• VIDEO

    Muffins me copa çokollate nga zonja Vjollca

    Muffins me copa çokollate

    Përbërësit:

    2.5 filxhan çaji miell

    1 lugë çaji pluhur pjekës

    1/2 lugë caji sodë bukë

    pak kripë

    2 vezë

    1 filxhan caj sheqer

    1/2 filxhan caj gjalp I shkrirë

    1 lugë kafe extraxt vanilje 

    1 filxhan qumësht

    1 filxhan cokollat xhip 

    Përgatitja

    Bashkojmë me një tas miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës, pak kripë I përziejmë sëbashku dhe e lëmë tasin mënjëanë. Në një tas tjetër hedhim 2 vezë të plota, sheqerin, i përziejmë sëbashku, gjalpin e shkrirë,vanilje, 1 filxhan qumësht i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Më pas shtojmë pak nga pak miellin tek tami me produktet e lëngshme shtojmë miell duke u përzjerë vazhdimisht me tel dore deri sat ë na fromohet një brumë mesatar homogjen në fund shtojmë copat e çokollatës e përzjejm dhe e lëmë brumin të pushojë në frigorifer 30 minuta, mbushim kupat e muffins dhe i vendosim në furrën e parangrohur 170 gradë Celsius për 25-30 minuta.

     

     

  • VIDEO

    Zotëria kundër kryqëzimit të gjyqtares: Të mbrojmë femrat, me rroba firmato ishte nuk ishte lakuriq

    Një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte kundër kryqëzimit të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit pas videove të publikuara. Ai tha se duhet të mbrojmë femrat në karrierë dhe se tek e fundit me rroba firmato ishte nuk ishte lakuriq.

  • VIDEO

    Si bëhet Shqipëria? Ja formula e frikshme: Duke vrarë çdo ditë nga një politikan, gjyqtar e mjek

    Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për videot e kryegjyqtares së Elbasanit në rrjetet sociale dhe për sistemin e drejtësisë. Por një zotëri shkoi më tej dhe zbuloi një formulë të frikshme se si mund të bëj hajër Shqipëria. Ai tha: Ne mund të bëhemi vetëm nëse çdo ditë këtu vritet nga një prokuror, nga një gjyqtar e nga një mjek.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 1 qershor 2021, Sfilata e kryegjyqtares së Elbasanit.

    Telefonuesit flasin për sfilatën në Tik Tok të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit. Thonë se duhet t’i hetohet pasuria.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 1 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga lista e re e familjeve qe kane gati hipoteken te gjyqtarja kardashiane e deri tek Vllazni, je mrekulli.

  • VIDEO

    Si rishkruhet historia dhe udhëkryqi i opozitës

    I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.
    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.
     

  • VIDEO

    Çollaku kritikon Bashën për listat e 2017: Lejoi të futen njerëz që PD u shërbente si marketing

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord. Çollaku thotë se nëse ka një përgjegjësi Basha, është se në lista të 2017, lejoi të futen njerëz që PD u shërbente vetëm si një operacion marketingu apo si një dhuratë që ishte i detyruar t'ua japë.

    'Ka një përgjegjësi Lulzim Basha siç kemi dhe ne të tjetër, siç kanë përgjegjësi dhe ato që kritikojnë, unë nuk i kam parë në vendimarrjet e vështira ekstreme, siç ishte djegia e mandateve, nuk kam dëgjuar që t'i kundërshtojnë këto vendime, pothuajse të gjithë ishin unanimisht dakord. Të kthehemi tani ne debatin e kishte gabim Basha! Jo e vendosëm të gjithë djegien e mandateve që ishte një vendim i fortë.

    E dinim se çfarë do të na priste. Nëse ka një përgjegjësi Basha, është se në lista të 2017, lejoi të futen njerëz që PD u shërbente vetëm si një operacion marketingu apo si një dhuratë që është detyruar t'ua japë. Pikërisht pakujdesia për të futur listat e 2017, që i krijoi mundësinë e Ramës të blejë pjesën e tjetër të mbetur të listave dhe të krijojë gjithë defektet politike që solli që nga Kodi Zgjedhor e të gjitha me radhë.  Të dalësh sot pas beteje e të thuash gjenerali gaboi ku ishte në krah të tij nuk më duket e ndershme

    Djegia e mandatave ishte rruga e vetme që na kishte mbetur, ishte një rrugë e ndershme në thelb ishte një rrugë sakrificë, ishte lëvizja më ekstreme paqësore. Lulzim Basha është i dënuar që ta vazhdojë këtë projekt, duhet të detyrohen që të korrigjohen këto defekte gjërat brenda vetes. Shumë gjëra duhet të korrigjohen. Çdo demokrati i intereson që të dalë një PD më e fortë.'- tha Çollaku.

    Çollaku duke folur për mënyrën sesi u menaxhua situata para zgjedhjeve të 25 prillit, thotë se PD e nisi fushatën me shumë vonesë. Çollaku megjithëse nuk përmend emra, ka kritika për disa drejtues politik për të cilët thotë se u kujdesën që të bëjnë fushatë vetëm për veten e tyre. Megjithatë Çollaku nënvizon se ato si parti u përballën me një makineri shtetërore, duke theksuar se ato kandiduan kundra shtetit që ishte në shërbim të një grupi politik.

     

  • VIDEO

    Rishkrimi i historisë, Paskal Milo: S’duhet të presim përmbysje, ka riinterpretim rreth fakteve historike!

    Akademia e Shkencave ka ngritur grupit e punës për rishkrimin e historisë së Shqiptarëve, ku do të përfshihen edhe trevat jashtështetërore, ndërsa do rishqyrtohen edhe ato pjesë të historisë sonë, apo personazheve që kanë prodhuar jo pak debat.

    I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.

    Unë jam vetëm një anëtar i grupit të punës, jam ngarkuar të merrem me studimin e historisë së shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Historiografia është një proces gradual studimi, grumbullimi dokumentesh dhe shkrimi. Faktet janë, rrallë ka dokumente të reja sepse historianët ndër vite kanë punuar, rrallë gjen dokumente të panjohura fare, unë kam gjetur, por nuk duhet të presim përmbysje, ka rinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni. Një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar”, tha Milo.

    Për historinë e shkruar në periudhën e komunizmit, historiani u shpreh se do të ishte gabim të hidhej e gjitha poshtë, duke argumentuar se në atë kohë është bërë histori kombëtare nga shkencëtarë të njohur. Megjithatë ai thekson se në këtë periudhë, historianëve i është imponuar një këndvështrim marksist i historisë dhe se gjithçka është parë në një këndvështrim të njëanshëm.  

    “Historiografia është një proces rishkruarje sepse ka gjëra që dalin me vonesë, dokumentet kanë një kohë maturimi dhe hapja e dokumenteve bëhet në 25 vjet, disa për 40 vjet, disa edhe fare, varet nga shkalla e sekretit që ka dokumenti. Historiografi anë kohën e komunizmit, jo të gjitha janë për t’u hedhur poshtë, do të ishte gabim i madh sepse edhe atëherë është bërë historiografi kombëtare, nga shkencëtarë të njohur të cilët, për fatin e tyre të keq, kanë qenë të kufizuar të shprehnin gjërat që kanë menduar për shkak të regjimit. Aleks Buda edhe kur ka trajtuar Historinë e Skënderbeut, është dashur ta shikojë historinë e kësaj epoke nga këndvështrimi i luftës së klasave, këndvështrim marksist që iu imponua historiografisë sonë. Historiani nuk ka qenë i lirë që rezultate e kërkimeve shkencore t’i bëjë me teza të qëndrueshme të argumentuara. Por kjo nuk do të thotë që Aleks Buda s’ka bërë studime të thelluara për historinë mesjetare shqiptare që janë edhe sot tepër të vyera. Në Periudhën e Pavarësisë nga 1912 deri në kohën e socializmit, komunizmit, patjetër që këtu imponimet ideologjike dhe metodologjia marksiste ka qenë tepër e theksuar sepse gjithçka është parë në një këndvështrim të njëanshëm”, shtoi Milo.

  • VIDEO

    Shokon djali ‘Si më gjete, mami tha do plakemi bashkë në izolim’/Qan babai në studio:Shpëtoi!

    Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. "Telefonat që nëna i ka dhënë kanë qenë pa numra vetëm për të lozur dhe nuk ka patur mundësi të me marrë, ai e mbante mënd numrin e telefonit", ka thënë ai. Përtej gjithçkaje, Bledi rrëfen se nuk do e ndalojë për asnjë moment djalin që të komunikojë me nënën e tij, ndonëse ka një kusht, "që në biseda ajo t'i flasë si një nënë" dhe të mos ndikojë negativisht në edukimin dhe rritjen e tij. " Ia nisi duke qarë, ku është nëna, më ka pyetur kur do flasim, i thashë kur të duash. Unë nuk e ndaloj kurrë Mirelën që të takojë djalin, por vetëm të sillet si nënë. Kur e takova djali ishte shumë i trembur dhe e kuptoj sepse ai për dy vite ka qenë i izoluar pa takuar asnjë familjar as në shkollë nuk ka ikur", ka thënë ai.  Nga një fëmijë që nuk donte të fliste me askënd, tani më gjërat kanë ndryshuar. Djali ka nisur të luajë, të flasë me kushërinjtë, të jetojë i lirë...Babai ka sjellë për emisionin "Pa Gjurmë" një video ku 9-vjeçari shfaqet shumë i qeshur teksa luan me kushërinjtë në shtëpi. "Ka ndenjur si i trembur se mendonte se nëna do dilte do e t'i thoshte mos bëj këtë, tani më është i lirë. Sa u largua nga nëna djali reagoi dhe sot është fëmija më i lumtur në botë. Ka dalë nga burgu i nënës së vet. Kur e mora djali hëngri dhe fjeti gjumë deri në 9 të mëngjesit të ditës tjetër dhe ku u zgjua sikur një person tjetër. Më tha si më gjete babi, nëna më tha nuk do na gjesh kurrë do plakemi bashkë", tha babai.

  • VIDEO

    Pas arrestimit i dorëzon djalin babait, Mirela Zefi i lutet ta marri me vete në Amerikë

    M.Z ia lë gjithçka në dorë Mirelës për vazhdimësinë e marrëdhënies si 2 prindër të 9-vjeçarit, teksa ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuza  që gruaja ka bërë se e ka dhunuar djalin kur ka qenë në Amerikë. "Mundet të gjejë justifikime, por s'ka justifikime, kjo është e vërteta, le të vazhdojë aq më keq do të jetë për të, brenda ligjit duhet të vazhdojë mjekimin dhe është më mirë për të dhe për të gjithë. Të ishte një njeri normal do e kuptonte që me mënyrën se si e ka marrë djalin për dore, do ia marrin për dore. Ajo e ka në dorë, duhet të ndjekë rrugën ligjore, të vazhdojë ilaçet, të kërkojë falje, ajo ka nevojë për ndihmë, mua nuk më ndihmon", tha babai. Një mesazh për Mirelën, ka pasur edhe babai i saj. Nga Amerika në një lidhje 'live' në 'Pa Gjurmë', babai tha se do bëjë gjithçka për t'i ardhur në ndihmë vajzës. "Ju falenderoj të gjithëve që janë interesuar për kërkimin e saj, u kërkoj ndjesë për vuajtjen dhe lodhjen që keni bërë, por ju falenderojë të gjithëve. Po të ishte mirë nuk do e mundte gjithë atë popull për ta kërkuar dhe burrin, vuajtjet shpirtërore, po të ishte në rregull do ishte në shtëpi, se po të donte të ndahej me burrë, rrinte në Amerikë. E kemi kërkuar, edhe gruaja dhe vëllai, ky i fundit ka folur me të, ka folur halla, vajza e axhës së saj. Dëshiroj që të them që ajo është vajza jonë, e lindur dhe e rritur prej nesh, pavarësisht prej gjendjes psikologjike që ka, ato janë punët e tjetër kund, janë punët e Zoti, do të ketë përkrahjen time sa të kem frymë, dua që të kthehet në shtëpi, jam gati që t'i përgjigjem me ca të mundem, për të mirën e saj do të interesohem me të gjitha mundësitë për ta ndihmuar. Unë jam gati, dal edhe në aeroport, i përgjigjem për çdo kërkesë", tha babai.

  • VIDEO

    Ironia e fatit. Kërkohej në ’Pa Gjurme’, Mirela Zefi fqinje me gazetaren Odeta Dumen

