Tartë me perime me petë sfoliat nga zonja Albana/ Super e shpejtë, super e shijshme

27 Nëntor, 12:16

Tartë me perime

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliat
  • 2 karrota
  • 4 kunguj
  • 3 feta proshutë / pançetë
  • 2 qepë të thata
  • 2 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 250 ml pana
  • 250 gr djathë të grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Perimet i grijmë në rende nga pjesa e trashë. I kaurdisim derisa të përthithen mirë lëngjet, më pas shtojmë hudhrën për 3 minuta. Presim hollë pançetën me proshutën dhe gjysmën e majdanozit me djathin e grirë duke ulur nxehtësinë e vatrës. Në një tavë ovale vendosim letër pjekje, shtrojmë petën sfoliat dhe e vendosim në furrë për 10 minuta në 170 gradë Celsius. Më pas e largojmë tavën nga furra, shtojmë masën e mbushjes me perimet. Rrahim vezët me pana duke rregulluar shijen dhe me majdanozin e mbetur. E vendosim në furrë sërish në 200 gradë për 30 minuta.