Sallatë me patate të reja dhe mollë nga zonja Albana

5 Qershor, 12:15

Sallatë me patate të reja dhe mollë

Përbërësit:

  • 900 gr patate të reja
  • 2 mollë jeshile
  • 4 qepë të njoma
  • 4 degë selino
  • 150 ml majonezë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një enë me ujë të kripur e të valuar ziejmë patatet për 20 minuta derisa të zbuten. I kullojmë mirë dhe i vendosim në një tas për sallatë. Lajmë mollët, heqim farat, i presim në kubikë dhe i shtojmë tek patatet së bashku me qepët e njoma dhe selinonë e grirë. Shtojmë majonezën, hedhim kripë e piper sipas dëshirës dhe e përziejmë mirë. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë sallatën me patate dhe mollë në temperaturë ambienti.