    Ironia e fatit. Kërkohej në ’Pa Gjurme’, Mirela Zefi fqinje me gazetaren Odeta Dume   Si ka jetuar e fshehur Mirela Zefi me djalin e saj te mitur nga 16 gushti i vitit 2019 deri ne 28 maj 2021? Dy ditë përpara se Gjykata në SHBA të merrte vendimin per djalin e çiftit Zefi, 35-vjecarja me origjine nga Malësia e Madhe  ia ‘mbath’ nga Amerika duke mbërritur në Tiranë. Nëna e Bledi Zefit e dinte që do e humbiste kujdestarine e djalit, ndaj vendosi të largohej nga ky kontinent dhe pse vetë ishte rritur në këtë vend. Sapo kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit, më 16 gusht të vitit 2019, ajo telefonoi Shërbimin Social në shtetin ku jetonte, duke i deklaruar - Mos më kërkoni, jam larguar!Mirela, fillimisht ka kërkuar ndihmën e një punonjësi policie në Shkoder, duke i kërkuar t’i gjente një apartament me qira, larg zhurmës dhe qendrës së qytetit.Personi në fjalë, i ka rekomanduar të shkoj në polici, pasi ishte bërë një denoncim për largimin e saj edhe të djalit. Nëna ka refuzuar ta bëj këtë, duke udhëtuar drejt Tiranës ku fillimisht me të birin ka marr një shtëpi me qira në zonën e Kamzës. Aty mësohet se ka qëndruar për pak muaj dhe më pas ka ndërruar zonë. Për të qenë më e sigurtë, ajo zhvendoset në lindje të kryeqytetit, konkretisht në zonën e Freskut.Nga dhjetori i vitit 2019 deri ne shtator 2020, Mirela Zefi ka jetuar në këtë zonë, ku për ironi të fatit banon edhe gazetarja e programit Odeta Dume. Ishte Mirela, ajo qe identifikoi të parën gazetaren Dume në të njëjtën lagje, duke u larguar me urgjencë nga zona e Dajtit, Në një tjetër skaj të kryeqytetit.Këtë herë, nëna kërkon ndihmën e një agjensie imobilare, për një shtëpi me qira në hyrje të Tiranës. Shtatorin e 2020, ajo sëbashku me djalin vendosen midis zonës së Laprakës, pranë Doganës, duke zgjedhur kete here nje shtepi private, ku të mos kishte kontakte me asnjë fqinj.Nga shtatori i vitit 2020 deri ditëne e premte më 28 maj 2021, nëna nuk kishte ndryshuar më adresë, deri momentin qe kur u ndalua nga policia. Ajo ndiqte cdo puntatë të e ’Pa Gjurmë’, duke u ruajtur në një izolim total. Ishte i papritur momenti, kur uniformat blu nenshoqerine edhe te prokurorise Shkoder trokiten ne banesen e Mirela Zefit. Ndalimi i 35-vjecares tronditi edhe djalin e mitur, i cili shpertheu ne britma dhe lot. Nënë e bir u dërguan fillimisht në komisariatin nr.6 në Tiranë, derisa mbërritën unifrmat blu të Shkodrës, pasi denoncimi nga familja Zefi ishte bërë në këtë qytet.Në banesë u gjetën tre komjutera dhe tre celuarë, që përdoreshin nga 35-vjecarja për punën që kryente online, si dhe për porositë në ushqime dhe veshmbathje. Një jetë në izolim, duke patur kontakte vetëm me botën virtuale. Sipas investigimeve të gazetarëve u zbulua se disa telefonata anonime jepnin vendndodhje të ndryshme të Mirela Zefit, me qëllim mos gjetjen e saj. Këto telefonata kryheshin vetëm nga një person, që padyshim ishte miku i saj që e mbështeti dhe e mbrojti gruan, e cila u fsheh dhe humbi kontaktet me të gjithë familjarët e saj.  

  • VIDEO

    Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë' takimi emocionues i babë e bir

    Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur M.Z., babai i B. Z., i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, Mirela, që kishte humbur kujdestarinë, në kushte të vështira shëndetësore, pasi është e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin.  "Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariatin nr.2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtoi në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika. Takimi u karakterizua me habinë e djaloshit për mënyrën se si e kishte gjetur i ati, pasi nëna ia kishte mbushur mendjen se "fshihen për gjithë jetën". "Djali është i trembur, ka dy vite pa shkollë. Ai ka ndryshime të mëdha këto ditë që ka qëndruar me mua. Ka qëndruar dy vite në izolim. Ishte shumë i trishtuar, dhe unë vetë u trishtova kur e pashë. Vetë djali më thotë si më gjete. Ajo ia ka mbush mendjen djalit se "babai do me na rrahur me na mbyt". Djali mu duk tamam si vajzë, ajo ka dashur që djali të mos identifikohej. Kur arrita ju gjeta ju jashtë komisariatit dhe ju falenderoj pa masë. Më pas u futa në komisariat. Mirela i ishte shprehur djalit "se ne do fshihemi për gjithë jetën dhe babai nuk do na gjejë kurrë". Më ka akuzuar për shumë gjërash, por falenderoj zotin që ka vazhduar mjekimet", rrëfeu babai.

    SHOW LESS

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv