-
VIDEO
Tiranë, vidhnin të dhënat e kartave bankare dhe blinin online, 2 në pranga dhe 5 në hetim!
TIRANË- Një grup i strukturuar i cili vidhte të dhënat e kartave bankare dhe me to kryente blerje online, është shkatërruar duke çuar në pranga 2 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në Kërkim. Report Tv mëson se në pranga kanë rënë Qirjako Topi e Igen Basha, teksa hetimet nisën pas kallëzimit nga një kompani celulare, të cilës iu shkaktua një dëm prej 33 mln lekë. Topi është kapur në flagrancë teksa po merrte porosinë e kryer online.
Skema e mashtrimit
Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, Qirjako Topi në bashkëpunim me Igen Bashën dhe personat e tjerë të vënë nën hetim shqiptarë dhe të huaj, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të vendin dhe blinin telefona celularë.Hetimet
Hetimet nisën pas kallëzimit nga një kompani celulare, të cilës iu shkaktua një dëm prej 33 mln lekë. Nga ana tjetër, dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte online dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim. Ndërkohë 5 persona të tjerë janë vënë në hetim, 2 prej të cilëve të huaj pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë skemë. Në kuadër të këtij operacioni, u kontrolluan disa banesa dhe ambiente dhe me cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefona celular, laptopë dhe dokumente, fatura të ndryshme bankare etj. -
VIDEO
Korrupsioni në zgjedhje, SPAK kërkesë Policisë: Të arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka!
TIRANË- SPAK i ka bërë ditën e sotme një kërkesë Policisë për arrestimin e ish-kandidatit për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etjon Joka pasi u filmua duke blerë vota. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO-së, ka refuzuar kërkesën e Jokës për heqjen e masës 'Arrest me burg', i cili vijon të jetë në kërkim.
Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Etjon Joka e ka mohuar duke thënë se është e sajuar, duke theksuar se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.
Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe", ka shkruar më herët ai.
SPAK aktualisht ka dyshime se Joka është larguar jashtë vëndit në mënyrë ilegale dhe kërkon që policia shqiptare të bashkëpunojë edhe me Interpol për prangosjen e tij.
Hetimi ndaj Jokës është një nga 37 procedime penale të regjistruara në SPAK për krime zgjedhore që lidhen me korrupsionin aktiv e pasiv ndërsa Report Tv mëson se të dyshuar janë mbi 30 persona mes tyre edhe funksionarë publik. Këto hetime sqaruan burime pranë SPAK janë të hapura dhe pritet shpejt të ketë rezultate konrete për to.
-
VIDEO
Kërkoi daljen '41 BIS', Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin! Avokatja: Kërkuam dorëheqjen e gjyqtares
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit, pasi kërkoi dalje nga burgu i sigurisë 41 BIS. Avokatja amerikane e Emiljano Shullazit, Lambrini Nasiss thotë se në seancë gjyqësore i është mohuar e drejta e fjalës megjithëse është e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata. Më tej gjatë një prononcimi për mediat, Nasiss tha se tashme ato po presin një përgjigje nga Gjykata e Lartë, pasi kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça, ndërkohë që është refuzuar nga kryetarja e gjykatës dorëheqja e saj dhe tashmë është bërë rekurs. Avokatja Nasiss nënvizoi se refuzimi për dorëheqjen është një veprim më standarde të dyfishta dhe se pasi në raste të ngjashme është vendosur që të dorëhiqet. Avokatja theksoi se për këtë i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare si OPDAT dhe nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohen edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg ‘E drejta e fjalës më është refuzuar, ndonëse jam e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata. Po pres një përgjigje nga Gjykata e Lartë që e gjithë mbrojta ka bërë për dorëheqjen e gjyqtares dhe duke qenë se kryetarja e gjykatës e ka refuzuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça dhe kemi bërë rekurs në Gjykatës e Lartë dhe po presim përgjigje. Jam në dijeni se ky është një veprim me dy standarde pasi në raste të ngjashme gjykata ke vendosur që të dorëhiqet dhe në këtë rast jo. Ky është një proces jo i drejtë dhe për këtë i jemi drejtuar institucioneve ndërkombëtare për çdo parregullsi që është bërë. Në apel i jemi drejtuar misionit OPDAT që po monitoron Reformën në Drejtësi. Nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohemi edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.’- tha Nasiss.
-
VIDEO
Berat, plagosën në lokal 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Report Tv siguron videon e sherrit
Report Tv siguron videon e sherrit të 3 ditëve më parë në Berat ku u plagos Iljaz Ismaili. Në video duken 5 persona të cilët të armatosur shkojnë në lavazhin në pronësi të familjes Ismaili. Në video duket edhe vëllai i Iljaz Ismailit, i cili ka tentuar të qetësojë sherrin. Si ndodhi ngjarja? Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë në lokal. Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat.
