-
VIDEO
‘Piu kafen me një shok, nuk u kthye më në shtëpi’/ Misteri i humbjes së 46-vjeçarit Altin Cenaj
U zhduk në rrethana misterioze, Altin Cenaj rezulton i humbur që prej 19 gushtit të vitit 2020. Ai doli nga banesa e tij në lagjjen ’15 tetori’ të qytetit të Fierit, por nuk u kthye më. Paradite kishte konsumuar një kafe me shokun e tij të ngushtë, të cilit nuk i kishte komunikuar asgjë lidhur me vendimin e tij për t’u larguar. 46 vjec jetonte në një banesë me xhaxhain e tij, ndërsa ishte i pamartuar. Tre ditë pasi humbi gjurmët, familjarët bënë denoncimin në policinë e Fierit. Askush nga fqinjët nuk e pa teksa largohej në rrugicën e lagjjes. Familjarët e përshkruajnë një djalë të qetë, i cili nuk kishte patur kurrë konflikte me askënd. Më parë kishte punuar si mekanik, ndërsa pak para se të humbiste gjurmët kishte mbetur papunë. Ai është larguar krejt papritur pa marrë asnjë mjet identiteti me vete. Asnjë nga familjarët nuk din të thotë me siguri arsyen që e shtyu Altinin të zhduket në këtë mënyrë, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte bërë kurrë më parë. Ata provuan t’i binin numrit të tij, por celulari rezultoi i fikur. Për habi të familjarëve, dy muaj pasi 46-vjecari rezultonte i humbur, dy telefona njëri prej të cilëve i ngjashëm me atë që përdorte i riu ishin vendosur brenda në banesë, pikërisht në dhomën ku ai flinte. Pikëpyetje të mëdha ngriti të familjarët se kush i solli dy aparatët celularë. Ai ishte vetë Altin Canaj, apo një tjetër person anonim ?
-
VIDEO
I largohet nga spitali, e gjen të vëllanë falë emisionit ’Pa Gjurmë’. Familja një tjetër kërkesë për Repor Tv
Ky rast u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga ku e para dëshmi, që mbërriti në program tregoi vendndodhjen e mundshme të 49-vjeçarit. Ai ishte parë pranë Ambasadës Amerikane rrugës për tek Qyteti Studenti. Në mënyrë të pavetëdijshme, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, Aleksandëri kishte kaluar nëpër rrugica ndërsa u gjet në rrugën Ali Demi. Lajmin e gjetjes e konfirmoi vëllai i tij Ferdinand Hoxha.
Gjendja e vëllait është më e mirë se ç’ka qenë, e shtruam në Spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ende nuk ka filluar mjekimin. Ne e gjetëm në të njëjtin vend ku deklaroi dëshmitari. Ai kishte lëvizuar në mënyrë të pavetëdijshme dhe kishte përfunduar në rrugën Ali Demi. Aleksandri ka shumë probleme, mezi ecën nga aksidenti që ka pësuar në Greqi. Ju falenderoj juve që bëtë gjithçka për ta gjetur.
Duke besuar tek emisioni ’Pa Gjurmë’, vëllai i 49-vjeçarit i drejtohet me një tjetër kërkesë Report TV.
Kërkoj nga ju të na ndihmoni, ai do ketë nevojë për ndihmë ende, pasi edhe kempin ia kanë hequr, e lanë pa bukë. Ai ka nevojë për shoqërues, pasi nuk ka kush t'i shërbejë. Dua që kontaktin tuaj ta mbaj, se ju jeni televizioni për hallet e popullit.
Aleksandër Hoxha jetonte në qytetin e Lushnjës dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, duke u bërë i dhunshëm edhe për fqinjët. Një aksident që i ndodhi në Greqi vite më parë, e la me pasoja në kokë, ndërsa ra nga kati i 5-të i një pallati. Divorci me bashkëshorten dhe shkëputja e marrëdhënieve me fëmijët, që jetojnë me nënën e tyre në Greqi rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të Aleksandrit.
-
VIDEO
Sezoni turistik gjen Shëngjinin pa ujë dhe pa drita, bizneset ankohen se po u dëmtohet aktiviteti
Teksa numri i vizitoreve dhe pushuesve është gjithnjë në rritje, sezoni turistik e gjen Shëngjinin pa ujë e drita duke shtuar problemet për operatorët turistikë në këtë zonë. “I them vetes gjithmonë pse investova këtu për shkaqet e energjisë dhe ujit. Faktorët kryesor të jetës mungojnë. Ky zhgënjim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë turizmin dhe at që vijnë dhe bëjnë turizëm në Shqipëri. Për ekonominë do jetë një pengesë. Do të kërkoja nga qeveria të jenë më të përgjegjshëm”, tha një investues në zonë. “Ujin e pijshëm nuk e kam parë ndonjëherë se kur vjen. Nuk dihet as kur vjen as kur ikën”, tregoi një tjetër. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sqaron se aktualisht janë duke bërë remont në rrjet për rritjen e sigurisë se furnizimit me energji elektrike gjate sezonit turistik në qytet dhe njësitë përreth. Sa i takon mungesës së furnizimit me ujë, burime nga bashkia Lezhë bëjnë me dije se ujësjellësi ekzistues nuk i përgjigjet nevojës qe ka Shëngjini për shkak të rritje demografike. Mësohet se shumë shpejt do të nise zbatimi i projektit për ujësjellësin e ri.
-
VIDEO
Shkatërrohen qindra fidanë bliri në Tropojë, kryebashkiaku Byberi për Report TV: Puna nuk ndalet, do të zëvendësohen të gjitha
Me qindra fidanë të shkatërruar nga dora njerëzore është zgjuar mëngjesin e sotëm Bashkia e Tropojës, në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan. Denoncimin për këtë ngjarje të “paprecedentë” siç e ka quajtur edhe vetë ai, e ka bërë kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi i cili është shprehur për Report Tv, se personi përgjegjës për këtë ngjarje kriminale është një njeri që nuk e do Tropojën.
-
VIDEO
Me këngë Mafia-Mafia dhe kallashnikov për TikTok, KLGJ vendos sot për fatin e gjyqtares Enkeleda Kapedani! ILD kërkon shkarkimin
KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.
-
VIDEO
Fat dhe pozitivitet? Përzierja e këtyre bimëve pastron energjitë
Sot në “ Rrez Dielli” folëm për kombinimet e bimëve të ndryshëm të cilët pasi digjen çlirojnë energji. E ftuar në studio ekspertja Reina Mulita tregoi më tepër për efektet e miksimit të bimëve dhe energjisë që ato çlirojnë.
“ Shkopinjtë smatch janë shkopinj bimorë të cilët kanë aftësinë që të ndikojnë tek energjia jonë. Ata kanë një efekt shumë të shpejtë madje disa herë edhe të menjëhershëm. Bimët janë të marra nëpër malet e Shqipërisë, nuk përmbajnë pesticide, nuk përmbajnë hormone duhet të jenë sa më të pastra’ tha ajo.
Ndërsa tregoi miksimin e bimëve dhe se për çfarë mund të përdoret secila prej tyre.
“ Shkopi që mendoj se është më i rëndësishëm është shkopi me sherebel. Ky shkop përdoret për largimin e energjive negative. Pastron bllokimet që mund të keni, personat negativë, bëjnë që të largohen nga ty ndoshta edhe energji më të ndryshme negative të largohen.
“Ky është rozmarinë me sherebel përcjell lumturi dhe qetësi në jetë”
”Një ndër më të rëndësishmit është ai me trendafil të kuq, trëndafili i kuq ka frekuencën më të lartë se të tjerat dhe kjo do të thotë që lidhet më shumë me energjinë e pastër të dashurisë prandaj edhe përdoret për çështjet e dashurisë”
Por si mund t’I pwrdorim kwto shkopinj qw tw marrim rezultatin qw kwrkojmw, sipas ekspertws wshtw shumw e thjeshtw:
“Përdorimi është shumë i thjeshtë, mjafton që shkopi të mbahet në pozicion horizontal dhe me një cakmak apo me një shkrepse e ndez tek pjesa e kokës edhe duke e lëvziur këtë nëpër dhoma e shtëpisë” pwrfundoi ajo.
-
VIDEO
New Generation/ Diplomë e vlefshme brenda dhe jashtë vendit
Qendra Multifunksionale New Generation, nje institucion I konsoliduar tashme ne ofrimin e Arsimit dhe Formimit Profesional ne programet dy vjecare te studimit ne:
- Parukeri e Avancuar
- Estetike e Avancuar
- Masazheri Estetiko-Kuruese
- Fizioterapi Estetike,
Por edhe ne kurset e formimit profesional 3,6,9 mujor pervecse ne fushat e siperpermendura.
Qe nga themelimi ne 2009-en, New Generation ka diplomuar dhe specializuar rreth 1200 studente dhe profesioniste. 100% e tyre jane punesuar ne sallone elitare ne Shqiperi, Rajon dhe Europe apo vetepunesuar ne profesionin e zgjedhur.
Prej 12 vjetesh kjo shkolle ka treguar se arsimimi ne nivelet me te larta teoriko-praktike dhe kujdesi per studentin edhe pas perfundimit te shkolles ka qene prioritet absolut.
Ne objektivat gjate ketyre viteve kane qene:
1. Infrastruktura, e cila ne ambjentet e reja ku ne i vizituam me kameren tone, gjendeshin laboratore spacioze dhe te arreduar me te gjithe mjetet dhe aparaturat e nevojshme per te zhvilluar praktiken, salla leksionesh, hapsira personale dhe te perbashketa per te gjithe studentet.
