Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë nga zonja Albana/ Pak përbërës dhe shumë shije

27 Nëntor, 12:22

Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë

Përbërësit:

  • 150 gr sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 150 ml qumësht
  • 60 ml vaj
  • 500 - 600 gr miell për ëmbëlsira

Përgatitja:

Përziejmë sheqerin, vezën, qumështin dhe vajin me tel kuzhine, shtojmë miellin pak nga pak. E punojmë mirë brumin me tel kuzhine dhe më pas me duar, derisa të bëhet homogjen. E hapim brumin në petë 0,5 cm dhe e presim në forma rrumbullake. I vendosim në tepsi me letër furrë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 15-20 minuta. Pasi gurabijet të jenë pjekur i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Në fund sipas dëshirës mund t’i spërkasim me pak sheqer.