Tavë me kungull dhe spinaq nga zonja Albana, një recetë e freskët verore plot shije

17 Korrik, 11:53

Tavë me kungull dhe spinaq

Përbërësit:

  • 5-6 kunguj
  • 500 gr spinaq
  • 5 vezë
  • 200 gr djathë pice
  • 100 ml qumësht
  • 1 lgj miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim në disqe kungujt. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar sipër letër pjekje. Spinaqin e kemi zbutur në tigan me kripë, e shtrojmë sipër kungujve me djathë kaçkavall të grirë. Shtrojmë shtresën tjetër të kungujve, spinaqin me djathë sipër dhe vezët që kemi rrahur me qumështin dhe miellin. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.