• VIDEO

    Bashkëpunim PS-PD, telefonuesi: Veç e veç e na ropën xhepat, bashkë do na rjepin lëkurën

    Për një bashkëpunim PS-PD në qeverisjen e re u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri edhe me batutë tha se veç e veç dhe këto parti i ropën xhepat e qytetarëve ndërsa po të bëhen bashkë do na rjepin lëkurën.

  • VIDEO

    Si marrin fund vrasjet mafioze? Drejtuesa si Mond Koseni në zonat problematike me pagë 50 mijë euro

    Për vrasjet mafioze dhe ngjarjet kriminale foli një zotëri në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai propozoi se në zonat problematike duhet vënë drejtues si Edmond Koseni me pagë edhe deri në 50 mijë euro dhe më pas krimi nuk ka nga t’ia mbajë por bëhet zap. Ndiqeni propozimin e tij.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 3 qershor 2021, Bashkëpunim PS-PD në qeverisjen e re?

    Telefonuesit parashikojnë nëse do të ketë bashkëpunim PS-PD në qeverisjen e re dhe analizojnë ngjarjet e fundit kriminale.

  • VIDEO

    Sot provimi i parë i maturës shtetërore, 34 mijë maturantë në testin e Gjuhës së Huaj

    Sot zhvillohet provimi i parë i Matures Shtetërore, ai i Gjuhës së Huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Rreth 34 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimit. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi.

  • VIDEO

    Durrës, tentuan të shisnin mina me telekomandë 3000 euro secila, arrestohen 3 persona

    Durrës, tentuan të shisnin disa mina me telekomandë, arrestohen 3 persona

    Finalizohet operacioni policor i koduar "Muzeu".

    Operacioni i zhvilluar nga  strukturat e DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë.

    Kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas. 

    Sekuestrohen tri mina me telekomandë.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe te Krimeve Kundër Personit në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Muzeu". 

    Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

    - I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

    Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A.  dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

    Nga hetimet paraprake rezultoi se  këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa. 

    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Sfida e mandatit të tretë e Edi Ramës dhe bashkëpunimi me Bashën

    Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua. Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni 'Repolitix', në Report Tv, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste. Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi mesazhi nga SHBA për të ndërruar pushtetin. Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2009, Klosi tha se partitë politike dolën barzaim, por me kalimin e LSI djathtas qeverisë edhe 4 vite të tjera PD.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjtje 3 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga cfare vendosi Asambleja e PS te a kerkoi Vlahutin arrestimin e Berishes e deri tek opozita sot pa shtylle kurrizore.

  • VIDEO

    Lushnje, vritet me armë zjarri në lokalin e tij një 62 vjeçar, plagoset i djali

    Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmë dhe në Lushnje. Është vrarë me armë zjarri në lokalin e tij një 62 vjeçar ndërsa është plagosur djali i tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të  çastit

  • VIDEO

    Zhduket në 2020 fieraku/Dy muaj pas, dikush la celularët e të tij në banesën bosh