-
VIDEO
Në prill u rritën hyrjet e shtetasve të huaj, kreu i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi: Shpresojmë që këtë vit të mbërrijnë 3 mln turistë
Turizmi po fillon që të gjallërohet me shpejtësi pas humbjeve që u shënuan nga pandemia e COVID. Sipas të dhënave nga INSTAT hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë.
Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha se falë masave dhe përmirësimit të situatës së pandemisë në vend do të jetë një turizëm më i mirë se viti i vjetshëm. Topuzi tha se shpreson që këtë vit të mbërrijnë në vendin tonë 3 mln turistë. Topuzi nënvizoi se turizmi kryesor do të jenë turistë nga Kosova, por sipas tij qeveria duhet të synojë edhe tek turizmi elitar.Mendojmë se do jetë një turizëm falë masave dhe përmirësimeve të situatës së pandemisë për Shqipërinë, më i mirë se viti i vjetshëm. Turizmi kryesor do të jetë turizmi i Kosovës. Shqiptarët për nga pamundësia për të lëvizur jashtë i janë kthyer Shqipërisë dhe Kosova ka eksploruara Shqipërinë, kjo ka bërë që shumë hotele të përdorin paketa për turistë nga Kosova dhe nga Shqipëria. Kjo është një praktikë e re, tani kemi një turizëm fundjave vërtet i mbush hotelet, por janë sërish të vështirësi. Hotelet të krijojnë paketa të ndryshme. Turistët e Kosovës janë turistë më potencial për momentin, shpresojmë që të mbeten të kënaqur dhe të zbulojnë zona të reja. Kjo e ndihmoi Shqipërinë në këtë situatë të vështirë, hapja e kufijve nuk është e favorshme për Shqipërinë, pasi pjesa e turizmit elitar në Kosovë mund të eksplorojë Rajonin. Shqipëria duhet të përdorë politika që të shfrytëzojë potencialin e turistëve elitar. Pavarësisht nga dëshira urojmë që të kapim shifrën e 3 mln turistëve. ‘- tha Topuzi.
-
VIDEO
Vajza që riktheu traditën e fustaneve me grep
Adela Ballani është vajza që riktheu traditën e fustaneve me thurje. Gjithcka nisi rastësisht nëpërmjet videove që ajo shihte në youtube ndërsa e mësoi shumë mir punën me grep duke krijuar fustane dhe produkte të tjera shumë të kërkuara por edhe si një pjesë e traditës sonë që është gjithmonë e më shumë në zhdukje.
-
VIDEO
Kuzhinieri shqiptar ndërmerr nismën e veçantë për refugjatët
Ai jeton në Francë që kur ishte 16 vjeç ku edhe filloi profesionin e kuzhinierit, me të cilin është identifikuar si ndër më të mirët atje.
Ndërsa prej 10 vitesh ushtron këtë profesion, Armand Hasanpapaj 25-vjeçari nga Tropoja ka vendosur që bashkë me mbështjen e mamasë së tijFatime Hasanpapaj të ndërmarr një nismë të veçantë në mbështetje të refugjatëve.
Në datë 20 qershor ata do të gatuajnë në mbështetje të tyre.
Cdo ditë bëhet ecja e refugjatëve për të drejtat e tyre, për t’I mbështetur ato. Është dicka shumë e bukur sepse ne me mundësitë tona do mund të kontribuojmë dhe për të ngritur imazhin e Shqipërisë , për të njohur Shqipërinë sado pak nga gastronomia por edhe për të mbështetur sepse e dimë sa e vështirë është për refugjatët të vijnë në një shtet tjetër dhe mundohemi që të njihen të drejtat e tyre.
Pasionin për gatimin Armandi e ka kultivuar që kur ka shkuar në Francë, pasi më herët ka qenë valltar. Ai është shprehur se këtë pasion e ka të trashëguar nga e ëma, e cila ka qenë pastiçiere për më shumë se 15 dhe ka pasur pastiçerinë e saj në Tiranë.
Kur na është dhënë mundësia që të gatuajmë, jemi shumë të gëzuar dhe të kënaqur që ne po e tregojmë specialitetin shqiptar, kuzhinën shqiptare dhe të gjithë këtu po e pëlqejnë” u shpreh znj. Fatime Hasanpapaj.
Ndërsa folën edhe për emigrimin dhe vështirësitë e të jetuarit në një tokë të huaj:
Kur vjen në një shtet të huaj duhet ta rinisësh jetën nga e para, ne kemi ardhur këtu më një valixhe. Por ka qenë sfidë e bukur.Unë mundohem që të tregoj imazhin shqiptar sepse shqiptarët nuk janë gjithmonë shumë të njohur për gjëra shumë të mira. Mundohemi ti tregojmë francezëve që edhe shqipëria ka një identitet kulinar. ” përfundoi Armand Hasanpapaj.
-
VIDEO
Marinimi perfekt i mishit të qingjit bëhet me këtë përzierje
Në takimin e përjavshëm me Sabina Sherifin në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi në këtë rubrikë se si të marinojmë mishin e qingjit duke përdorur erzat dhe disa përzierje mjaft të mira të cilat do t’I japin gatimit të mishit të qingjit një shije të veçantë.
Ja se si mund ta përgatisni:
Erzat janë fara të thata ose edhe të freskëta sic është rozmarina që kanë një përdorim shumë të gjërë dhe si aromatizues dhe për mishin, dhe kanë një përdorim shumë të gjërë. Fillimisht nëqoftëse mishin e qingjit e kemi në copa atëherë do ta marinojmë rreth 4-5 orë duke I bërë fillimisht disa vrima, duke vendosur fillimisht limonin vajin dhe pastaj hudhrën dhe rozmarinën e freskët. ndërkohë që specat djegës mund ti vendosim gjatë kohës së pjekjes së mishit. Pra, nëse mishin e kemi në copa na duhet 4 deri në 5 orë. Nëse kemi një pjesë më të madhe të mishit për të marinuar atëherë do ta marinojmë në të njëjtën formë duhet të qëndrojë më gjatë.
Vendosim vajin, kripën, shtrydhim një limon I përziejmë së bashku me tel dore I vendosim dhe hudhrat e copëtuara dhe pastaj piperin do tja vendosim sipër bashkë me rozmarinën. Këtë salcë ia vendosim mishit të cilit I kemi bërë disa vrima më parë, ndërsa specat djegës ia shtojmë is garniturë gjatë pjekjes.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë në gotë me luleshtrydhe nga zonja Vjollca
Ëmbëlsirë në gotë me luleshtrydhe
Përbërësit:
Baza
150 gr biskota pa yndyrë
50 gr gjalp
20 gr sheqer kaf
1 majë luge kafe kanelllë
Kremi
350 gr kos grek
250 gr pana ëmbëlsire
80 gr sheqer pluhur
1 lugë gjelle lëng limoni
400 gr luleshtrydhe
Përgatitja:
Në një tas përziejmë biskotat e grira imët me sheqerin kaf, kanellën dhe gjalpin e shkrirë I përziejmë mirë deri sa biskotat të përthithin gjalpin. E shpërndajmë masën e përgatitur në 6 gota duke e shtruar nga një lugë gjelle në fundin e gotës dhe I vendosim ato në frigorifer. Përziejmë në një tas me mikser elektrik kosin, sheqerin pluhur, lëngun e limonit. Shtojmë po në këtë tas kremin e panës dhe e rrahim deri sat ë na formohet një krem I butë homogjen. Nxjerrim gotat nga frigoriferi vendosim feta luleshtrdyhe rreth gotës dhe e mbushim atë me kremin e përgatitur duke e zbukuruar në fund me copa luleshtrydhe.
-
VIDEO
Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla nga zonja Vjollca
Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla
Përbërësit:
800 gr mish keci
2 thelpi hudhra
1 kg qepë
1 lugë gjelle salcë
majdanoz, kopër, nenexhik
1/2 filxhan kafeje oriz
5-6 kumbulla të tharta
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë kaurdisim copat e mishit, kripë dhe piper të zi shtojmë ujin e nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Gjatë kohës që mishi zien pastrojmë qepët dhe I presim ato në gjatësi 1 cm. Ngrohim vajin në tenxhere aromatiozjmë atë në 2 thelpi hudhra dhe shtojmë qepët I kaurdisim ato deri sat ë ulin volumin shtojmë 1 lugë gjelle salcë dhe vazhdojmë përzierjen shtojmë erzat, majdanozin, kopër, dhe nenexhik, kumbullat e tharta, orizin, kripë, piper të zi shtojmë pak lëng mishi për të zierë orizi dhe qepët dhe pas 10 minutave vendosim qepët dhe mishin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në 180-19-gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Çfarë po ndodh me opozitën? Të ftuar Arben Ristani, Endrit Braimllari dhe Ilir Kalemi
Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Telefonuesi nuk përmbahet: Ndryshoni mentalitet, lëreni tifozllëkun për partinë, duhet drejtësi
I acaruar, irrituar dhe nuk është përmbajtur në mendimet e tij një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai kishte një kërkesë të parë për popullin kur tha se duhet të ndryshohet mentaliteti dhe njerëzit nuk duhet të jenë tifozë të partive. Drejtësia është ajo që duhet më shumë në Shqipëri e mbylli qytetari.