• VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 2 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga para te zeza,mashtrime e reklama pro qeverise te 'masakra zgjedhore" qe po pergatit Basha e deri tek kush vjen dhe kush iken ne kupolen drejtuese dhe qeveri.

  • VIDEO

    Gruaja e tradhëtoi dhe e futi në burg/Babai nga Durrësi: Biri im, unë po të pres…

    Xhemal Halimi është nja baba nga qyteti i Durrësit, i cili i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi është në kërkim të djalit të tij. 29-vjecari Sami Halimi, prej 18 vitesh jeton me nënën në Itali dhe nuk ka asnjë kontakt me babain. Pas divorcit të prindërve në vitin 2003 në shtetin fqinj, asokohe një 9-vjeçar mori kujdestarinë e nëns. Cifti u divorcuan, ndërsa i ati përfundoi pas hekurave me akuzën e dhunës në familje me katër vite heqje lirie. Me daljen nga burgu, Xhemal Halimi nuk e pa më të birin, pasi ai mori espuls nga autoritetet italiane dhe u kthye në Shqipëri. Që nga ai moment, përvec kujtimeve për djalin, të vetmet që i kanë mbetur nga ajo kohë janë fotografitë që i ruan me fanatizëm. Gabimet e së shkuarës i kushtuan rëndë babait, I cili përlot me rrëfimin e tij, kur thotë se emrin e të birin e mban tatuazh në krahun e djathtë. Ai nuk harron kurrë marrëdhënien që kishte patur me të, kur e zinte gjumi në krahët e tij. Cifti emigruan në vitin 1992 drejt Italisë, aty ku qëndruan sëbashku deri në vitin 2002. Konfliktet që lindën më pas, ndanë djalin nga babai i cili ka humbur kontaktet me Mimin e tij, sikundër i thërriste me përkëdheli. Sot, Xhemal Halimi jeton i vetëm, në qytetin bregdetar dhe numëron ditët në kalendar duke shpresuar t’i dëgjojë zërin të birit, që tashmë është bërë burrë. Ai nuk ka askënd ku të qajë brengën që e mundon prej vitesh.

  • VIDEO

    Çudia e garës brenda PD, Ibsen Elezi: S'e di ende pse jam skualifikuar, PD s'më informon! Do e padis

    Gara për kryetarin e ri në PD , përveç kritikave të ashpra për paaftësinë e Lulzim Bashës për të fituar dhe se gara është e pabarabartë, në të ka edhe çudira nga strukturat drejtuese të saj. Pikërisht këto parregullsi kanë dalë në pah me skualifikimin e Ibsen Elezit, i cili nuk u lejua të garojë për kreun e PD nga kryesia. Vetë Elezi ende nuk e di se kush janë arsyet dhe kriteret mbi të cilat kandidatura e tij nuk është pranuar. Në emisionin 'Repolitix" në Report Tv, Elezi tha se pavarësish kërkesë së tij ai ende nuk ka një dokument për të kuptuar se pse është skualifikuar nga gara, pasi kryesia e PD nuk ia jep këtë informacion që duhet të ishte bërë publik që një ditë pas vendimit për përjashtimin e tij nga gara.

    "Në 10 ditë nuk marr dot një dokument që duhet të ishte bërë publik tashme për kualifikimin e kandidatëve dhe përjashtimin tim. Kur e pash që nuk është bërë publike vendimi i kryesisë, kam bërë kërkesë se cilat janë vendimet e kryesisë dhe kriteret se pse nuk jam kualifikuar. Kjo zallamahi vjen se në PD nuk funksionon në mënyrë institucionale, unë nuk marr dot asnjë lloj informacioni", tha Elezi.

    Pikërisht për këtë arsye Elzei tha se ai do të padisë ditën e nesërme në gjykatën e Tiranës PD se pse nuk mund të marrë informacionin dhe do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve në PD që do të mbahen më 13 qershor. Elezi tha se mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte nuk mund të bëhen pasi nuk janë të barabarta dhe nuk zhvillohen mbi parime demokratike.

    "Nesër do i drejtohem gjykatës për këtë rast dhe do të kërkojë pezullimin e garës. Edhe grupi 'Për PD' duhet ta ndjek këtë padi madje edhe kandidatët e tjerë. Mbajtja e zgjedhjeve në kushte dhe shanset e barabarta janë parime dhe po se kërkuan të gjithë kandidatët nuk e kuptoj pse duan të zhvillojnë garën", tha Elezi.

