Qofte me presh, djathë e kuskus nga zonja Albana/ Super të shijshme e të shëndetshme

19 Nëntor, 11:09

Qofte me bishta preshi, djathë dhe kuskus

Përbërësit:

  • 3 bishta preshi
  • 100 gr kuskus
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 2 vezë
  • 3 lgj galetë
  • 2 lgj majdanoz
  • Kripë, piper sipas shijes
  • Vaj ulliri për skuqje

Përgatitja:

Presim bishtat e preshit në copëza të vogla dhe i vendosim të ziejini për rreth 5 minuta në ujë me kripë. I kullojmë mirë dhe i shtypim pak për të hequr ujin e tepërt. Vendosim kuskusin në një tas, shtojmë 250 ml ujë të nxehtë, e mbulojmë dhe e lëmë të zbutet për 5-10 minuta. Më pas e përziejmë me pirun për të ndarë kokrrizat. Bashkojmë të gjithë përbërësit bashkë në një tas të madh, duke kombinuar bishtat e preshit, kuskusin, djathin e thërrmuar, vezët, galetën, majdanozin, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë derisa masa të lidhet. Formojmë qofte të vogla me duar dhe i shtypim pak për t'i dhënë formë të rrafshët. Ngrohim pak vaj ulliri në një tigan dhe skuqim qoftet në zjarr mesatar, derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të dyja anët.