dhe ullinj

    Përbërësit:

    500 gr njoki

    250 gr domate qershi

    80 gr ullinj të zi

    1 lugë gjelle kaperi

    1 thelpi hudhër

    pak rigon

    4 lugë gjelle vaj ulliri

    kripë

    Përgatitja:

    Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar.

    Ndërkohë që nxehet uji në një tigan ngroim vajin e ullirit, 1 thelpi hudhër të ndarë në gjysmë, domatet qershi të ndara me ½ I skuqim ato në zjarr të frotë për 5 minuta dhe shtojmë pak kripë dhe kaperin dhe ullinjtë ulim temperaturën e zjarrit dhe I lëmë domatet të gatuara dhe për 5 minuta të tjera duke I trazuar vazhdimisht. Shtojmë në tenxhere me ujë pak kripë dhe shtjmë në të njokit e lëmë të ziejë ndëri sa ato të ngjiten në sipërfaqen e ujit ( për rreth 3 minuta) I kullojmë njokit dhe I shtojmë në tiganin me domate dhe ullnj I përziejmë për 1 minutë. Fikim zjarrin, shtojmë tiganin e thatë I përziejmë dhe gati për të shërbyer të ngrohta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv