Mish pule me qepujka nga zonja Albana

15 Prill, 12:24

Mish me qepujka

Përbërësit:

  • 4 racione mish pule ose viçi
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 1 spec të kuq
  • 1 spec jeshil
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj koncentrat domateje
  • 1.5 kg qepujka të vogla
  • 1 lç piper i kuq
  • ½ lç piper i zi
  • 4 lgj uthull balsamike
  • 4 gota ujë
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë, pak kanellë

Përgatitja:

Qërojmë qepujkat dhe i vendosim në një tas të mbushur me ujë të ftohtë. Në një tenxhere të thellë hedhim vajin e ullirit dhe qepën e grirë imët dhe e kaurdisim derisa qepa të bëhet e butë dhe transparente. Shtojmë salcën e domates, mishin dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët. Kullojmë qepujkat dhe i shtojmë në tenxhere së bashku me dafinën, uthullën, piperin e kuq dhe të zi duke e trazuar mirë me lugë druri. Hedhim ujin dhe rregullojmë shijen me kripë sipas dëshirës. E transferojmë gjellën në një enë qeramike, shtojmë specat e prerë, e mbulojmë me kapak dhe e vendosim në furrë të parangrohur për gati 2 orë. Çdo 30 minuta kontrollojmë nëse do ketë nevojë për ujë shtesë.