     

  • VIDEO

    Operacioni anti-kanabis në Krujë, Gjykata jep masat e sigurisë për 13 prej të arrestuarve!

    Gjykata e Krujës ka caktuar sot masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar të shtunën e 29 majit gjatë operacionit "Agimi", ku janë lënë në burg 6 prej tyre, është vendosur masa "arrest shtëpie" për 5, ndërsa në "detyrim paraqitje" janë lënë 2.

    Gjykata ka lënë në burg 5 prej tyre, përkatësisht Erjon Deliun, Fetije Kullajn, Erlind Almetën, Ferit Kullaj dhe Dashamir Kullaj.

    Këta dy të fundit janë vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa Xhavit Kulla, i cili u la në arrest shtëpie, është i ati i tyre.

    Për tre personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet ditën e nesërme.

    Masat e dhëna për 13 të arrestuarit:

    Refik Deliu arrest shtëpie

    Erjon Deliu arrest me burg

    Musait Vathi arrest shtëpie ( minoren )

    Dashamire Deliu arrest shtëpie

    Fetije Kullaj arrest me burg

    Sokol Kullaj arrest shtëpie

    Xhavit Kullaj arrest shtëpie

    Ferit Kullaj arrest me burg

    Dashamir Kullaj arrest me burg

    Erlind Almeta arrest me burg

    Indrit Kullaj arrest me burg

    Ervin Perlica detyrim paraqitje

    Flamur Halili detyrim paraqitje

  • VIDEO

    3 të arrestuar në Durrës, në makinë iu gjetën 3.4 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, armë, granata dhe municione

    Arrestohen tre persona në Durrës të cilët u kapën me një sasi tritoli dhe armatime në automjet. Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Land-Rover Frilander” tek ‘Mbikalimi i Shkozetit’ policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi në total 3.4 kg lëndë eksploziv.

    Më konkretisht, 1.2 kg eksploziv C-4, 2.2 kg tritol, 3 granata dore luftarake dhe 4 aparate telefoni celular. Si pasojë, Barim Flora, 42 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, Ardjan Gjoka, 33 vjeç, dhe Jemin Flora, 33 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë në Durrës.

    Blutë e Durrësit njoftojnë se po në funksion të këtij procedimit penal, i cili është nisur një muaj më pare, janë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak. Hetimet vazhdojnë nga organi i akuzës, për të kuptuar mbi destinacionin final të sasive të eksplozivit.

    Sipas policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plote ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Durrës, për hetime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Pas Niklës, Policia aksion anti-kanabis në Lezhë! Asgjësohen 4 mijë bimë kanabis, asnjë në pranga!

    Pas Niklës në Krujë, FNSH dhe RENEA kanë ndërmarrë një aksion anti-kanabis në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabisi në zonën e Kashnjetit, ndërsa nuk ka persona të arrestuar për shkak se bimët narkotike janë gjetur në tokë shtetërore, pa pronar privat. Operacioni është zhvilluat pasditen e sotme në bashkëpunim me Gurdia di Financa dhe do të vijojë në të gjithë qarkun, ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Sipas burimeve, ky është aksioni i dytë brenda një kohe të shkurtër në qarku e Lezhës, ndërsa nga frika e dekonspirimit është shmangur policia lokale.

    Kujtojmë se të shtunën e kaluar, policia ndërmori një operacion masiv anti-kanabisi në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, ku si rezultat u arrestuan 16 persona si dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.

    Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë kanabis.

    Gjykata e Krujës caktoi ditë e sotme edhe masat e sigurisë për 13 prej të arrestuarve, duke lënë në burg 6 prej tyre, ndërsa u dha masa "arrest shtëpie" për 5 si dhe u lanë në "detyrim paraqitje" 2. Për 3 personat e tjerë të arrestuar, masa e sigurisë pritet të caktohet ditën e nesërme.

  • VIDEO

    Dasmat në pandemi, Brataj në Report Tv: Lokalet të përshtaten me respektimin e masave! Në vjeshtë nuk ka çlirim nga virusi

    Nga1 qershori, të gjithë qytetarët në të gjithë vendin mund të lëvizin në ambiente të jashtme pa maska. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv, tha se duhet të vijojmë që të jemi vigjilentë, pasi ende ka të sëmurë dhe qytetarë që humbin jetën nga ky virus. Megjithatë Brataj shtoi se transmetueshmëria e virusit është më e ulët.

    ‘Po hiqen masat, është në sensin pozitiv. Fillimi i një finalje, po shkohet në heqjen dorë pas dore deri në eliminimin e tyre. Kemi të sëmurë ende nga COVID dhe vazhdojnë që të kemi humbje jete. Shifrat të shqetësojnë pak! Në 37 të sëmurë, 7 në terapi intensive që do të thotë se vijnë në forma të rënda në spital. Do të thotë që në banesa ka edhe të tjerë të sëmurë. Ne ketë momente nuk duhet ulur vigjilenca. Mënyra e transmetimit të virusit është më e ulët. Në 15 qershor hiqet kufizimi nga 10 persona në 50. Muzika live është shtuar dy ore nga ora 20-22. Këto janë aktivitetet që janë në vend të parë për sa i përket përhapjes së infeksionit. Janë të gjitha rreziqet e përhapjes së infeksioneve.’- theksoi mjeku.

    Duke folur për organizimin e festave familjare dhe të dasmave, Brataj tha se tashmë lejohet grumbullimi deri në 50 qetetarë, një numër ky i favorshëm për të realizuar disa nga festat kryesore të qytetarëve. Duke u ndalur tek dasma, Brataj tha se loklate duhet të përshtaten për respektimin e masave anti-COVID.

    ‘Të gjithëve ju mungon një përqafim, për arsye të sëmundjes. Mirëse të vijnë festat, por kuptohet se është një provë e lirimit të masave për arsye se me 50 veta ke mundësi të organizosh një festë. E kemi thënë që stina e verës është edhe në avantazhin tonë. Duke parë edhe masat mendoj se mundësia e përhapjes është më i vogël se gjatë gjithë muajve të pandemisë që kemi kaluar. Grumbullimi 50 veta, të krijohet mundësi të përshtaten lokalet me respektimin e masave. Për sa u përket festave të vogla zakonisht nuk e kalojnë atë numër, por për dasmat. Për këtë arsye u liruan një numër shumë i madh festash.’- tha Brataj.

     

  • VIDEO

    Edona Bilali: Rama s'më ka thënë kurrë jo për Shkodrën

    Edona Bilali, e cila fitoi mandatin e deputetes në Shkodër për PS, e vuri theksin në bashkëpunimin e palëve politike pozitë-opozitë në të mirë të qytetarëve, pasi për njerëzit e rëndësishme është marrja e shërimit korrekt dhe cilësor dhe jo se kush ia mundëson atë shërbim. Në një intervistë për Report Tv, Bilali tha se aktualisht është duke punuar me disa projekte të vogla në infrastrukturë dhe turizëm. Këto projekte, tha Bilali, kanë një afat të shkurtër kohor deri sa në shtator ajo të marrë zyrtarisht mandatin e deputetes dhe të nis nga puna në shërbim të qytetarëve.

    "Bashkëpunimi mes të gjithë palëve politike pasi qytetari meriton një shërbim dhe nuk bën diferencë nëse ia siguron bashkia apo qeveria, por merr shërbimin. Në fund për qytetarët e rëndësishme është që me u krye puna. Unë kam pasur një takim me Voltana Ademin dhe jam pritur shumë mirë. Mendoj se bashkëpunimi është çelësi i suksesit dhe të bëjmë atë që jemi mandatuar të gjithë, qoftë zonja Ademi në bashki dhe ne në parlament, për t'i shërbyer qytetarëve. Unë vijojë të takohem me qytetarët dhe të punojë me miniprojekte në turizëm apo infrastrukturë që kanë një afat të vogël kohor deri sa të fillojmë zyrtarisht në shtator", tha Bilali.

    Për fitoren e Vllaznisë dhe sjelljen e kupës së Shqipërisë në Shkodër pas 13 vitesh, Bilali u ndje shumë e emocionuar. Bilali sqaroi edhe kërkesën e saj drejtuar kryeministrit Edi Rama për lejimin e tifozëve, duke thënë se çdo ide dhe kërkesë që ajo i ka paraqitur deri më sot, kryeministri Rama është treguar i gatshëm t'i pranojë duke i kthyer në projekte e plane pune.

    "Që prej 8 marsit dhe deri më sot për çdo gjë që i kam çuar kërkesë dhe ide nuk kam marrë kurrë përgjigje negative dhe ka pranuar që idetë të mos ngelen të tilla por të  kthehen në plane e projekte për t'i çuar përpara. Për Shkodrën nuk ka thënë kurrë jo", shtoi Bilali.

     

  • VIDEO

    Korrupsioni e dëmi në ekonomi, eksperti Çoçoli: 77 persona të shpallur Non Grata në 77 vende të botës

  • VIDEO

    Dosja Gërdeci, Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për Fatmir Mediun! Ia delegon çështjen GJKKO

    Gjykata e Lartë ka marrë sot vendimin që, kërkesën e prokurorit Klodian Braho për të çelur procesin për dosjen e njohur si Gërdeci, që ka qenë e pushuar vetëm për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, të shkojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

    Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta bën me dije se Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë dhe është GJKKO që duhet të japë një vendim nëse duhet të mbetet i pushuar procesi ndaj Mediut, duhet të rihapet nëse ka prova të reja apo nëse do ta arkivojnë.

    Brenda qershorit, maksimumi deri në mes të korrikut, GJKKO pritet të ketë një vendim pasi është e detyruar ta shqyrtojë këtë çështje të deleguar nga Gjykata e Lartë.

    Gjyqtarët që morën vendimin për kalimin e çështjes GJKKO ishin Ilir Panda, që u caktua sot relator i çështjes në Gjykatën e Lartë, Albana Boksi dhe Klodian Kurushi.

    Kërkesa në Gjykatën e Lartë për rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut u bë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

    Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor për Mediun.

    SPAK evidentoi në kërkesë faktin se në vitin 2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e procedimit ndaj Mediut për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdonte sepse me rizgjedhjen në Kuvend kishte imunitet parlamentar. Por me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.

  • VIDEO

    Gruaja e tradhëtoi dhe e futi në burg/Babai nga Durrësi: Biri im, unë po të pres…

    Xhemal Halimi është nja baba nga qyteti i Durrësit, i cili i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi është në kërkim të djalit të tij. 29-vjecari Sami Halimi, prej 18 vitesh jeton me nënën në Itali dhe nuk ka asnjë kontakt me babain. Pas divorcit të prindërve në vitin 2003 në shtetin fqinj, asokohe një 9-vjeçar mori kujdestarinë e nëns. Cifti u divorcuan, ndërsa i ati përfundoi pas hekurave me akuzën e dhunës në familje me katër vite heqje lirie. Me daljen nga burgu, Xhemal Halimi nuk e pa më të birin, pasi ai mori espuls nga autoritetet italiane dhe u kthye në Shqipëri. Që nga ai moment, përvec kujtimeve për djalin, të vetmet që i kanë mbetur nga ajo kohë janë fotografitë që i ruan me fanatizëm. Gabimet e së shkuarës i kushtuan rëndë babait, I cili përlot me rrëfimin e tij, kur thotë se emrin e të birin e mban tatuazh në krahun e djathtë. Ai nuk harron kurrë marrëdhënien që kishte patur me të, kur e zinte gjumi në krahët e tij. Cifti emigruan në vitin 1992 drejt Italisë, aty ku qëndruan sëbashku deri në vitin 2002. Konfliktet që lindën më pas, ndanë djalin nga babai i cili ka humbur kontaktet me Mimin e tij, sikundër i thërriste me përkëdheli. Sot, Xhemal Halimi jeton i vetëm, në qytetin bregdetar dhe numëron ditët në kalendar duke shpresuar t’i dëgjojë zërin të birit, që tashmë është bërë burrë. Ai nuk ka askënd ku të qajë brengën që e mundon prej vitesh.

  • VIDEO

    Zhduket shefi i antidrogës së Ulqinit Telefonatën e fundit njoftoi familjen se do shkonte në Shkodër

    Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që më 27 maj të këtij viti të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi. Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Pritet që autoritetet shqiptare të nisin kërkimet përgjatë lumit Buna  Ndërkohë një hetim tashmë  pas dosjes së sjellë nga malazezet ka nisur edhe prokuroria e Shkodrës. Deri më tani mbeten enigmë shkaqet e kësaj humbjeje të 54 vjeçarit ndërsa dyshimet e para janë për një ngjarje kriminale edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe për policinë dhe prokurorinë malazeze dhe shqiptare fati i Elezoviç është ende enigmë. Rudolf Elezoviç mban detyrën e shefit të Antidrogës në Ulqin dhe Tivar në Mal të Zi, është zhdukur që në 27 maj . Elezoviç i ka thënë familjes se ishte në kufirin Shqipëri-Mali i Zi, në afërsi të Reçit, në lumin Buna.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv