Sallatë pikante me patëllxhanë
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 5 thelpinj hudhër
- 2 speca të kuq
- 2 ls majdanoz
- 2 ls lëng limoni
- 1 ls uthull
- 2 ls vaj ulliri
- Sallatë jeshile
- Piper i kuq kokërr
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Lajmë mirë patëllxhanët dhe i mbledhim në letër alumini për t'i pjekur më mirë në vatrën e sobës. Më pas i largojmë lëkurën duke i lagur pak me ujë dhe i shtypim si pelte me anën e një piruni. Pjekim hudhrat me gjithë cipën për 10 minuta dhe specat për 30 minuta. Largojmë lëkurën e specave dhe i presim në copa të vogla. Në një tas vendosim patëllxhanët e shtypur, specat, hudhrat e shtypura, i përziejmë të gjitha bashkë me uthullën dhe lëngun e limonit. Sallatën e vendosim sipër gjetheve të sallatës jeshile dhe e kemi gati për ta servirur.