2. Zyra per: Informim/ Punesim/ Karriere/ Trajnim gjate gjithe jetes, e cila funksionon prej vitesh ne New Generation dhe sherben si ndermjetesues mes tregut te punes dhe studenteve.
3. NEW GENERATION “STARTUP ZONE”, inkubatori me standarde europiane I cili promovon vetepunesimin e studenteve te New Generation, duke synuar afirmimin si profesioniste per te qene neser edhe sipermarres dinjitoze.
4. Organizimi i Shoqates se pare te Profesionisteve te Perkujdesit dhe Artit Trupor (SHPPAT), e cila ka per objektiv permiresimin e njohurive dhe aftesive ne te gjitha nivelet e profesionit; angazhimin efektiv te tyre si profesioniste ne jeten ekonomike dhe profesionale te vendit.
5. Anetaresimi dhe vazhdimi i rrugetimit ne karriere nepermjet DHKZ, duke njohur dhe zbatuar ligjin perkates qe rregullon Zejet ne Shqiperi. Kjo ishte udhezimi per karrieren e ketyre profesionisteve brenda dhe jashte vendit duke e shoqeruar diplomen e shkolles edhe me certifikaten dhe suplementin nga Dhoma Kombetare e Zejtarise dhe duke i bere ata te afte ne cdo pike te globit.
-
VIDEO
Omletë me spinaq nga zonja Vjollca
Omletë me spinaq
Përbërësit:
4 kokrra vezë
1/2 qepë
1/2 spec I kuq
300 gr spinaq
kripë dhe piper
1 lugë çai miell
pak vaj ulliri dhe pak gjalp
Përgatitja:
Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj shtojmë në të qepën dhe specin të prerë në kubikë të vegjël dhe I kaurdisim ato deri sa qepa të zbutet dhe speci të ulë volumin. Shtojmë spinaqin dhe vazhdojmë përzierjen për 2 minuta sa dhe spinaqi të ulë volumin. Më pas I kulllojmë në një sitë që të largojmë ujin e spinaqit. Në një tas rrahim 4 kokkra vezë, kripë, piper të zi dhe I përziejmë vezët shtojmë spinaqin I përziejmë të gjithë përbërësit me vezët. Në një tigan shtojmë 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë caji gjalp dhe shtojmë në të spinaqin në vezë ulim temperaturën nën mesatare dhe vendosim kaakun për 5 minuta e kthejmë omletën me ndihmën e një pjate e lëmë përsëri dhe 5 minuta të tjera me kapak dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur me djath, domate dhe ullinj nga zonja Vjollca
Patëllxhanë të mbushur me djath, domate dhe ullinj
Përbërësit:
4 patëllxhanë
2 domate
200 gr mozzarella
1 degë borzilok I freksët
50 gr ullinj të zi
4 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
1 lugë çaji uthull
2 thelpi hudhër
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët I presim ato në 1/2 nëse janë të trashë ose bëjmë një prerje nga lart nëse janë mesatare. Në pjesën që bëjmë prerjen bëjmë disa vizime, lyejmë me vaj vetëm në pjesën e prerë dhe në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta ( të piqen).
Ndërkohë që patëllxhanët piqen presim domatet në kubikë të vegjël dhe I vendosim në një tas ku do të shtojmë borzilokun të copëtuara, mozzarelën në kubikë të vegjël, ullinjtë në unaza. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe me ndihmën e një luge caji pastrojmë tulin e tyre e coptojmë dhe e shtojmë në tasin me domate dhe mozzarella. Shtojmë në tas 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaji uthull të bardhë , hudhrat e grira hollë ose 1 lugë kafe hudhër pluhur. I përziemë të gjitha përbërësit në tas dhe mbushim patëllxhanët dhe I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.
-
VIDEO
Zonja nga Berati parashikon fitoren e PD-së: Basha vjen në pushtet kur gushti të bëhet me 36 ditë
Përveç opinionit për ndërtimet pa leje një zonjë nga Berati tha në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta. Ajo më pas parashikoi edhe se kur Basha mund t’i fitojë zgjedhjet: Kur të bëhet gushti me 36 ditë tha telefonuesja Basha fiton. Ndiqeni mendimin e saj.
-
VIDEO
Videot në TikTok, shfryn zotëria: Elbasani digjet e gjyqtarja krihet, të zhduket nga drejtësia
Një zotëri që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv pasi foli për temën e ditës komentoi videot në TikTok të gjyqtares së Elbasanit. Ai tha se ajo duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë pasi nuk e ka mendjen të “luftojë” bandat në atë qytet.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 2 qershor 2021, Prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Pro dhe kundër aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Telefonuesit flasin edhe për gjyqtaren e Elbasanit dhe politikën.