    U zhduk në rrethana misterioze, Altin Cenaj rezulton i humbur që prej 19 gushtit të vitit 2020. Ai doli nga banesa e tij në lagjjen ’15 tetori’ të qytetit të Fierit, por nuk u kthye më. Detajet e zhdukjes i rrëfen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, i vëllai Hysen Cenaj. Ai thotë se paraditen e datës 19 gusht kishte konsumuar një kafe me shokun e tij të ngushtë, të cilit nuk i kishte komunikuar asgjë lidhur me vendimin për t’u larguar. 46-vjeçari jetonte në njëjtën banesë me xhaxhain dhe nusen e tij, ndërsa ishte i pamartuar. Askush nga fqinjët nuk e kishte parë të largohej përgjatë rrugicën së lagjjes, ndërsa tre ditë më pas familjarët bënë denoncimin në policinë e Fierit. Ata e përshkruajnë një djalë të qetë, i cili nuk kishte patur kurrë konflikte me askënd. Më parë kishte punuar si mekanik, ndërsa pak para se të humbiste gjurmët kishte mbetur i papunë. Altini u largua krejt papritur pa marrë asnjë mjet identiteti me vete, përveç rrobave të trupit. Asnjë nga familjarët nuk din të thotë me siguri arsyen, që e shtyu Altinin të zhduket në këtë mënyrë, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte bërë kurrë më parë. Ata provuan t’i binin numrit të tij, por celulari rezultoi i fikur. ’Ne kemi bërë denoncim dhe gjithcka për ta kërkuar por nuk kemi gjetur asnjë. Ai nuk kishte asnjë ves, apo komflikt me dikë. Xhaxhai tha që e kishte lënë në shtëpi, por kur u kthye nuk e gjeti aty. Kam ardhur tek ju që të paktën dikush të japi një sinjal. Pasaportën dhe kartën e identitetit e kishte lënë aty. Në shtëpi nuk mungonte asgjë pervec rribave që kishte veshur. Telefoni i tij rezultoi i fikur. Vëllai dispononte vetëm një numër telefoni që e kishte prej vitesh. Askush në lagje nuk e ka parë atë ditë që u largua. Paradite në datë 19 kishte pirë kafe me një shok, ai ishte kthyer në shtëpi më pas kur humbi gjurmët.Ai kurrë nuk ankohej për asgjë, as tek shokët e tij.Nuk e di nëse ka patur ndonjë hatër mbetje prej tij, por ai kurrë nuk është shprehur për asgjë.Në banesë ishin vendosur dy telefona në një karrige tek dhoma e tij e gjumit’. Për habi të familjarëve, dy muaj pasi 46-vjecari rezultonte i humbur, dy telefona, njëri prej të cilëve i ngjashëm me atë që përdorte i riu ishin vendosur brenda në banesë, pikërisht në dhomën ku ai flinte. Pikëpyetje të mëdha u ngritën nga familjarët, se kush i solli dy aparatët celularë ? Ai ishte vetë Altin Canaj, apo një tjetër person anonim ? ’Dy muaj pasi ai kishte humbur gjurmët dikush kishte future dy celularë. Kush hyri ? Policia më parë nuk i kishte gjetur, ato u konstatuan nga kunata. Kur u lajmëruan përsëri policia erdhi dhe i mori, ndërsa i kanë mbajtur për ekzaminim. Askush nga familjarët nuk panë askënd të hynte në banesë. Në dhomën e tij u gjet edhe një kartë telefoni, të gjitha janë për ekzaminim. Nga pandemia nuk kemi marr intormacion, ndërsa kjo ceshtje është ende nën hetim. Kush pruri telefonat, njëri identik me atë të vëllait. Njëri nga telefonat ishte më i vjetër. Dritarja e kishte grilën gjysëm të hapur, askush s'mund të hynte nga dritarja. Dera ishte e mbyllur, vetëm Altini kishte celësat. Ne duam të dijmë vetëm që është gjallë. Pse fshihet ? Ai nuk na solli shqetësime kur ishte adoleshent. Marrëdhëniet me ne i kishte shumë të mira’.

  • VIDEO

    Kam numrin e të humburit, jeton në Romë’/ Dëshmia shokuese,i humburi telefonohet live

    Guri Hoxha është një 49-vjecar nga Berati i cili humbi kontaktet verën e vitit 2015 nga Madriti i Spanjës. Ai telefonoi për herë të fundit të vëllanë ku i pohoi se ndodhej pikërisht në këtë shtet, ndërsa kishte tentuar të largohej drejt Irlandës. Guri Hoxha ka emigruar që herët në disa shtete, fillimisht në Greqi, Itali dhe Irlandë në vitet 2000. Ende pa krijuar familje ai ka punuar në Irlandë për afro 7 vite, i papajisur me dokumenta të rregullta. Me kthimin e tij në Shqipëri nisi punë në qytetin e lindjes në Berat, ku edhe u martua. Babai i dy fëmijëve vendosi të emigronte sërish, kësaj herë drejt Spanjës. Aty e prisnin disa nga shokët e tij, emrat e të cilëve familjarët nuk ua mësuan kurrë. Viti 2012 e gjen 49-vjecarin në Madrit. Deri në këto momente kontaktet me familjen në Shqipëri i kishte patur të rregullta. Plani i tij ishte të zhvendosej drejt Irlandës, aty ku kishte punuar vite më parë, por ndalohet në kufi dhe kthehet sërish në Spanjë, ku edhe humbi cdo kontakt. Familjarët tentuan të lidheshin me Guri Hoxhën duke e telefonuar në numrin me të cilin ai komunikonte shpesh, por telefoni rezultoi i fikur. Me zhdukjen e 49-vjecarit, bashkëshortja me dy fëmijët 14 dhe 11 vjecare janë larguar. I vetmi që i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ është Lutfi Hoxha vëllai i tij.

