Llokma me sherbet / Petullat më të mira që mund të keni provuar nga zonja Albana

12 Prill, 11:30

Llokma me sherbet

Përbërësit:

Për brumin:

  • 2 gota ujë
  • 3 gota miell
  • 1 lugë maja e thatë
  • 1 lugë sheqer
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë kafeje kripë

Për sherbetin:

  • 2 gota e gjysmë sheqer
  • 2 gota ujë

Përgatitja:

Krijojmë brumin dhe e lëmë të vijë. Vendosim në një qese masën e brumit, presim qoshen e qeses dhe lëshojmë brumë sa një kokërr arrë në tigan me vaj. I lëmë të skuqen me vaj bimor, më pas i kalojmë në sherbet dhe i heqim.