Byreçka me gjizë nga zonja Albana

25 Dhjetor, 11:24

Byreçka me gjizë

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 Iç maja
  • 1 majë luge sheqer
  • 1 Iç kripë
  • 100 gr gjalpë
  • 2 të verdha vezësh
  • Ujë sa të marrë
  • Gjizë për mbushje

Përgatitja:

Bashkojmë majanë e thatë me pak sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. E lëmë pak majanë të aktivizohet dhe më pas zëmë brumin duke shtuar kripën, miellin dhe ujin. E ndajmë brumin në toptha dhe e lëmë të vijë. Pasi brumi ka ardhur hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe i lyejmë me gjalpë ose margarinë. I bashkojmë bashkë dhe hapim një petë të vetme. E mbledhim role dhe e presim. Çdo kulaç e hapim me gishtërinj, e mbushim me gjizë dhe e mbledhim në formën e një varke. I lyejmë me të verdhë veze dhe i vendosim byreçkat në furrë në 200 gradë për 35-40 minuta.