  • VIDEO

    Fatos Klosi: PD s’i ka fituar kurrë zgjedhjet, në 2005 mesazhi erdhi nga SHBA dhe Nano u dorëzua

    Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua.

    Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni 'Repolitix', në Report Tv, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste. Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e  para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi mesazhi nga SHBA për të ndërruar pushtetin. Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2009, Klosi tha se partitë politike dolën barzaim, por me kalimin e LSI djathtas qeverisë edhe 4 vite të tjera PD.

    Kanë mbaruar zgjedhjet dhe ka fituar PS. PD nuk ka fituar ndonjëherë, po të flasim për dy fitoret, po të zëmë '92 kushdo që të ishte në krye të një partie opozitare do të fitonte, nuk kishte ndonjë meritë konkrete për këtë punë, ndërroi sistemi. Ndërkohë që 2005 unë e di shumë mirë, sesi erdhi mesazhi nga Amerika që duhet ndërruar pushteti dhe Fatos Nano u dorëzua. Në zgjedhjet e 2009 dolën barazim dhe kaloi Ilir andej dhe qeverisën. Ky nuk është realitet, zgjedhjet kanë mbaruar. Kjo tregon që ti e ke gabim. Populli ka votuar gjithmonë mirë.'- ths Klosi.

    Sakaq, kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, foli në lidhje me vizitën e kryeministrin Edi Rama në Turqi, ku tha se ndodhet atje për një kontratë pune, që lidhen me investime strategjike në vendin tonë. Bushati tha se investimet strategjike turke nuk ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, pasi shumë shpejt vendi do të anëtarësohet në BE.

  • VIDEO

    Largohet nga spitali nr.5,’Pa Gjurmë’ gjen në Tiranë 49- vjeçarin nga Lushnja

    Gjendet 49-vjeçari nga Lushnja, Aleksandër Hoxha, i cili u largua më 26 maj të këtij viti nga ambientet e Spitalit Psikiatrik të Tiranës, sapo mjeku i hapi kartelën për shtrim. Ky rast u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga ku e para dëshmi, që mbërriti në program tregoi vendndodhjen e mundshme të 49-vjeçarit. Ai ishte parë pranë Ambasadës Amerikane rrugës për  tek Qyteti Studenti. Në mënyrë të pavetëdijshme, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, Aleksandëri kishte kaluar nëpër rrugica ndërsa u gjet në rrugën Ali Demi. Lajmin e gjetjes e konfirmoi vëllai i tij Ferdinand Hoxha.   Gjendja e vëllait është më e mirë se cka qenë. Ende nuk ka filluar mjekimi. Ne e gjetën në të njëjtin vend ki deklaroi dëshmitari. Ai kishte lëvizuar në mënyrë të pavetëdijshme dhe kishte përfunduar në rrugën Ali Demi. Ai ka shumë probleme, mezi ecën nga aksidenti që ka pësuar në Greqi. Ju falenderoj juve që më bëtë gjithcka për ta gjetur. Ai është i shtruar ne Spitalin Psikiatrik të Tiranës në katin e dytë.   Duke besuar tek emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV, vëllai i 49-vjecarit bën një tjetër apel për ndihmë Kërkoj nga ju të na ndihmoni, ai do ketë nevojë për ndihmë ende, pasi edhe kempin ia kanë hequr, e lanë pa bukë. Ai ka nevojë për shoqërues, pasi nuk ka kush t'i shërbejë. Dua që kontaktin tuaj ta mbaj, se ju jeni televizioni për hallet e popullit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv